Filmi Kosovar Zgjoi
- dua.com Team ·
- 03.02.2021 ·
- Kuriozitete ·
- 3 min read
Filmi Kosovar Zgjoi – Filmi nga Kosova fiton tre çmime në Sundance Film Festival.
Ndërsa filmografia dhe arti i kinematografisë nuk ndalet në krijimtarinë e vet, në Kosovë vazhdojnë të vijnë cmime të njëpasnjëshme.
Kjo ngre lartë krijimtarinë dhe artin shqiptar, sidomos kur vlerësohemi nga çmime prestigjoze. Një nga këto filma është edhe filmi i titulluar ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli. I cili ka rrëmbyer tre çmime të rëndësishme.
Filmi nga Kosova bën bujë
‘Zgjoi’ ose siç titullohet ndryshe në anglisht ‘Hive’ është filmi debutues me metrazh të gjatë nga kineastja Blerta Basholli. Ky film ka thyer rekorde në Festivalin e Filmit Sundance, duke fituar tre nga pesë çmimet në dispozicion në kategorinë Dramatike të Kinemasë Botërore në festivalin kryesor të pavarur të filmit në SHBA.
Filmi ka rrëmbyer Çmimin e Regjisë, Çmimin e Publikut dhe Çmimin e Madh të Jurisë në kategorinë e Kinemasë Botërore në edicionin e vitit 2021 të Festivalit të Filmit Sundance. Ndërsa ‘Hive’ u vlerësua me Çmimin e Publikut dhe Çmimin e Jurisë së Madhe, Basholli mori Çmimin e Regjisë.
Arritje përtej artit kinematografik
Kjo është një arritje e madhe për kinematografinë shqiptare, por mbi të gjitha për femrat në këtë fushë. Duke marrë në konsideratë se drejtohet nga një kineaste femër.
Në një botë ku kinematografia ashtu si shumë fusha të tjera është e mbizotëruar nga meshkuj. Fitorja e një kineasteje femre shtron rrugën edhe për shumë vajza të tjera të talentuara.
Përmes një mesazhi me video, Basholli tha se dhënia e çmimeve nga festivali i saj i preferuar ishte “një ndjenjë e papërshkrueshme” për të.
Përmbajtja e filmit ‘Hive’
Hive’ bazohet në jetën e Fahrije Hotit, një grua shqiptare e Kosovës. Burri i së cilës u zhduk pas masakrës nga forcat serbe në fshatin Krushe e Madhe më 25 mars 1999. Basholli deklaroi në fjalimin e saj të pranimit se dëshironte të ndante çmimet me ekipin e filmit, por veçanërisht me Hotin, “të cilën unë e kam mbajtur në zemrën time që nga momenti i parë që e takova dhe e konsideroj një shembull për të gjithë ne.”
‘Hive’ është vendosur në 200506, kur Hoti po përpiqej të bindte fqinjët e saj pothuajse të gjithë të ve nga lufta se ata mund të fitonin para duke shitur turshi shtëpiake dhe ajvar tradicional.
Përpjekjet e Hotit u pritën me një reagim të ashpër nga shoqëria patriarkale e cila e rrethonte asokohe. Sidoqoftë, kompania që ajo krijoi, Kooperative Krusha, tani punëson rreth 60 gra nga fshati dhe shet 43 produkte në Kosovë dhe një mori vendesh të tjera Europiane duke përfshirë Zvicrën dhe Gjermaninë.
Basholli mendon se është e rëndësishme që historia e Hotit të dëgjohet. “është një histori e jetës reale për shumë gra, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë botën. Edhe unë në karrierën time identifikohem me të,” tha ajo. E ndërsa shembujt e femrave të suksesshme shqiptare shtohen, na mbetet vecse të urojmë që të dëgjojmë e lexojmë më tepër për ngjarje të tilla frymëzuese.