Fakte psikologjike që tregojnë shumë për një person

  • dua.com Team ·
  • 15.12.2020 ·
  • Chat & Meet ·
  • 3 min read

Fakte psikologjike që të mund të njihni më mirë dikë. Shpesh herë ndodh që të takojmë njerëz të ndryshëm, që i shohim ose që i njohim për herë të parë.

Në shumicën e rasteve jemi të rezervuar pasi nuk dimë si të sillemi me ta pasiqë nuk i njohim sa duhet.

Sikleti është i përbashkët, nga të dyja palët, mirëpo ndodh që psikologjia na hyn në punë në këto momente. Ja disa fakte psikologjike që mund të tregojnë shumë se si është në të vërtetë një person që nuk e njihni mire:

Lloji juaj i personalitetit zbulohet nga përpikmëria juaj

Nëse arrini me vonesë në takimin tuaj të parë, atëherë jeni Tipi B (person me qëndrim fleksibël, i qetë, i relaksuar). Nëse jeni i përpiktë dhe arrini kudo në kohë, atëherë jeni Tipin A (konkurues, sulmuer, i orientuar drejt arritjeve).

Mënyra se si hani zbulon shumë për mënyrën se si i qaseni jetës

Kush ha ngadalë, pëlqen të jetë nën kontroll dhe të vlerësojë jetën me durim. Ata që hanë shumë shpejt janë ambiciozë, aventurier dhe të padurueshëm.
Ata që kanë naze ndaj ushqimit janë njerëz nervozë dhe kritikues në fusha të ndryshme të jetës. Ndërsa, ata që ndajnë ushqimin në pjatën e tyre, janë detajist dhe të disiplinuar.

Sa tip kontrollues është një person, tregohet nga inboxi i e-mailit të tij:

Ata që fillojnë të organizojnë email-et e tyre sapo i marrin ato. Dëshirojnë të kenë kontroll dhe rregull në jetën e tyre. Ata që ruajnë postën elektronike, edhe pasi e kanë lexuar, janë perfeksionistë.

Ndërsa ata që nuk e kalojnë kohën e tyre duke lexuar, ruajtur apo fshirë emailet e tyre, janë njerëz që hutohen lehtë ose mbingarkohen.

Shija juaj muzikore zbulon shumë për personalitetin e dikujt

Një person që dëgjon muzikë komplekse dhe reflektuese, është inteligjent, aventurier, intuitiv dhe shfaq tendenca për liberalizëm politik.
Një person që dëgjon muzikë konvencionale dhe optimiste. Është atletik, tërhiqet pas fizikut dhe bukurisë së jashtme, si dhe shfaq tendencë për konservatorizëm politik.

Sigurisht këto janë fakte të thjeshta të cilat mund t’i zbuloni që në takimin e parë ndërsa bisedoni me personin që sapo keni njohur. Duke ditur çfarë personaliteti ka dikush, do të dini edhe si të silleni.

dua.com Team

Related