Dhurata për fejesa përgatitin të gjitha vajzat e reja shqiptare para se të bëhen gati për fejesë apo për periudhen e nusërisë.
Tabela e Përmbajtjes
Këto dhurata kanë ndryshuar me kalimin e viteve, zhvillimin e shoqërisë, kushteve ekonomike, etj.
Mirëpo një gjë është e sigurtë, dhurata për fejesa apo peshqeshet e fejesave nuk mungojnë në familjet shqiptare.
Për të mësuar më shumë se çfarë vlerësojnë më tepër shqiptaret tek dhuratat e fejesave, si përgatiten ato dhe çfarë dhurohet, lexoni këtë blog deri në fund.
Mos harroni se rajone të ndryshme shqipfolëse kanë edhe tradita e zakone të ndryshme që lidhen me dhurata për fejesa.
Dhurata për mësitin / shkuesin
Në kohët e më parshme, kur martesat bëheshin me shkuesi apo me mësit, roli i shkuesit, apo msitit ishte shumë i rëndësishem.
Ky person, që bënte bisedat ndërmjetësuese mes dy familjeve që do të fejonin fëmijët, zakonisht shpëblehej me dhuratë.
Shkuesit në kohët e më parshme shpesh herë i dhuroheshin këpucë të reja.
Kjo si simbolikë e gjitha rrugëve që ai kishte bërë nga një familje në tjetrën, deri sa ishte arritur marrëveshja.
Atij i dhurohej ndonjëherë edhe para, apo nëse bindja e babait të vajzës kishte qenë e vështirë, edhe ari.
Sot, roli i msitit apo shkuesit është simbolik. Zakonisht zgjdhet një person që njihet e çmohet nga çifti.
Për të përgatiten dhurata simbolike, si këmisha, çokollada e qorape.
Kutia me unazën e fejesës dhe dhuratat për nusen
Dhurata për fejesa më së shumti i dhurohen nusës. Ditën që bëhet takimi për dhënien e dorës së saj, familja e dhëndrrit dërgon në familjen e nusës edhe dhuratat për të.
Në ditët e sotme aty përfshihen: Kryesorja, kutia me unazën e fejesës, fustani, këpucët dhe elementet tjera përcjellëse që i duhen nusës.
Këtë fustan nusja zakonisht e vesh në festën që bëhet më vonë për fejesën e çiftit.
Peshqeshet për dhëndrrin
Dhurata ka edhe për dhëndrrin që fejohet. Përderisa dhuratat për nusen i bën familja e dhëndrrit, dhuratat për dhëndrrin i bën familja e nuses.
Atij zakonisht i dhurohet kostum, bashkë me këmishë, këpucë, e gjëra të tjera të nevojshme.
Bashkë me to, në kutinë e dhuratës së dhëndrrit shkon edhe rrethi i arit të fejesës, të cilët si nusja ashtu edhe dhe dhëndrri, i vendosin më vonë gjatë festës.
Dhuratat për familjet e ngushta
Përpos dhuratave për çiftin, disa familje shqiptare shkëmbejnë edhe dhurata ndermjetë vete. Pra, nusja përgatit disa dhurata për familjen e ngushtë të burrit të saj dhe anasjelltas.
Këtë familjet e bëjnë si shenjë respekti ndaj njëri-tjetrit, si vlerësim për lidhen mes tyre që po fillon mes tyre, falë bashkimit të fëmijëve të tyre.
Mirëpo, çfarë dhurohet në këto raste?
Dhuratat më të shpeshta që shkembehen në këto raste janë kryesisht veshjet dhe aksesorët.
Dhurohen këmisha, fustane, bluza, shalle, qorape, këpucë e gjëra të tilla.
Zakonisht vëmendje më e madhe u kushtohet dhuratave që u dedikohen prindërve të dhëndrrit dhe të nuses, për shkak se fejsa e fëmijëve është një ditë shumë e rendësishme për ta.
Ari dhe lulet
Ne disa rajone shqiptare, lulet dhe ari janë pjesë e pandashme e dhuratës që i bëhet nusës.
Lulet jepen si simbol i freskisë, delikatesës dhe mirësitë që ajo do sjellë në atë shtëpi.
Në anën tjetër, ari te shqiptarët më shumë dhurohet në rastin e martesës.
Mirëpo ka familje që preferojnë të dhurojnë edhe diçka të vogël e të vlefshme në ari.
Bombonet dhe ëmbëlësirat
Dhënia e dorës së vajzës nuk bëhet pa bombone, ëmbëlësira dhe kafe.
Prandaj këto janë dhuratat më të shpeshta që shkëmbehen me rastin e fejesave mes shqiptarëve.
Në përgjithsi, shumë tradita të shqiptarëve për jetën e përbashkët bashkëshortore lidhen me ëmbëlësinë dhe mjaltin si simbol i një jetë të përbashkët me lumturi.