Ekspozita Virtuale Shqiptare

  • dua.com Team ·
  • 14.04.2020 ·
  • Kuriozitete ·
  • 3 min read

Ekspozita shqiptare që mund t’i vizitoni virtualisht. Situata me covid19 ka mbyllur ekspozita e dyer të muzeve, teatrove e kinemave kudo në botë.

Artdashësit po përpiqen që përmes internetit t’i ndjekin zhvillimet e artit.

Edhe institucionet tona të artit po përpiqen t’i ofrojnë publikut qasja në artin e tyre. Më poshtë po ju paraqesim dy ekspozita që mund t’i vizitoni online këto ditë gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ekspozita ‘Burrneshat’ në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Për të vizituar ekspozitën Burrneshat në Galerinë Kombëtare të Kosovës klikoni këtu. Kjo është një  ekspozitën e artit të artisteve gra nga Kosova dhe Britania e Madhe.

Inspirimi për përmbajtje është nxjerrë nga koncepti i fjalës ‘Burrneshat’ dhe përshtatja me temën e përgjithshme të projektit të British Council ‘Perceptime’. Ekspozita i përkushtohet lavdërimit të arritjeve të grave në art dhe kulturë.

Burrneshat shërben si ndërmjetësim i bisedës për pozitën e grave në shoqërinë moderne përmes artit të tyre.

Përmes kompjuterit apo smartfonit tuaj me lehtësi mund të shëtisni në katin e parë dhe në katin e dytë të GKKsë dhe t’i shikoni të gjitha pikturat me rradhë.

Do të ndjeheni sikur jeni vërtetë brenda galerisë që ndodhet në qendër të Prishtinës.

Muzeu virtual Marubi në Shkodër

Nga shtëpia juaj mund të vizitoni edhe muzeun virtual Marubi në Shkodër dhe të shikoni ekspozitën  e hërhershme të tij. Mjafton të klikoni këtu.

Muzeu Virtual Marubi përfshin rreth 100.000 fotografi të shkrepura gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIXtë dhe fillimit të shekullit XXtë.

Ky projekt i dixhitalizimit konsistoi në  arkivimin, katalogimit dhe dixhitalizimin e arkivës fotografike të Fototekës Kombëtare Marubit.

Gjithashtu dhe krijimin e një faqe ueb për promovimin dhe prezantimin për vizitorët të cilët dëshirojnë për të zbuluar më shumë rreth identitetit kulturor dhe historisë së Shqipërisë.

Kjo arrihet përmes përfshirjes në një udhëtim vizual të fotografive online. Deri më tani, projekti ka arritur të dixhitalizojnë në rezolucion të lartë pjesën më të vjetër të arkivit, koleksionin e Dinastisë Marubi me rreth 100.000 fotografi.

Ndërkohë që procesi i arkivimit dhe katalogimi dixhital vazhdon!

dua.com Team

Related