Dixhitalizimi i biznesit

  • dua.com Team ·
  • 05.04.2020 ·
  • Pune ·
  • 4 min read

Dixhitalizimi është tema më e përfolur e momentit në botën e biznesit. Çfarë do të thotë saktësisht dixhitalizimi i biznesit? Shkurtimisht do t’ju përmbledhim se si ky proces ndikon bizneset dhe se çfarë kuptimi ka kjo për tregun në të ardhmen.

Dixhitalizimi është procesi i shndërrimit të materialit ose informacionit në formë dixhitale. Shumë biznese po automatizohen që të rregullojnë menaxhimin ditor të veprimtarisë së tyre. Ky kalim po mundësohet nga vala e re e teknologjisë që lejon kompanitë e të gjitha formave të jenë më efikase.

Trendi i dixhitalizimit do vazhdojë të përhapet, sidomos tani kur shumë biznese janë të detyruar të punojnë nga shtëpia. Nga ruajtja e dokumenteve, backup-et në internet, rrjedha e punës deri tek puna në distancë, mundësitë janë të pafundme. Procesi është më i shpejtë dhe më i sigurt se ekuivalentët e vet offline. Ky proces automatizmi kursen kohë, hapësirë ​​dhe para.

Cilat janë përfitimet kryesore:

  • Rritja e efikasitetit
  • Reduktimi i kostos
  • Analizimi i të dhënave
  • Ruajtja e sigurt e të dhënave në ‘Cloud’
  • Reduktimi i gabimit njerëzor
    Këto janë tre proceset me të njohura të cilat njohin përmirësim të menjëhershëm nga automatizimi:

The Cloud ose Reja

Roli i teknologjisë në vendin e punës ka ndryshuar në mënyrë drastike. ‘Cloud Computing’ është një teknologji që ndihmon kompanitë të kenë avantazh nga konkurruentët e vet në treg.

Implementimi i teknologjisë ‘Cloud’ ka revolucionarizuar mënyrën se si bisneset po funksionojnë. Tashmë po arrihen nivele të reja fleksibiliteti dhe aksesi për punën në distancë. Një numër gjithnjë e në rritje i bizneseve po miratojnë automatizimin e infrastrukturës së tyre.

Ruajtja e sistemeve në serverë të mëdhenj mbron informacionin, parandalon humbjen e tyre dhe lejon një zgjidhje më të efektshme. Jo vetëm kjo, por sigurohet një kopje rezervë e automatizuar e të dhënave.
‘Cloud Computing’ vjen në tre forma: retë publike, retë private dhe retë hibride.

Rrjedha e punës dhe menaxhimi i dokumenteve

Një mënyrë tjetër që rrit produktivitetin është rrjedhja e punës nëpërmjet automatizimit. Ky sistem gjurmon dhe administron në mënyrë dixhitale dokumentet që lidhen me procesin e biznesit tuaj.

Shumë biznese kanë filluar të kuptojnë se arkivat e mëdha dhe kutitë e panumërta të dokumenteve marrin shumë hapësirë​​ zyre. Me kalimin e viteve kjo gjë përkeqësohet.
Strategjia e re e automatizimit ndihmon në menaxhimin e dokumenteve tuaja qofshin ato letra, elektronike apo dixhitale.
Përfitimet janë: ulja e kostove, efikasitet i përmirësuar dhe siguria.

Kjo e fundit është veçanërisht e rëndësishme për ata që duan të ruajnë të dhëna e tyre. Arrini të kontrolloni kur, kush dhe sa qasje kanë punonjësit tuaj ndaj dokumentave. Në thelb menaxhoni informacionin tuaj, analizoni performancën aktuale dhe optimizoni rrjedhshmërinë e punës.

Mbledhja e të dhënave

Nëse arrini të mblidhni të dhënat në mënyrë inteligjente, do të kontrolloni procesin e hyrjes dhe daljes së informacionit në biznesin tuaj. Në këtë mënyrë siguroni përpunimin dhe dokumentimin e efektshëm të tyre. Informacioni që hyn në një organizatë zakonisht arrin në format, letër, faks, web ose email.

Tashmë, informacioni mund të klasifikohet, mblidhet, vërtetohet dhe ndahet, kjo fale dixhitalizimit të punës. Informacioni i mbledhur më pas mund të integrohet ne sistemet e duhura. Dixhitalizimi i këtij procesi, eliminon faktorin e gabimit njerëzor dhe rrit cilësinë dhe saktësinë e të dhënave. Gjithashtu kursen kohë, rrit produktivitetin, por mbi të gjitha ul kostot e organizimit dhe ruajtjes të të dhënave.

Jetojmë në një epokë dixhitale dhe duhet të ecim me hapat e saj. Ata që përqafojnë këto përparim teknologjik në strukturën e biznesit të tyre do të lulëzojnë, duke mos rrezikuar të ngelen pas prej revolucionit dixhital.

dua.com Team

Related