Filli i kuq i dashurise

  • dua.com Team ·
  • 06.12.2021 ·
  • Kuriozitete ·
  • 6 min read

Filli i kuq. Legjenda e fillit të kuq, edhe pse konsiderohet si me origjinë japoneze, në të vërtetë vjen nga një përrallë e lashtë kineze.

Sipas legjendës, disa njerëz janë të paracaktuar që të përfundojnë bashkë. Në fakt, të gjithë kanë një fill të kuq që i bashkon me shpirtin binjak. Fija e padukshme për syrin e njeriut, është e lidhur në gishtin e vogël të dorës së majtë.

Pavarësisht nga klasa shoqërore, mosha apo gjina, filli i kuq i bashkon dy njerëz përgjithmonë.

Askush nuk mund ta shkatërrojë këtë fije, fati praktikisht gjithmonë përmbushet. Pavarësisht se është i pathyeshëm, fija ka një gjatësi të konsiderueshme.

Me kalimin e viteve, mund të ndërthuret me fije të tjera dhe të zgjidhet vetëm pas një kohe të gjatë për t’iu ribashkuar skajit tjetër.

Me fjalë të tjera, të dyja skajet e fillit do të gjejnë gjithmonë njëri-tjetrin! Le të zbulojmë së bashku se çfarë tregon legjenda e fillit të kuq.

Legjenda e fillit të kuq

Legjenda e fillit të kuq të fatit vjen nga Kina, gjatë Dinastisë Tang (e cila sundoi deri në vitin 907 pas Krishtit) dhe tregon historinë e një njeriu të quajtur Wei. Që fëmijë Wei kishte humbur prindërit e tij.

Ishte komplet i vetëm në botë. Ndaj ëndrra e tij ishte që të martohej dhe të formonte një familje të tijën. Për këtë arsye ai filloi një udhëtim në kërkim të një gruaje.

Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme, i riu nuk arriti të gjente një grua. Gjatë udhëtimit, më saktë në qytetin e Song-ut, Wei u takua me një zotëri. Ai filloi të bisedojë dhe i tregoi historinë e tij dhe ëndrrën për të formuar një familje.

Zotëria i tha që vajza e guvernatorit do të ishte një mundësi e mirë. I huaji u shpreh i gatshëm të bisedonte me babanë e vajzës.

Zotëria dhe Wei vendosën të takoheshin përsëri të nesërmen në mëngjes, herët, përpara tempullit pranë hanit. Të nesërmen, përpara se të lindte dielli, Wei po priste burrin në vendin e caktuar (një tempull antik).

Ishte shumë i shqetësuar dhe mezi priste për të takuar të huajin dhe për të mbyllur më në fund kërkimin e tij.

Duke pritur pranë shkallëve të tempullit, Wei takoi një plak të motshëm. Ky plak i moçëm ishte i zënë duke lexuar një shkrim ndriçuar vetëm nga drita e hënës. I riu u përpoq të kuptonte se çfarë libri ishte. Mirëpo, ai nuk e kuptonte gjuhën e çuditshme të librit.

Wei dinte të fliste disa gjuhë, por shkrimi që po lexonte plaku ishte plotësisht i panjohur për të, kështu që e pyeti se nga vinte teksti.

Plaku i motshëm nga jeta e përtejme

Plaku i buzëqeshi dhe i tha se ky libër ishte nga jeta e përtejme. I tha edhe se gjatë orëve të muzgut ai merrej me “punët njerëzore” veçanërisht me martesat. Wei u entuziazmua dhe i intriguar, e pyeti nëse vajza e guvernatorit do të bëhej gruaja e tij e ardhshme.

Plaku kontrolloi librin dhe i tha jo. Ajo nuk ishte gruaja për të cilën ai ishte paracaktuar. Wei u mërzit shumë.

Pranë plakut të moshuar ishte një thes plot me fije të kuqe. I riu Wei e pyeti se për çfarë ishin dhe plaku i tha që ato fije përdorën për të lidhur shpirtrat e njerëzve.

Secila nga fijet bashkonte një burrë me një grua. Kushdo që ishte i bashkuar me atë fije ishte e destinuar të martohej dhe të jetonte i lumtur me atë person. Sipas plaku të mocëm, Wei tashmë ishte bashkuar me një grua tjetër.

Për këtë arsye historia me vajzën e guvernatorit nuk do të funksiononte. I tronditur nga përgjigja, i riu pyeti nëse ishte e mundur të shihte gruan e tij të ardhshme.

Plaku ia plotësoi dëshirën dhe i tregoi se gruaja e destinuar për të ishte ende një fëmijë 3 vjeç. Plaku i moshuar i tha se pavarësisht nga mosha apo pozicioni shoqëror, nëse dy njerëz bashkohen nga filli i kuq i fatit, herët a vonë jetët e tyre do të ndërthureshin.

Ata do të jetonin së bashku përgjithmonë.

Fati përmbushet gjithmonë

Wei nuk mund të priste kaq shumë! Ishte lodhur duke kërkuar, ndaj dhe u ndje i kërcënuar nga këto zbulime. Ishte i bindur se mund ta krijonte vet fatin e tij, kështu që vendosi ta vriste fëmijën 3 vjeç duke dërguar shërbëtorin e tij.

Mirëpo, shërbëtori nuk arriti dot ta vriste atë shpirt të pafajshëm, por vetëm e goditi në qendër të fytyrës, midis dy syve të saj. Wei duke mos e ditur këtë hollësi, ishte i sigurt se fëmija kishte vdekur dhe se ai tani mund të rindërtonte fatin e tij.

Vitet kaluan por Wey nuk po arrinte të gjente një grua. Pas rreth 15 vitesh Wei u martua me një vajzë të pasur. I bindur se kishte e zgjedhur ai fatin e tij, Wey zbuloi se gruaja e re fshehte nën shami një shenjë në ball, midis dy syve të saj.

Vajza i tregoi se dikur kishin tentuar ta vrisnin, por nuk kishin arritur ta bënin dicka të tillë. Wey kuptoi se gruaja e tij e tanishme ishte fëmija i 15 viteve më parë.

Vajza me të cilën plaku i moshuar i tregoi se ai ishte i lidhur nga fija e kuqe e fatit. Edhe pse u ndje në faj nuk tregoi asgjë.

Wei në atë moment kuptoi se nuk mund të bësh asgjë për ta ndryshuar fatin tënd. Si përfundim të dy jetuan të lumtur, në prosperitet dhe mirëqenie, ashtu si plaku kishte parashikuar vite më parë.

dua.com Team

Related