Festat Zyrtare ne Shqiperi 2023

  • dua.com Team ·
  • 29.09.2024 ·
  • Uncategorized @sq ·
  • 4 min read

Festat Zyrtare ne Shqipëri janë disa në fakt dhe secila ka rëndësinë e vet. Përvec festave zyrtare ka edhe të tjera që po propozohen të shtohen si të tilla si për shembull 2 Marsi për të festuar “Kuvendi i Beslidhjes së Lezhës”. Mirëpo, kjo festë është ende në diskutim e sipër dhe nuk ka akoma një vendim qeveritar për këtë ditë.

Festat zyrtare 2023, në Shqipëri ndryshojnë nga festat zyrtare Kosove. Përvec rasteve të festave fetare të cilat mund të përkojnë në të njëjtën ditë. Nisur nga kjo, ja cila është lista e festave në Shqipëri për vitin 2023 dhe arsyeja pse festohet secila prej tyre.

Shënim: Pushimet Zyrtare 2023 Shkolla Publike apo Private mund të ndryshojnë nga festat kombëtare.

Festat Zyrtare në Shqipëri

DataFesta
01 JanarViti i Ri
14 MarsDita e Verës
22 MarsDita e Nevruzit
09 PrillE diela e Pashkëve Katolike
16 PrillE diela e Pashkëve Ortodokse
01 MajDita Ndërkombëtare e Punëtorëve
21 PrillDita e Bajramit të Madh
28 QershorDita e Kurban Bajramit
05 ShtatorDita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës
28 NëntorDita e Pavarësisë
29 NëntorDita e Çlirimit
08 DhjetorDita Kombëtare e Rinisë
25 DhjetorKrishtlindja

Tabela e mësipërme tregon datat e sakta të festave në Shqipëri. Ka edhe festa të tjera të cilat nuk shënohen sepse cdo qytet në Shqipëri ka të vetat.

Për shembull në Korcë festohet e bëhet ditë pushimi festa e Karnevaleve. Në qytete të tjera të Shqipërisë ka ditë të posatshme dedikuar heronjve të qyteteve të tyre, ose festa që pushimi bëhet kryesisht nga shkollat. 

Pse festohet secila prej festave?

Pushim zyrtar në Shqipëri nis me datat 1 dhe 2 Janar. Kjo sepse ato janë ditët e para të vitit pas festës së Vitit të  Ri dhe u rezervohet vizitave familjare. Festa e Shën Valentinit për shembull nuk është festë zyrtare, ndaj muaji shkurt nuk ka asnjë festë të caktuar. 

Më pas, në muajin mars kemi dy ditë pushim që janë festa zyrtare kombëtare. Në datën 14 mars festohet dita e Verës. Ndërsa në datën 22 mars festohet dita e Nevruzit.  Kjo është dita më e rëndësishme për besimtarët Bektashian.

Nisja e muajit Ramazan nuk është festë zyrtare, mirëpo dita e Bajramit të madh është. Kjo ditë përkon me ditën 21 të muajit Prill për vitin 2023. Para festës së Bajramit të madh janë të dielat e Pashkëve të cilat këtë vit përkojnë me datat 9 dhe 16 Prill. Të dyja festat fetare llogariten në bazë të kalendarit hënor.

Festa të tjera zyrtare  janë dita e punëtorëve më 1 maj dhe dita e Kurban Bajramit (Bajrami i Vogël) më 28 qershor. Pastaj vijojmë me ditën e shenjtërimit të Shenjtë Terezës më 5 shtator.

Prej 5 shtatorit e deri në muajin nëntor nuk ka asnjë festë zyrtare në Shqipëri. Pastaj 28 dhe 29 nëntori të cilat janë  festat e flamurit dhe pavarësisë si dhe dita e çlirmit të Shqipërisë. 

Në dhjetor festat zyrtare në Shqipëri mbyllen me ditën e rinisë më 8 dhjetor. Si dhe data 25, e cila është dita e Krishtlindjeve. Dita e Vitit të Ri nuk është festë zyrtare, ndaj edhe mund të ndodh që shumë persona të jenë ende duke punuar. Kjo vlen kryesisht për sektorin privat. Shkollat dhe shumë institucione publike mbyllen nga 25 dhjetori e më pas.

Këto ishin të gjitha festat zyrtare në Shqipëri për vitin 2023. 

dua.com Team

Related