Filma dashurie, Takimet që lindin përmes dating apps janë e ardhmja e lidhjeve në kohën në të cilën po jetojmë. Sot për sot kjo është mënyra më e lehtë, më e drejtpërdrejt dhe më e preferueshme për të krijuar lidhje të reja.
Statistikat tregojnë se prania e grupmoshave 1835 në këto dating apps është jashtëzakonisht e madhe. Eksperiencat që njerzit kanë në këto platforma kanë frymëzuar edhe filmbërësit. Nëse ju jeni përdorues i ndonjë aplikacioni për takime online duhet t’i shihni këta tre filma që flasin për histori të tilla dashurie. Ju do të shkriheni së qeshuri dhe ndoshta do ta gjeni vetën në ndonjërin nga rolet.
The Perfect Date
është një komedi romantike amerikane e vitit 2019. Regjinë e këtij filmi e ka bërë Chris Nelson kurse skenarin nga Steve Bloom dhe Randall Green. Në film në rolet kryesore luajnë Noah Centineo, Laura Marano, Camila Mendes, Odiseas Georgiadis dhe Matt Walsh.
Brooks Rattigan është adoleshent në shkollë të mesme, që ëndrron të hyjë në Yale, ndërsa babai i tij, Charlie dëshiron që ai të shkojë në Universitetin e Connecticut.
Brooks punon në një dyqan me shokun e tij më të mirë, programerin Murph. Ai dhe shoku i tij lancojnë një aplikacion ku ofrojnë shërbime si ‘shoqërues’. Ata janë të gatshëm që në këmbim të një pagese të shoqërojnë vajzat në ngjarje të ndryshme familjare dhe shoqërore. Mirëpo ky aplikacion për takime ja ndërron jetën përgjithmonë edhe atij vet.
A Date By Christmas Eve
Kur simpatikja Chelsa Simms zbulon aplikacionin më të fundit për takime që quhet ‘The Good List’ fiton një risi në jetën e saj. Ajo e shfrytëzon këtë rast t’i jap një mësim të gjithë njerëzve egoistë që ka takuar më herët.
Mirëpo, gjërat marrin një kthes tjetër kur ajo në aplikacion takon fqinjin e saj Fisher. Ai është i vetmi djalë që i tingëllon ndryshe nga të tjerët. Megjithatë gjërat marrin rrjedh tjetër dhe Fisher pëefundon në listën ‘e zezë’.
Magjia e krishtlindjeve prek edhe historinë e këtyre të dyve. Ky është një film me kthesa të papritura, që ju mban të mbërthyer por në fund të fundit ju lë me një ndienë të ëmbël. Filmi A Date By Christmas Eve dëshmon se edhe aplikacionet për takime online kanë një magji në vetvete dhe mund të jenë plotë befasi!
Love Guaranteed
Filmi i ri i Netflixit Love Guaranteed gërsheton komedinë dhe romancën. Ky film bën bashkë një çifti të pabesueshëm. Një burri të pafat në dashuri që paditë aplikacionin e njohur të takimeve që nuk ka arritur ta ndihmojë atë të gjëjë ‘dashurinë e garantuar’, si dhe dhe avokaten e tij.
Nick dhe Suasan duan ta fitojnë rastin kundër pronares së aplikacionit Tamara Taylor mirëpo ata në fakt fitojnë shumë më tepër. Njëritjetrin. Filmi Love Guaranteed ju prezanton me sfidat dhe me suprizat e mira por edhe ato jo të këndshme të takimit online. Dhjetra takime të nisura nga aplikacioni dëshmojnë se si rrjedhin këto gjëra. Që nga përputhja e komunimkit online me realitetin, arritja deri te takimi i dytë, etj. Love Guaranteed dëshmon se përkushtimi për gjetje ne dashurisë e garanton vërtetë gjetjën e saj. Gjithashtu dëshmon se dashuria kur më së paku e prisni.