Film komedi qe do t’ju kthejne buzeqeshjen

  • dua.com Team ·
  • 26.10.2020 ·
  • ·
  • 3 min read

Film komedi që do t’ju kthejnë buzëqeshjen! Askush më lehtë se filmat komedi s’na bëjnë të largojmë mendjen nga problemet. Një film komedi ju garanton kthimin e disponimit të mirë.

Ndonjëherë është mirë të lëmë anash dramat, dokumentarët dhe të tjerë filma që bazohen në ngjarje të vërteta.

Shpesh kemi nevojë thjeshtë të qeshim. Për këtë arsye herën tjetër që vendosni të kaloni kohën duke shikuar ndonjë film, jepni rastin ndonjërës nga komeditë që ne po ju sygjerojmë më poshtë!

They Came Together

Për shumë realizues të filmave një komedi romantike është një zhanër i lehtë dhe premtues realizimi. Mund të themi se i tillë është edhe filmi komedi They Came Together.

Kjo komedi e realizuar nga David Wain ka një sens të jashtzakonshëm humori dhe është mirëpritur nga publiku qysh nga publikimi. Meritat për këtë padyshim që i takojnë edhe aktorëve Paul Rudd dhe Amy Poehler. ‘They Came Together’ është cilësuar si një nga komeditë më të mira të dekadës. Ky film padyshim që do të ja u kthejë buzëqeshjen!

Booksmart

Filmat me adoleshentë janë gjithmonë filma që tërheqin shumë shikues. Kështu ishte edhe për filmin Booksmart.

Komedia e regjisores Olivia Wilde do të ju bëjë të qeshni pafund me historitë e adoleshentëve që i tregon. Në qendër të filmit është historia e shoqeve Amy (Kaitlyn Dever) dhe Molly (Beanie Feldstein).

Megjithatë në film është edhe vajza e pasur Gigi (Billie Lourde), e cila ka një rol jo pak të rëndësishëm. Nëse i pëlqeni komeditë me adoleshentë shikojeni patjetër filmin ‘Booksmart’.

Seeking a Friend for the End of the World

Filmi komediromancë i Lorene Scafaria për udhëtimin apokaliptik i ka të gjitha nga pak. Komedinë, romancën, të qeshurat e problemet.

Steve Carrell dhe Keira Knightley janë padyshim një çift i çuditshëm, por kjo është gjëja në lidhje me apokalipsin ndodh si çmenduri e papritur. Dhe ashtu si filmi në tërësi, çifti i yjeve janë pak të çuditshëm, por në fund krejt bindës.

Qysh nga publikimi komentet për këtë film kanë qenë shumë pozitive. Nëse doni një komedi që do t’ju bëjë të qeshni por edhe do t’ju shtyej të mendoni atëherë shikojeni Seeking a Friend for the End of the World.

Bridesmaids

Komedia Bridesmaids flet për Annie (Kristen Wiig), shoqja më e mirë e së cilës Lillian (Maya Rudolph) po martohet dhe po jeton jetën e saj më të mirë. Ndërsa Annie mezi mund të paguajë qiranë pasi furra e saj dështoi.

Dasmat janë jashtëzakonisht stresuese. Prandaj sigurisht të gjitha pasiguritë e Annie vijnë në sipërfaqe ndërsa përpiqet të konkurrojë me miqtë e pasur e të suksesshëm të Lillian.

Regjisori Feig përdor komedi për të treguar sesi ndjenjat e pamjaftueshmërisë nuk do të ikin kurrë pa marrë parasysh sa vjeç jeni.

dua.com Team