dua.solutions: zgjedhje për komunitete në mbarë botën

solution dua

E themeluar gjatë vitit 2019, platforma dua.com ka për mision bashkimin e shqiptarëve dhe lidhjen e komunitetit të diasporës shqiptare në mbarë globin.

dua.com u krijua fillimisht si një platformë globale ku shqiptarët mund të ndihmojnë njëri-tjetrin, të bëjnë biznes apo të gjejnë dashurinë.

solution 1Duke marrë parasysh suksesin e arritur vetëm brenda pak muajsh dhe interesimin nga komuniteti i mrekullueshëm shqiptar, themeluesit e aplikacionit dua kanë vendosur ta ndërkombëtarizojmë platformën e tyre.

Këtë do ta bëjnë duke i ofruar mundësinë shteteve apo komuniteteve të tjera të blejnë markën e duas nën emrin e dua.solutions.

Kryeshefi i shitjeve në dua Solutions Taulant Abazi është shprehur se: “Jemi shumë afër përfundimit të marrëveshjeve me shtete si Turqia dhe Rumania, të cilat kanë shprehur interesimin për krjimin e platformave të cilat i përshtaten nevojave të diasporës së tyre. Ne jemi duke punuar vazhdimisht në këtë drejtim. Shpresojmë që së shpejti dua.solutions të jetë prezente në të gjithë botën”.

solution 2Softueri i dua.com do të ofrohet në formë të ‘White Label’ për këdo që dëshiron të krijojë një aplikacion për komunitetin e tyre. “White Label” ka të bëjë me çdo produkt ose shërbim që prodhohet në formë të përgjithshme nga një kompani.  Më pas blehet nga një tjetër nën emrin e markës, modelin dhe pronësinë e tyre.

Në rastin e platformës dua.com, kushdo që e blenë lincensën, do t’i përgjigjet kompanisë përmes proceseve të standardizuara.

Si mund ta marrë një shtet apo komunitet i caktuar lincensën për përdorimin e softuerit të dua.solutions?

Platforma dua është përkushtuar për të bashkuar komunitetin shqiptar në të gjithë botën. Këtë po e arrinë përmes aplikacionit i cili është krijuar mbi baza softuerike me cilësinë më të lartë.

solution 3Deri tani është demonstruar me sukses se si mund të krijohet një aplikacion për këdo që ndan një trashëgimi, kulturë dhe gjuhë të përbashkët. Sidoqoftë, komuniteti shqiptar është vetëm një shembull se si ky softuer mund të funksionojë në mënyrë efektive edhe përtej kufijve.

Në botë ekzistojnë shtete me diasporë të gjerë si Turqia apo Rumania e gjithashtu komunitete të shumta si adhuruesit e sporteve, teknologjisë etj. Këto komunitete kanë nevojë për një platformë ku mund të gjejnë njëri-tjetrin dhe të ndajnë interesat e përbashkëta.

Prandaj, kushdo që dëshiron të krijojë një aplikacion serioz për komunitetin e tyre të shpërndarë globalisht, tani e tutje mund të përdorë softuerin e dua.solutions.

Dëshironi të mësoni më shumë rreth dua.solutions apo mundësive që ofron kjo platformë? Kontaktoni tani duke klikuar këtu.

Elrond

Elrond

Më shumë artikuj: