Fli misri e pjekur nën saç
- dua.com Team ·
- 28.07.2017 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
PËRBËRËSIT:
- 1. 1/2 kg miell misri i situr në sitë të hollë,
- 1/2 kg mazë,
- 2 dcl vaj,
- kripë.
Gatimi:
Në tenxhere ku do të përgatitet brumi, hidhen mielli i situr në sitë të hollë dhe 1 lugë kripë. Mielli përvëlohet me aq ujë të valë, sa të laget i tëri. Hollohet brumi duke i shtuar ujë të ftohtë dhe duke e përzier me lugë ose mikser vazhdimisht. Trashësia e brumit është e ngjashme me atë të flisë së grytë, sa të mvishet gishti. Edhe flia e misrit piqet njëlloj sikurse ajo e grytë, por duhet më tepër yndyrë dhe radhët duhet pjekur më gjatë. Shërbehet me djathë, kos, speca turshi etj.