Dembel prej teknologjise?
- dua.com Team ·
- 10.05.2020 ·
- Lifestyle ·
- 5 min read
Dembel prej teknologjisë? A mos vallë epoka dixhitale do të kthejë në zombi? Një ditë po diskutoja me miqtë e mi në lidhje me teknologjinë. U argëtuam me idenë se ndoshta në të ardhmen do të jemi në gjëndje të zgjohemi në mëngjes dhe të ecim në kuzhinat tona elektronike.
Me mëngjesin e shërbyer dhe kafen e bërë nga robotët. Më pas makinat tona inteligjente do të na çojnë në punë, ndërkohë që ne lexojmë gazetën. Çuditërisht, ky mendimi më trembi më shumë se gjithçka. Na u duk e mrekullueshme kur po e bisedonim, por pastaj mendova se nuk ka asgjë më dembel se kjo gjë. Mendova se si google ka eleminuar plotësisht idenë e kërkimit tradicional dhe pyeta veten:
“A është teknologjia zgjidhja e të gjitha problemeve tona, apo së bashku me të po krijojmë shumë të tjera?”
Teknologjia na dobëson fizikisht
Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Dominique Jackson shkruan se në të ardhmen e afërt fëmijët nuk do mësojnë më se si funksionon busulla. Sipas tij, çdo lançim i ri teknologjik, na bën më pak aktiv fizikisht. Do kthetemi në individë që rrim pezull mbi karrige si mishërimi i plotë i përtacisë dhe dembel. Dominique nuk është i vetmi që i frikësohet diçkaje të tillë.
Në blogun e tij, Andy shkruan se teknologjia na ka dobësuar nga pikëpamja sociale, fizike dhe mendore. Ai thekson se teknologjia ka çuar drejt rrallimit të komunikimit ballë për ballë. Qëndrojmë ulur për periudha të gjata kohore. Frika e tyre më e madhe është se nëse vazhdojmë të mbështetemi tek teknologjia, do kthejmë mbrapsht të gjithë përparimin që kemi arritur deri më tani.
Pyetje pa përgjigje apo frikë
Megjithatë, duket se mungon diçka në këto argumente. A nuk na ka ndihmuar teknologjia që të bëjmë gjëra të cilat më parë nuk kemi qenë në gjendje t’i bëjmë? Ku do të ishim pa kompjuterin? Njeriu nuk do të kishte shkuar në Hënë pa të. Trafiku do të ishte edhe më i tmerrëshëm. Do të udhëtonim akoma me varkë e shumë të tjera.
Nëse teknologjia është e keqe, si i shpjegoni të gjitha këto?
Përgjigja qëndron tek mënyra se si e përdorim teknologjinë. Sa shfaqje Netflix-i keni parë gjatë muajve të fundit? Sa orë kaloni duke lundruar pa motiv në internet? Hulumtimet nga American Heart Association sugjerojnë se:
“Shikimi për më tepër se tre orë televizion në ditë dyfishon rrezikun e një personi nga vdekja e parakohshme.”
Pra, frika e Andit nuk qënka e pabazë. Keqpërdorimi i teknologjisë mund të ketë efekte negative (të na bëj dembel).
Detyrimi ynë për të përdorur teknologjinë në mënyrë etike
Teknologjia, megjithëse nuk është një element negativ, mund të keqpërdoret. Për shembull: Edhe pse teknologjia e automatizimit të makinave Tesla nuk është negative, sërisht autoritetet u detyruan ta bëjnë automatizimin e paligjshëm. Arsyeja ishte sepse shumë shoferë ishin aksidentuar, kjo sepse kishin fjetur në timon. Kjo teknologji nuk kishte për qëllim të dëmtonte askënd, megjithatë pati impakt negativ.
Teknologjia nuk ka ndërgjegjie, kështu që ngelet e gjitha në përgjegjësinë tonë. Duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm kur përdorim një teknologji që mund të dëmtojë njerëzit e tjerë. I gjithë synimi i teknologjisë është komoditeti, por kur ky synim keqpërdoret atëhere nuk e përmbush qëllimin e vet.
Përdoreni mirë teknologjinë. Kjo e fundit, nëse përdoret si duhet, ka efekte pozitive për përdoruesit e saj. Teknologjia është duke u zhvilluar në favor të fitnesit, me sartwatch dhe mjete të tjera ne mbajmë nën vëzhgim shëndetin tonë. Pra, jo domosdoshmwrisht çdo zbulim teknologjik është negativ.
A dobëson teknologjia aftësitë e komunikimit?
Kundërshtarët e teknologjisë kanë frikë se teknologjia e fundit po përkeqëson aftësinë tonë për t’u socializuar drejtpërdrejt me njerëzit e tjerë. Sidoqoftë, ky është një tjetër rast i keqpërdorimit të teknologjisë. Megjithatë, Laurel Storm parashikon katër mënyra se si teknologjia e komunikimit ka patur sukses:
- Kontaktet: Komunikimi i bashkon njerëzit dhe lejon që problemi i distancës të jetë i papërfillshëm.
- Të bësh biznes: Kompanitë, më shumë se kurrë më parë, kanë aftësinë të zgjerojnë tregjet e tyre përtej bazës së tyre lokale. Rrjetëzimi i biznesit gjithashtu është bërë më i lehtë me faqet e internetit si LinkedIn
- Ka ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara: Teknologjia u ka sjellë komunikim personave me aftësi të kufizuara atje ku nuk ishte e mundur më parë përmes gjërave të tilla si: aparatet e dëgjimit dhe makinat që prodhojnë fjalë.
- Zgjerimin e audiencës: Interneti ka siguruar mundësinë për të arritur audiencën e gjerë, fale rrjeteve sociale si YouTube, Facebook, Tëitter dhe Instagram.
Në fund të fundit, teknologjia mund të ketë efekte pozitive ose negative. Sigurisht që njerëzit gjithmonë do të gjejnë një mënyrë për të abuzuar me teknologjinë, por kur përdoret pozitivisht, ajo mund të ndryshojë jetë njerëzish. Si gjithmonë “kripa me karar”. Gjithçka e tepruar, sado e mirë të jetë, kthehet në negative. Kur bëhet fjalë për teknologjinë, aspektet negative shfaqen vetëm kur përdoruesit e saj bëhen të papërgjegjshëm në përdorimin e saj.