Dhurata per Vitin e Ri
- dua.com Team ·
- 21.11.2022 ·
- Kuriozitete ·
- 9 min read
Dhurata per vitin e ri na bën të ndihemi si fëmijë. Mirëpo ndonjëherë mund të keni kaluar një vit me shumë punë, e mbase edhe me shumë probleme financiare.
Mirëpo tani është periudha të nxitoni për të mbyllur bilancet tuaja dhe për të blerë një mori dhuratash per vitin e ri, për anëtarët e familjes dhe dhe të afërmit.
Ne shpresojmë se keni lënë mënjanë disa para që do ju duhet të përdorini për atë që ngroh zemrën e njerëzve tuaj të afërt si dhe vatrën tuaj festive, dhuratat e vitit të ri. Janë pikërisht këto që e përsërisin magjinë çdo vit dhe ngroh shpirtin e tyre.
Dekore për shtëpi
Mes dhuratave të Vitit të Ri nuk mund të mungojnë zbukurimet e personalizuara për të afërmit. Një ide fantastike mund të jetë diçka për shtëpinë, dekorime zbukuruese për dritaret gjatë fundvitit, ose edhe qëndisje me punim me temë festive, si mikpritje e vitit të ardhshëm.
Destinacioni i thjeshtë për arritur te to janë qendrat tregtare. Çmimet janë modeste dhe një mënyrë e mirë për t’u zgjedhur nga ato që e kanë në plan të bëjnë shumë dhurata. Kujdesuni të zgjedhni me shije dhe të befasoni personat e zemrës!
Dhurata teknologjike
Produktet e teknologjisë duket se nuk do të dalin kurrë nga moda e dhuratave.
Të preferuara janë mbi të gjitha pajisjet e sapodala nga fabrikat e teknologjisë. Edhe ata që nuk bëjnë dot pa tabletë e aksesorë hi-tech, janë gjithnjë e më të shumtë.
Prandaj nëse nuk doni të bëni dhuratë të vogël, atëhere per vitin e ri dhuroni ndonjë paisje të re tekonologjike. Nuk është se janë të lira, por gjëra të tilla mirëpriten gjithmonë.
Dhurata unike
Nëse kthehet në një problem dhurata për mikun apo shoqen tuaj, zgjidhja më e drejtë janë trajtimet relaksuese. P.sh mund t’i paguni atij ose asaj një ditë në banja termale apo një pazar “i vogël” në dyqane të paracaktuara më parë nga ju.
Kësisoj, ai ose ajo do ta filloj vitin e ri në mënyrë të relaksuar. Mund ta dërgoni edhe në ndonjë SPA me pishinë të brendshme, ose në qendra masazhe. Madje nuk është aspak ide e keqe!
Dhurata per Vitin e Ri për meshkuj, vëllezër ose shokë
Nëse kërkoni dhurata për meshkuj, zgjedhjet nuk janë edhe aq të kufizuara. Gjithsesi, kujdesuni që të dhuroni diçka që ka lidhje me personalitetin e njerëzve tuaj të dashur.
Një këmishë e cilësisë se lartë, apo një triko kashmir do t’i dhuronte buzëqeshjen e mikut tuaj. Kjo është një prej atyre dhuratash që pëlqehen nga të gjithë.
Mirëpo mund të dhuroni edhe kapele të ndryshme, apo shall për t’i mbajtur ngrohët. Gjëja më e rëndësishme është një dhuratë e bërë me gjithë zemër per vitin e ri. Nuk është e thënë të jetë diçka e shtrenjtë matrialisht. Edhe diçka e vogël do ta gëzonte zemrën e tyre.
Dhurata per Vitin e Ri për të dashuren
A keni menduar se cila do të jetë dhurata për të dashurën tuaj këtë fundvit? Mos rastësisht ndiheni sikur i keni dhuruara asaj të gjitha dhuratat? Mos u shqetësoni! duhet vetëm të lexoni këtë blog deri në fund, dhe do të bëheni Santa Claus i saj!
Ne kemi disa sygjerime dhuratash të vitit të ri. Besojmë shumë se pa marrë parasysh cilën e zgjidhni, ajo do të ngelet shumë e kënaqur.
Mos harroni që dhuratës tuaj t’ja bashkangjtni një kartolinë me urimin më të mirë për vitin e ri, ku e shpreni dashurinë për të. Kështu mbani gjallë shpirtin festiv.
Çfarë t’i dhurojë të dashurës për vit të ri?
Një set kozmetike
Nëse ka diçka që të gjitha vajzat e adhurojnë atëherë ato janë produktet e mirëmbajtjes dhe bukurisë! Prandaj nëse i dini preferencat e saj dhe i dhuroni një set me produkte, qofshin ato për make-up, mirëmbajtje të lëkures apo parfume, kjo do të jetë dhurata e duhur dhe ajo do të jetë e kënaqur.
Por edhe nëse nuk e dini brendin që ajo preferon, në këtë kohë festash dyqanet janë të mbushura me pako të tilla. Mjafton t’i pyesni punëtorët aty, dhe ata do t’ju ndihmojnë të zgjidhni të duhuren për të dashuren tuaj dhe ta vendosni në një pako.
