Dritero Agolli – Dhe sikur

  • dua.com Team ·
  • 16.10.2020 ·
  • ·
  • 3 min read

Dritero Agolli Dhe sikur

Dhe sikur në botë ti mos ishe,
Do jetoja dhe si çdo gjë që jeton,
Veç pa ty kjo botë do lëvizte
Siç lëviz pa ngrohje një vagon.

S’ma zëvendëson ti botën mua,
S’të zëvendëson as bota ty,
Por sa botën sigurisht të dua
Ku jetojmë e vdesim tok të dy.

Dritero Agolli  Dhe sikur. Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri. Mirpo patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë. (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975). Aty ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike. Me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik.

Në poemën “Baballarët” theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash, Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës Nacional-Çlirimtare. (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj…). Kurse në prozë, bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969). Në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës Nacional – Çlirimtare. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975). Roman që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme.

I përndjekuri i dashurisë – Dritëro Agolli

Unë jam i burgosuri yt, i përndjekuri
Rroj me prangat që ti më ke vënë
Po çudi as qelia s’më mbyt
Dhe s’më mbyt as dritarja e zezë

Kur ti prangat m’i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
Është rast i pashembullt ta dish
Që xhelatin ta puth a ta dua

I përndjekuri yt erotik
I përndjekuri të mbetet gjithmonë
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë

Ky burgim sa do zgjasë s’e di
I përjetshëm do kisha dëshirë
Veç ti eja më shih në qeli
Të perndjekurit tënd i vjen mirë.

Dritëro Agolli

Dritëro Agolli (13 tetor 1931 – 3 shkurt 2017) ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë.

Në faqen poezi dashurie ju mund të lexoni shumë krijime letrare që lidhen me dashurinë. Të klasifikuara në rubrika, këto poezi mund t’ju japin kënaqësi shiprtërore. Ato gjithashtu mund t’ju bëjnë të reflektoni edhe për ndienjat tuaja. Në artin e poezisë njeriu e gjen vetën shumë lehtë. Prandaj mos hezitoni t’i shfletoni këto poezi dashurie të dedikuara për njerzit e zemrës.

dua.com Team