Fasule me perime

  • dua.com Team ·
  • 16.07.2019 ·
  • Receta ·
  • 3 min read

Hani shpesh fasule me perime? Kur jashte eshte ftohte, e vetmja gje qe dua eshte nje pjate e ngrohte me fasule shoqeruar me buke te thekur, turshi dhe djathe te bardhe. Dhe kur kete pjate e konsumon pa bere naze e gjithe familje, ben pjese tek ato receta qe gatuhen te pakten nje here ne jave!

Kur jashte eshte ftohte, e vetmja gje qe dua eshte nje pjate e ngrohte me fasule shoqeruar me buke te thekur, turshi dhe djathe te bardhe. Dhe kur kete pjate e konsumon pa bere naze e gjithe familje, ben pjese tek ato receta qe gatuhen te pakten nje here ne jave!

Perveçse mjaft e shendetshme sidomos per femijet, te cilet perveç vlerave te shkelqyera te fasuleve (mbi te gjitha proteina bimore), marrin edhe vitaminat e perimeve “te maskuara” brenda ne gjelle, ky gatim nuk do te rendoje as xhepin tuaj. Sigurisht qe mund ta personalizoni receten sipas preferencave te familjes suaj, por perimet qe ne i kemi shtuar me poshte, i japin kesaj gjelle dimerore shijen maksimale!

Perberesit

  • 250gr fasule te bardha
  • 2 qepe te njoma, te prera holle
  • 1 karrote, te prere ne kubik te vegjel
  • 1 dege selino, te prere holle
  • 1 spec jeshil, te prere holle
  • 1 kungull te njome, te prere ne kubik te vegjel
  • 200ml salce domatesh ose 2 domate te kaluara ne mikser
  • kripe
  • pak spec te kuq te embel (paprika)
  • vaj ulliri
  • ereza: majdanoz dhe koper te fresket, te grira holle

Fasulet duan nje kohe te gjate per tu ziere, per kete arsye i vendosim nje nate perpara ne nje ene me uje te ftohte dhe nje maje luge sode buke (1). Nese fasulet jane te reja, nuk eshte e nevojshme zbutja e tyre ne uje.
I ziejme fasulet ne uje pa kripe per rreth 30 minuta. I derdhim ujin e pare dhe i leme menjane.

Ne tenxheren ku do te gatuajme fasulet, kaverdisim ne zjarr mesatar ne vaj ulliri qepen e njome, selinon, karroten, specin jeshil dhe kungullin e njome derisa te zbuten (2). Shtojme salcen e domateve ose domatet e kaluara ne mikser dhe vazhdojme perzierjen edhe per pak minuta (3).

Shtojme fasulet (4), rreth 1.5l uje dhe i ziejme te gjitha bashke per 1-1.5 ore ne zjarr te ulet. Une preferoj tenxheren me presion, e cila e redukton kohen e gatimit ne 30 minuta. Shtojme pak spec te kuq te embel, majdanoz, koper, e rregullojme me kripe (5) dhe i ziejme akoma edhe per 10 minuta derisa e gjitha te marre shije. Nese shohim qe ka shume uje, vazhdojme zierjen derisa te arrijme trashesine e deshiruar. E sherbejme te sperkatur me pak vaj ulliri ne siperfaqe.

Ruajtja:

Ne frigorifer, ne nje tas te mbyllur hermetikisht per maksimumi 3 dite.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023