Fëmijët dhe teknologjia: Rreziku i madh nga depresioni

  • dua.com Team ·
  • 16.07.2019 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read

Fëmijët që përdorin teknologjinë janë më të rrezikuar nga depresioni. Studimi i fundit thotë se sa më shumë kohë që fëmijët kalojnë përpara ekraneve, aq më shumë do të jenë të rrezikuar nga depresioni.

Sipas disa hulumtuesve të Universitetin Montreal, eshte gjetur se të rinjtë dhe fëmijët, që përdorin shumë mediat sociale dhe televizion mund të vuajnë nga depresioni dhe ankthi.

Ankthi dhe depresioni prej rrjeteve sociale

Sipas këtij studimi, të rinjtë kalojnë së paku nëntë orë brenda ditës përpara ekraneve. Krahas kësaj vlere rritet edhe rreziku për depresion. Përafërsisht 20% e njerëzve kanë përjetuar depresion së paku një herë në jetë. Kjo përqindje me kohë është duke u rritur.

Personat që kanë tendencë të kalojnë në depresion janë zakonisht në periudhën e adoleshencës. Identifikimi i faktorëve që e rrisin këtë rrezik duhet të bëhet sa më herët, në mënyrë që të parandalohen probleme të tilla si depresioni dhe ankthi, që fatkeqësisht në disa raste mund të përfundojnë me fatalitet.

dua.com Team

Related