Decani
- dua.com Team ·
- 14.07.2021 ·
- Udhetime ·
- 3 min read
Decani ndodhet Përgjatë rrugës kryesore Pejë-Gjakovë-Prizren. Ky qytet i vogël e i pa eksploruar shumë meriton të vizitohet.
Deçani ka pozitë të mirë gjeografike. Nëpërmjet hekurudhës në Pejë lidhet me arterien kryesore ballkanike. Rruga automobilistike nëpër Pejë, Zhleb dhe Rozhajë bënë lidhjen më të shkurtër me Detin Adriatik. Ndërsa nëpërmjet Gjakovës dhe Prizrenit lidhet me pjesët jugore të Kosovës dhe me rrugën e kombit me Shqipërinë.
Decani është afirmuar si qendër turistiko-rekreative. Fenomenet natyrore dhe atoantropogjenë të këtij mjedisi parqesin motivet kryesore turistike të tij. Është atraktive lugina fluvialo-glaciale e Lumbardhit të Deçanit, e cila prej burimit deri në vendderdhje në Drinin e Bardhë. Gjatësia e tij është 40 km dhe ka një pjerrtësi vertikale rreth 2000m.
Decani rrethohet me male që kanë liqene akullnajore dhe me lugina të lumenjve. Ato kanë formë të grykës dhe janë shumë tërheqëse për vizitorë. Kullotat, fauna e pasur dhe ajri i freskët dhe malor i Alpeve Shqiptare, i kanë mundësuar që Deçani të afirmohet si qendër rekreativo-turistike.
Manastiri që i rezistoi shekujve
Në luginën e lumit Lumbardhë është ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIV Manastiri i Deçanit. Ky manastir gjendet në listën e trashëgimisë kulturore botërore. Është i mbrojtur edhe nga UNESCO. Kisha, së bashku me kupolën, është e lartë 32 metra. Nga jashtë, ndërtimi i kishës është përzierje e stileve romake dhe të gotikës. Ndërsa brenda është e mbuluar me vizatime të kombinuara tradicionale të stilit ortodoks të lindjes dhe atij bizantinë. Arkitekti kryesor i Manastirit të Deçanit ka qenë mjeshtri Fra Vito nga Kotorri. Ai ishte një murg françeskan. Vito e kishte zbukuruar manastirin me shumë elemente të cilat e veçojnë romanikën. Njëkohësisht, manastiri i Deçanit është i pasur me freska nga shekulli XIV. Në arkivin e Manastirit janë ruajtur edhe një numër i madh i dokumenteve nga periudha e perandorisë osmane.
Kulla që ruan identitetin e Deçanit
Në pjesën e vjetër të Deçanit gjendet Kulla trekatësh e njohur si Kulla e Zymer Himës. Kjo kullë është e ndërtuar në shek. XVIII. Kulla i takoni tipit më të vjetër të kullave. Ajo ka dyshekllëk nga druri dhe shkallë të jashtme për tek odat e banimit në kat. Skema funksionale është tipike. Shtrihet në tri etazhe me këtë përbërje: Përdhesa që është shfrytëzuar si ahur, kati i parë si oda banimi, kurse kati i fundit kishte odën e burrave e divahanen. Ndërtimi është realizuar me gurë lumorë të latuar në skajet e kullës. Lufta e viteve 1998/99 ishte shkatërruese edhe për këtë kullë. Në vitin 2009 kjo kullë nga OJQ”INTERSOS” me mjetet e dhuruara nga MPJ e Italisë. Pas restaurimit kullës i është kthyer pamja origjinale me disa hapje të reja të cilat ju shërbejnë serviseve të reja të akomoduara për nevojat e tashme të jetesës.