Dhurata per krishtlindje na gëzon të gjithve, si fëmijë, si të rritur. Magjia që sjell dhurata e krishtlindjes poshtë pemës na përcjellë gjithmonë!
Mirëpo në fund të vitit, shpesh e gjejmë vetë në dilemë se çfarë t’ju dhurojmë personave tonë të dashur. Qofshin ata prindër, familjarë, motër, vëlla, burrë apo grua, miq apo kolegë.
Në ketë blog ne do t’ju japim zgjidhje për secilin prej tyre! Në fund të fundit, të gjithë do ngelin të kënaqur, sepse do të jetë një dhuratë e bërë me dashuri. Një shenjë se keni menduar për ta. Pra, sekreti nuk është tek të bërit dhurata të krishtlindjeve të shtrenjta. Ju mund të ngrohni zemrat e me të dashurve edhe kur bëni një dhuratë të vogël por të mirëmenduar!
Ide për dhuratë për krishtlindje
Pa marrë parasysh se kujt po i dhuroni, apo çfarë raporti keni me ta, kur bëhet fjalë për dhurata krishtlindjesh, ne e kemi zgjidhjen për ju! Ja disa ide dhuratash për krishtlindje!
Një set për kujdesin ndaj vetes
Të gjithëve na pëlqen kur na dhurohet një pako në të cilën gjejmë produkte që i dedikohen kujdesit ndaj vetes. Prandaj, mos hezitoni t’i dhuroni të dashurve tuaj një pako me locione, parfume, kremëra, maska, etj, që mund t’i përdorin në ditët kur duan të kujdesen ndaj vetës!
Një bluzë me motive festive
Një fotografi me një bluzë festive ju tërhekë vëmendjen kudo që e shihni apo jo? Të gjithëve na pëlqejnë këto bluza, mirëpo jo gjithmonë na shkon mendja t’i blejmë për vete. Prandaj pse jo, pse mos t’i befasoni të dashurit tuaj me një dhuratë të tillë!
Një pako nga çokolladat e preferuara
E kush nuk i do çokolladat? Dhuroni çokollada të mira për të ëmbëlsuar festat dhe për të gëzuar të gjithë! Bashkangjsni dhuratës tuaj një kartolinë me urimet më të mira dhe dhurata juaj për të dashurit është gati!
Librin më të ri në librarinë e qytetit
Një libër është gjithmonë dhurata e duhur. Prandaj mos hezitoni të shkoni në librari dhe të bëni dhuratë për personat e zemrës librin e fundit që po shitet aty. Ose, nëse e dini shijën e leximit të personit në fjalë, atëherë pyesni punëtorët e librarisë t’ju rekomandojnë diçka nga raftet e tyre.
Dhurata e krishtlindjeve për prindërit
Gëzoni personat më të dashur të zemrës. tuaj, ata që ju kanë dhënë gjithçka në jetë. Ndoshta nuk gjindet dhurata perfekte për personat që meritojnë gjithë të mirat, mirëpo ne kemi sjellë një listë me ide dhuratash që padyshim se do t’i gëzojnë.
Nga një palë syze të reja
A kanë prindërit e tuaj nevojë për syze të reja? Kjo është koha e duhur t’ju dhuroni atyre syzet e mira që mëritojnë. Të gjithë prindërit kujdesen për të tjerët, por shpesh lënë anash vetën e tyre. Prandaj, ne ja kemi qëlluar me këtë sygjerim dhurate, apo jo?
Një set gatimi
A ka kuzhina e prindërve tuaj nevojë për një set të ri gatimi? Shfrytëzoni zbritjet e fundvitit për t’ju blërë atyre setin që meritojnë! Pasuroni kuzhinën me enë të reja. Shijoni edhe më tepër gatimet gjatë festave të fundvitit kur mblidheni e gjithë familja rreth tryezës.
Një kupon për një darkë romantike në restaurantin e tyre të preferuar
Shkoni në restaurantin e preferuar të prindërve tuaj dhe merrni një kupon dhuratë, që u mbulon atyre një darkë të veçantë në këtë restaurant. Le të jetë kjo darka e tyre e fundit për këtë vit, ose pse jo, e para e vitit të ri. Një darkë ku ata mund të dalin, qetësohen, relaksohen dhe kalojnë një mbrëmjë të këndshme. Dhuratë më unike se kjo vështirë të gjeni.
Dhurata për fëmijë për krishtlindje
Lodra
Të gjithë fëmijët i duan lodrat. Prandaj përzgjedhja për ta automatikisht të bëhet më e lehtë. Shkoni bilni dhe paketoni lodrat më të mira që gjeni në dyqan. Si falenderim do të merrni përqafimet më të ngrohta.
Pako me ushqime të shijshme dhe çokollada
Një pako me ëmbëlësira e çokollada e bombone shumë, padyshim se do ta gëzojë pa masë çdo fëmijë të kësaj bote. Nëse jeni në dilemë çfarë t’i dhuroni mbesës, nipit, kushërirës, kushëririt, apo ndonjë fëmijë tjetër, mos kërkoni më shumë. Kjo është dhurata e duhur.
Puzzle, mjete vizatimi, lojëra që rrisin kreativitetin
Një puzzle me elemente festive, disa mjete vizatimi po letra unike për punë dore, do ta lumturonin pafund secilin fëmijë. Përzgjidhni diçka të tillë do padyshim se do jeni në rrugë të duhur.
