E hene – Si ta bejme me te lehte?
- dua.com Team ·
- 29.03.2021 ·
- Personale ·
- 4 min read
E hene – Si ta bejme me te lehte? Kur afrohet dita e hene jo pak njerez ndiejne dhimbje koke nga java qe i pret.
Të hënat njihen si ditët më të vështira për shumicën e njerëzve. Pa marrë parasysh sa dinamike e keni jetën apo sa shumë e doni punën që e bëni. Pas fundjavës, kthimi në normalitet është i vështirë. Mirëpo patjetër se ka diçka që mund të bëjmë që të ja lehtësojmë vetës ditën e hene. Me pak organizim dhe përgatitje mund ta bëjmë të hënën të pranueshme dhe të dashur, sikur se ditët e tjera të javës.
Krijoni një ritual për ditën e hëne
Para se t’ja filloni punës ditën e hene krijoni një shprehi, një ritual që e bëni gjithmonë. Një gjë të vogël dhe të thjesht. Për shembull, çdo të hëne pini kafen e mëngjesit vetëm. Para se të shkoni në punë qetësohuni me një kafe dhe reflketoni për javën që ju pret. Apo bëni një rutinë të shëtitjes rreth bllokut të hënën në mëngjes. Nëse kjo nuk ju pëlqen, krijoni shprehin e të pastruarit të tryezës së punës çdo të hëne. Gjëra të tilla, të vogla, por që janë sikur rituale, ju ndihmojnë dhe ju relaksojnë.
Që e hëna të jetë e lehtë – përgatituni të dielën
Nëse të dielën mbrëma keni një plan të javës në vija të trasha apo të holla, dita e hene nuk do të jetë e vështirë. Përgatisni veshjen tuaj të dielën mbrëma. Lini gati gjërat që ju duhen në mënyrë që mëngjesi i së hënës të jetë më i lehtë. Nëse është e nevoja krijoni në telefonin tuaj një playlist vetëm për ditën e hëne. Në të fusni muzikë që ju motivon. Muzikë të cilën mund ta dëgjoni teksa ecni ose udhëtoni me autobus.
Shpërblejeni vetën më ushqim të mirë
Nëse e hëna ju jep kokëqarje dhe përgatitja e ushqimit për ta marr me vete ju lodh edhe më shumë, atëhere mos e bëni. Lëreni të hënën të jetë dita kur ju e gostitni vetën me ushqimin tuaj të preferuar në barin/restaurantin e preferuar. Kur të hani një shujtë që e keni për qejfi atëherë edhe disponimi juaj do të ndryshojë për të mirë.
Gjeni kohë për gjëra argëtuese
Edhe nëse keni një orarë të gjatë e të ngjeshur, kujdesuni që të hënën të argëtoheni pak. Tek e fundit disponimi i kësaj dite do të reflektojë në gjithë javën. Prandaj pasditën e së hënës praktikoni ndonjë gjë që ju kënaq vërtetë. Qoftë ajo një dalje me shoqëri. Qoftë leximi i një libri, pikturimi apo shikimi i një seriali televiziv. Shijojeni faktin se një tjetër ditë e gjatë ka shkuar mirë dhe bëhuni gati për një javë produktive.
Kushtoni rëndësi pamjes
Ndoshta kjo mund të ju tingëllojë e çuditshme mirëpo pamja e jashtme ndikon në disponimin tonë. Prandaj ditën e hëne kujdesuni të vishni diçka komode por edhe që edhe ju bën të ndiheni mirë. Bluzën më të re që keni blerë, për shembull, ose xhinset më të bukura që keni. Vendosni një buzqëkuq ose krihni flokët në një mënyrë që nuk e bëni zakonisht. Kjo do të ju bëjë të ndiheni mirë dhe me vetëbesim. Gjë që patjetër do të reflektojë në disponimin tuaj.