Ëmbëlsira me mollë – e shijshme dhe e shëndetshme

  • dua.com Team ·
  • 03.04.2020 ·
  • Receta ·
  • 3 min read

Ëmbëlsira me mollë – Nëse ju pëlqejnë mollët dhe doni të gatuani një ëmbëlsirë të shijshme atëhere përdoreni këtë recetë. Me përbërësit që ka, kjo është një nga ato gatime që mbushë shtëpinë me erë të mirë.

Përbëresit për Ëmbëlsira me mollë:

  • 4 vezë,
  • 1 filxhan e gjysmë sheqer (masa është filxhani i kosit prej 2 dcl),
  • 4 – 5 mollë të grira në rende,
  • Një filxhan vaj,
  • 2 filxhanë miell,
  • 1 qese pluhur për ëmbëlsira,
  • 1 lugë kanellë (e vogël apo e madhe, sipas shijes së amvisës),
  • lugë xhem,sheqer pluhur

Përgatitja:

Më parë i tundim mirë vezët me mikser pastaj i shtojnë të gjithë përbërësit e tjerë dhe me dorë i përziejmë mirë. E pjekim në furrë të ngrohur derisa të marrë ngjyrë gështenje, kontrollohet me rrëmojcë a është e gatshme. Në fund mos harroni t’i hidhni sipër sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!

Vlerat e molles si frut

Molla është një nga frutat më të shëndetshëm dhe kurues në të gjithë botën. Ajo kultivohet në të gjitha kontinentet dhe është përdorur si një frut kurativ që në kohërat më të lashta. Molla ka vetitë e një antibiotiku dhe është e pasur me vitamina, acide organike dhe lëndë të tjera mjaft të nëvojshme për trupin e njeriut.

Këto veti e bëjnë atë mjaft të vlefshme për largimin e lodhjes trupore, zgjatjes së trupit të fëmijëve, zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve, uljen e kolesterinës në gjak, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, për sëmundjet e zemrës etj. Molla konsumohet si frut i gjallë, i konservuar ose uthull. Nëse çdo mëngjes hahet esëll një kokërr mollë, thuhet që ai person nuk sëmuret kurrë.

Por, duhet patur parasysh që molla asnjëherë nuk duhet të hahet e ftohtë apo me shpejtësi, sepse kështu bëhet shkak për dhimbjen e stomakut dhe të mëlçisë. Zakonisht këshillohet që mollët të hahen jo më shumë se dy kokrra në ditë, në temperaturën e mjedisit. Në të kundërt, në organizëm do të grumbullohen sasi të mëdha acidesh që mund të krijojnë shqetësime. Sakaq, që efekti të jetë i plotë, molla duhet të hahet pa i hequr lëkurën, sepse cipa e saj përmban lëndë të shumta kimike, ushqyese dhe kuruese.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023