Çfarë t’i dhuroj motres ose vëllaut për krishtlindje?
Motra ose vëllau i juaj ka kohë që po ju përmend një gjë që do ta blej por nuk ka gjetur ende mundësinë. Mendoni se për çfarë ju kanë folur kohët e fundit, dhe merreni atë për ta. Ato gjëra mund të jenë:
Një palë dëgjuese të reja
Dëgjueset që ka tashmë janë demode? Epo, ja! Zgjidhni një palë dëgjuese të reja për të dhe ai ose ajo do të lumturohet pa fund!
Një pallto të re
E kujt s’do t’i pëlqente një pallto krejt e re si dhuratë? Kujdes kur zgjidhni ngjyrën. Përcaktohuni në diçka që i shkon motrës/vëllaut tuaj.
Një palë atlete
Atletet janë gjithmonë të mirë se ardhura dhe shpesh shumë prej nesh ndihemi sikur nuk kemi mjaftueshëm atlete. Prandaj, pse jo?
Një orë dore
Dhuratë klasike. E përshtatshme për këdo dhe për të gjitha rastet. Pra, një zgjidhje e sigurtë.
Çka t’i dhuroj burrit për Krishtlindje?
Askush më mirë se ju nuk e njeh përtnerin tuaj. Mirëpo meqë keni kohe të gjatë bashkë ndoshta po ndiheni sikur u janë shpenzuar edhe idetë për dhurata, qofshin ato të vogla ose të medha. Nëse nuk keni vendosur ende çfarë do t’i dhuroni burrit tuaj, dëgjoni sygjerimet tuaja dhe zgjidhni dhuratën e këtij viti.
Parfumin e tij të preferuar
E kujt nuk i pëlqen një shishe më tepër e parfumit të preferuar?
Një shallë me kapele
Që ta mbajnë ngrohët edhe në ditët më të ftoheta. Që ngrohtësia ta bëjë të mendojë për ty.
Një seri libarsh, lojërash, amo diçka e ngjashme që i pëlqen
Meshkujt e ruajnë përherë fëmijën e vogël brenda vetës. Prandaj hulumtoni në dëshirat fëmijërore të tij. Aty do gjeni çka i pëlqen me të vërtetë.
Një këmishë të re
Pse jo një këmishë që përshtatet me ngjyren e fustanit qe keni zgjedhur ta vishni për këtë fundvit? Pa dyshim se do jeni çifti më i lezetshëm i mbrëmjes.
Dhurata për të dashuren
Për personin më të shtrenjtë, për vajzën më të veçantë, nuk do të thotë se duhet të bilini dhuratat më të shtrenjta, por ato të duhurat! Ja disa sygjerime që nuk do t’ju dështojnë asnjëhere!
Një gift card për një SPA
E dashura juaj do të kërcej nga lumturia sapo ta hap këtë dhuratë për të cilën ka ëndrruar për një kohë të gjatë. Shijoni këtë fundvit një ditë të bukur në SPA dhe lini pas lodhjen e këtij vit.
Një set make-up
Kushtoni vëmendje brendit të saj të preferuar të make-up dhe shkoni në dyqan e merrni produktet e duhura. Pa dyshim se do ta befasoni dhe lumturoni.
Një palë çizme të reja
Me këpucët e duhura, vajzat mund të pushtojnë botën! Zgjidhni një palë çizme të bukura për vajzën më të bukur dhe padyshim se të keni bërë zgjidhjen e duhur edhe kësaj radhe!
Dhurata krishtlindjesh për shoqen ose shokun
Dëshironi ta gëzoni një shok ose një shoqe këto krishtlindje dhe për të i treguar se sa shumë i vlerësoni? Ne kemi disa propozime dhuratash që janë shumë të përshtatshme për raste të tilla.
Biskota festive dhe disa zbukurime për pemën
Nuk ka rëndësi a do t’i blini, apo do t’i gatuani vetë biskotat festive. Me rëndësi, ato të mos mungojnē në dhuratën e dedikuar për miqt tuaj! Përpos tyre, ju mund ta kompletoni pakon tuaj me disa zbukurime festive si dhuratë. Kësaj mund t’ja shtoni edhe disa çokollada, bashkë me urimet më të mira për ta në këto krishtlindje.
Një kartolinë dhe një shishe verë
Për të gjithë miqtë, dashamirët, kolegët, etj, një kartolinë me urimet më të mira për krishtlindje, bashkë me një shishe të mirë vere, përbëjnë dhuratën e duhur për këso raste. Prandaj mos hezitoni të bëni një zgjidhje të tillë. Do të lini përshtypje shumë të mirë!
Cila është dhurata më e mirë e krishtlindjeve?
A egziston dhurata perfekte e krishtlindjeve? Mund të themi lirsht se po! Madje, mund të themi me siguri te plotë se edhe ju mund të dhuroni një dhuratë të tillë!
Po, po! Ju mund të dhuroni dhuratën më të mirë të krishtlindjeve për të dashurit tuaj dhe të gëzoni pafund ata!
Dhurata më e mirë për krishtlindje është ajo që ju e bëni me shumë dashuri! Pak ka rëndësi a është një kapele, një triko, apo a është një shishe vere, a është një shenjë e vogël festive. Ajo që e bën dhuratën të mirë dhe të paharruar është dashuria juaj! Prandaj dhuratat më të mira janë dhuratat që i bëni me gjithë zemër, ato që i mbushni me dashuri dhe ato që i mbështillni me kujdes!