Fjalime motivuese per vitin 2022

  • dua.com Team ·
  • 02.01.2020 ·
  • Kuriozitete ·
  • 3 min read

Fjalime motivuese për vitin 2022! Ndonjëherë bini pre e rutinës dhe lejoni që motivimi juaj të shuhet pa kuptuar. Këtu keni disa citate që do t’ju ndihmojnë të qëndroni të motivuar dhe të nisni vitin tuaj të ri me një fillim fantastik!

Fjalimet motivuese

Disa gjëra ju hyjnë nga njëri vesh dhe nga tjetri ju dalin. Mirëpo kur dëgjoni mesazhin e duhur, në momentin e duhur dhe nga personi i duhur, atëhere është e sigurt që do të motivoheni.
Kur keni nevojë për një shtytje më tepër, dëgjoni fjalime motivuese dhe lexoni disa citate që t’ju frymëzojnë. Këtu keni disa nga të preferuarat e mia që do të doja t’i ndaja me ju:

  • “Ka dy lloje njerëzish që do t’ju thonë se nuk mund të ecni përpara në këtë botë: Ata që kanë frikë të provojnë diçka të re dhe ata që kanë frikë se do të keni sukses.” Ray Goforth
  • “Mund të humbisni shumë beteja në jetë por nuk duhet të mposhteni.” Maya Angelou
  • “Mjaft ndoqët paratë dhe filloni të ndiqni pasionin tuaj.” Toni Hsieh
  • “Nëse nuk jeni të gatshëm të rrezikoni, do t’ju duhet të pranoni jetën e rëndomtë .” Jim Rohn
  • “Të dish nuk mjafton; duhet të zbatosh. Dëshira nuk mjafton; duhet të bëni.” Johann ëolfgang Von Goethe
  • “Pavarësisht nëse mendoni se mundeni apo nuk mundeni, keni të drejtë.” Henry Ford
  • “Siguria është një bestytni. Jeta është ose një aventurë e guximshme ose asgjë.” Helen Keller
  • “Kreativiteti është inteligjenca që argëtohet”. Albert Einstein
  • “Bëni atë që mundeni me gjithçka që keni, kudo që të jeni.” Theodore Roosevelt
  • “Ajo që mungon në talent mund të plotësohet me dëshirë, shtytje dhe duke dhënë 110% gjatë gjithë kohës.” Don Zimmer
  • “Njerëzit të cilët kanë sukses kanë vrull. Sa më shumë që kanë sukses, aq më shumë dëshirojnë të kenë sukses dhe aq më tepër përpiqen të gjejnë një mënyrë për të patur sukses.” Toni Robbins
  • “Nëse po punoni për diçka që ju intereson vërtet, nuk është e nevojshme të shtyni veteni. Vizioni do t’ju tërheq.” Steve Jobs
  • “Suksesi nuk është përfundimtar; dështimi nuk është fatal: është guximi ai që ka rëndësi për të ecur para” ëinston Churchill
  • “Suksesi lidhet me veprimin. Njerëzit e suksesshëm vazhdojnë të lëvizin. Ata bëjnë gabime, por nuk pushojnë.” Conrad Hilton
  • “Mënyra më e mirë për të filluar është të pushosh së foluri dhe të fillosh të bësh.” Walt Disney
  • “Mos lejoni që e djeshmja t’ju zërë shumë nga dita e sotshme.” Do Rogers
  • “Nuk ka të bëjë me sa herë rrëzohesh, por sa herë ngrihesh”. Vince Lombardi
  • “Dështimi nuk do të më rrëzojë kurrë nëse vendosmëria ime për të pasur sukses është më e fortë.” Og Mandino
  • “Zhvilloni një ‘qëndrim mirënjohjeje’ ndaj jetë”. Thuaju faleminderit të gjithëve që takoni për gjithçka që bëjnë për ju.” Brian Tracy
  • “Nuk jeni kurrë shumë të moshuar për të vendosur një qëllim tjetër apo për të ëndërruar një ëndërr të re.” C. S. Lewis

Ndajini këto citate me njerëzit që njihni dhe nxisni veten që rrugëtimi juaj për vitin 2020 të jetë sa më motivues.

dua.com Team

Related