Një shishe verë dhe çokollada
Nëse ju të dy jeni nga ata tipa që ju pëlqen që të kaloni mbrëmje të qeta së bashku në shtëpi, në vend se të dilni në vende publike, atëherë kjo mund të jetë dhurata për të dashurën tuaj! Blini një shishe të mirë vere si dhe çokollada.
Jemi të sigurtë se kjo dhuratë për vitin e ri do ta impresionojë atë dhe se nën shoqërinë e verës do të kaloni një mbrëmje të paharrueshme dhe do të krijoni një kujtim të ri e të bukur.
Një kavanoz mbushur me mesazhe
Nëse doni t’i dhuroni asaj Dhurata per Vitin e Ri artistike atëherë një kavanoz i mbusuhr me mesazhe nga ju është gjëja e qëlluar. Ndër të tjera, kjo ësht E mira e kësaj dhurate është se mund ta përgatisni dhe vet.
Zgjedheni një kavanoz të bukur. Dekorojeni me ngjyra dhe fiong të ndryshme. Në letra të vogla shkruani mesazhet tuaja për të dhe mbylleni. E dashura juaj me siguri do të ngelet e impresionuar nga kjo dhuratë kreative dhe artistike!
Një libër romantike
Nëse e dashura juaj është adhuruese e librave atëherë këtë fundvit mund t’i dhuroni asaj një libër të zhanrit romancë.
Duke e ushqyer pasionin e saj për leximin dhe duke e bërë të mendojë edhe më tepër për dashurinë, ju do ta bëni fundvitin e saj edhe më të mirë! Por edhe mos harroni se një dhuratë si libri është gjithmonë dhuratë adekuate në një situatë të tillë.
Një ‘gift card’
Kur dy persona janë bashkë për një kohë të gjatë ndonjëherë është shumë e vështirë të vendosësh se çfarë t’i dhurosh tjetrit për vitin e ri. Prandaj nëse ndodheni në situatë të tillë ne ju kuptojmë shumë mirë por mos u brengosni.
Keni shpëtim edhe në këso raste. Dhurata për të dashurën tuaj këtë fundvit mund të jetë një ‘gift card’.
Mjafton të shkoni në dyqanin e saj të preferuar dhe të paguani për të një gift card në shumën e caktuar. Kështu ajo mund të blejë çfarëdo që i pëlqen për vete për vitin e ri, por sigurohuni të jetë një dyqan që i pëlqen!
Dhurata që çiftet mund t’ia bëjnë njëri-tjetrit për festa
Para se t’ju tregojmë disa nga dhuratat, ne urojmë për çiftet që kanë gjetur dashurinë e vërtetë të kalojnë 1 milion festa së bashku. Fillojmë menjëherë me disa nga idetë dhe disa dhurata që çiftet mund t’i bëjnë njëri-tjetrit.
Një album fotografish
Krijoni një album fotografish në mënyrë që më në fund të risillni në jetë kujtimet tuaja. Ndonjëherë fotografitë në telefonin tuaj sikur e humbasin atë elementin e veçantë që kanë kur i prekni ato.
Ndaj, ne do t’jua këshillonim shumë këtë dhuratë. Krijoni një album me foto sepse një foto vlen më shumë se 1000 fjalë. Te jesh i sigurt se ajo ato foto do t’i ruaj gjatë tërë jetës!
Ofroni një kurs gatimi
Një kurs gatimi që do të zgjeronte repertorin e tyre të gatimit dhe fundja të jetë thjesht argëtues. Pastaj nuk po themi që ajo nuk di të gatuaj. Mund të mësoni të dy! Mund të jetë shumë gje e bukur.
A është unaza një dhuratë e mirë?
Një unazë e personalizuar e gdhendur me gjithçka që ajo ose ai do. Çdo gjë duke filluar nga emrat e fëmijëve tuaj deri në emrin e ëmbëlsirës tuaj të preferuar. Ideja është gjithnjë e bukur për çdo rast.
Dhuroni një portret
Një portret i të dyve i bërë me porosi për ta pasur përgjithmonë, bardh e zi ose me ngjyra nuk ka rëndësi. Ju sigurojmë se do të duket bukur varur në murin tuaj të kujtimeve. Dhurata të tilla ngelen kujtim i përhershëm, ashtu si dashuria juaj. Prandaj pse jo, për vitin që po vjen mendoni një dhuratë të tillë.
Canta, dhurata më interesante
Një çantë lëkure për mbajten e laptopit dhe raporteve apo shkresave të punës në stil. Sidoqoftë, besojmë se ka ardhur koha që çanta e zezë poliester e dhënë nga kompania të dalë në pension, apo jo? Dhuratë ideale për meshkuj e femra të dedikuar pas karrierës.
Dhuroni pantofla
Një palë pantofla komode me llush, për t’i bërë edhe më të këndshme mëngjeset e të dielave së bashku. Është dhurata më e goditur apo jo?
Prandaj shkoni në një dyqan dhe zgjidhni pantoflat më të veçanta. Nuk po ju themi të zgjidhni pandofla të mërzitshme Tregohuni kreativ!
Set lugësh
Një set lugësh matëse për gatim. Ajo gatuan shkëlqyeshëm, këtë e dimë, edhe pse e tepron me kripën apo jo? Tani do mund të ndjeki recetën në masa perfekte, madje edhe ju do të gatuani më shpesh. Kjo dhuratë mund ta gëzoj dhe ta befasojë në të njejtën kohë.