dua.help dhe dua.biz tani me uebfaqe të veçanta

  • dua.com Team ·
  • 03.04.2020 ·
  • duanews ·
  • 2 min read

Dua.com është platformë e cila ka për qëllim bashkimin e shqiptarëve kudo në botë. Platforma ndahet në tri kategori: dua.com, dua.help dhe dua.biz.

Pas komenteve dhe pyetjeve të shumta që kemi marrë nga ndjekësit tonë rreth këtye kategorive, kemi vendosur t’i ndajmë në tri uebfaqe të veçanta.

Pas një pune të shkëlqyeshme nga ekipi përgjegjës, është arritur që për një kohë fare të shkurtër të lançohen dua.help dhe dua.biz.

Kjo është bërë me qëllim për të transmetuar sakt funksionin e secilës prej tyre. Ne jemi munduar që secila uebfaqe e këtyre kategorive të përmbajë një kombinim të gjërave që ne i konsiderojmë të rëndësishme. Ato janë si më poshtë:

Dizajni i thjeshtë

Thjeshtësia e dizajnit është primare. Kjo për arsye se dizajni dhe imazhet janë gjëja e parë që bie në sy. Jemi munduar të krijojmë një dizajn ë thjeshtë e pa shumë shpërqendrime. Janë përfshirë vizualizime të aplikacionit dhe tekst minimal. Ndërsa ngjyrat i janë përshtatur secilës kategori sipas brendit. Ngjyra e gjelbërt për dua.help dhe e kaltër për dua.biz.

Përmbajtje jo komplekse

Përmbajtje e thjeshtë për t’u lexuar dhe e kuptueshme. Për të përcjellur sa më sakt dhe thjeshtë mesazhin e dua.com me këto dy ospione, jemi fokusuar në krijimin e përmbajtes sa më cilësore.

Tekste të shkurta të cilat tregojnë pikat kyçe të funksioneve të dua.help dhe dua.biz. Me fjalë të tjera, jemi përqendruar në informacione që transmetojnë vlera tek audienca jonë.

Kohëmatës i lançimit në aplikacion

Në secilën uebfaqe janë vendosur disa kohëmatës. Pse? Sepse së pari do të lançohet aplikacioni bazë dua.com, i cili është i destinuar për njohjet e reja të dashurisë.

Ndërsa dua.help dhe dua.biz do të jenë të gatshme si kategori pas disa muajve. Megjithatë, secila do ketë po aq rëndësi në aplikacion sa edhe opsioni i dashurisë në dua.com.

Për më shumë informacione tani mund të vizitoni dua.biz ose dua.help.

dua.com Team

Related