Elbasani
- dua.com Team ·
- 12.03.2021 ·
- Udhetime ·
- 4 min read
Elbasani ndodhet 40 minuta larg me makinë nga Tirana. I vendosur në zemër të Shqipërisë. Njihet për festimin e festës më të lashtë Shqiptare.
Ka qytete që nuk shfaqen kurrë në revista turistike dhe mbeten të panjohura për shumicën e njerëzve. Elbasani është njëri prej tyre. Çdo 14 Mars festohet në këtë qytet Dita e Verës, e cila shënon zyrtarisht kalimin nga stina e dimrit në pranverë. Megjithatë, është një nga destinacionet më pak të vizituara në vendin e Shqiponjave, ne mendojmë se kjo mund të jetë një arsye më shumë për ta vizituar. Vizita atje do jetë një surprizë e mrekullueshme sepse Elbasani quhet ndryshe edhe Qyteti i Luleve.
Kalaja e vjetër e Elbasanit
Zemra e Elbasanit është Kalaja, kështjella e ndërtuar në vitin 1466 mbi themelet e qytetit antik Ilir të Skampinit. Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, kështjella u përdor nga Mehmeti II si një bazë ushtarake mbrojtëse gjatë luftimeve kundër heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skanderbeu.
Sigurisht që historinë e heroit tonë kombëtar e njohim të gjithë më së miri. Periudha e shkëlqimit më të madh e kalasë ka qënë në Shekullin e XVII-të kur, brenda, nuk qenë strehuar vetëm shtëpitë, por edhe dyqanet e shumta ku shiteshin artizanet vendase, përfshirë lëkura, mëndafshi dhe metalet e çmuara.
Në anën lindore të dyerve të kështjellës, qëndron kulla e orës që daton nga fundi i viteve 1800. Që prej vitit 1963 është shpallur monument i kulturës Shqiptare. Muret rrethuese duket sikur krijojnë një qytet brenda qytetit. Ajo që do t’ju habisë më shumë është heshtja dhe rrugët e shkretuara. Nuk keni për të hasur një lum turistësh ndaj merreni shtruar udhëtimin tuaj aty.
Xhamia e Mbretit
Shëtisni paqësisht nëpër korsitë e kalldrëmit, të anashkaluara nga shtëpitë tradicionale, që datojnë që prej periudhës së sundimit otoman. Pastaj, ndërtesat nga epoka italiane dhe ndërtesat e stilit socialist dhe bashkëkohësit e tjerë.
Ecni derisa të arrini në xhaminë e mrekullueshme të Mbretit. Ndërtuar në vitin 1492 me urdhër të Sulltan Bayezidit II. Ky i fundit ende kujtohet për politikën e tij mikpritëse ndaj hebrenjve Sefardikë që u dëbuan nga Spanja në fund të shekullit të XV.
Elbasani nuk rresht së mahnituri
A e dini se qyteti ka qënë i vendosur përgjatë Rrugës së famshme Egnatia? Në fakt, brenda mureve të kalasë, duken edhe sot vijëzimet e rrugës mijëravjeçare. Ndërtuar në vitin 146 para Krishtit, kjo rrugë lidhte Detin Adriatik (Durrësi i sotëm) me Stambollin. Pastaj vazhdoni deri tek Kisha Ortodokse e Shën Marias, afër së cilës është edhe shkolla shqipe, një nga institucionet kryesore arsimore të vendit.
Ndërtesa e bukur fetare është e përbërë nga një strukturë qendrore prej guri dhe dy harqe të bollshme anësore. Megjithëse ka indikacione në internet që tregojnë ndërtimin e kishës që në vitin 1650.
Brenda, tempulli përmban një ikonë të dekoruar mirë, një pjesë e së cilës u ndërtua fillimisht në vitin 1870. Pastaj keni aty bustin e Fan Nolit, themeluesit dhe kryetarit të kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, dhe, nën kishë, ndodhen katakombet antike që datojnë që nga epoka e hershme e krishterë.
Bashkëjetesa fetare
Kisha Ortodokse është afër Xhamisë së Mbretit dhe Kishës Katolike. Tre ndërtesat kryesore fetare të qytetit janë të vendosura vetëm disa metra larg nga njëra-tjetra. Harmonia fetare është, pa dyshim, një nga aspektet më interesante të Shqipërisë, nga e cila duhet të marrin shembull shumë vende.
Ajo që kurrë nuk do pushojë së ju mahnituri prej Shqipërisë është se, përkundër përmasave të vogla, atdheu ynë është i pasur me mbetje të çmuara arkeologjike, për të cilat pak njerëz janë të vetëdijshëm. Mbi të gjitha këto bukuri mund t’i admirosh në paqe, pa qenë e nevojshme të tundesh mes turmave të turistëve.