Formula e suksesit
- dua.com Team ·
- 30.05.2021 ·
- ·
- 4 min read
Formula e suksesit për të cilin flasin të gjithë bizesmenët, Si mund të realizohet diçka e tillë? Imagjino sa mirë do të ishte sikur të realizoje punën më të vështirë që në pikë të mëngjesit dhe pjesa tjetër e ditës tuaj do t’ju ecte fjollë.
Mund të relaksohesh në mbrëmje, pa u stresuar sepse dita po të ecën sipas planit. Si mund të realizohet diçka e tillë? Duke ndjekur këtë formulë 50/30/10/10. Më lejo të ta shpjegoj:
Vendosmëria 50%
Për shumicën e popullsisë, ora 05:30 e mëngjesit nuk është koha ideale për t’u zgjuar. Nuk ka asgjë që mund të nxisë ta bësh këtë gjë përditë. Ama, nëse do të zgjohesh më herët, duhet ta dëshirosh me gjithë zemër. Këtu futet në lojë vendosmëria. Sa më i vendosur të jesh për diçka aq më shumë mundësi ke ta realizosh.
“Ëndrrat janë bërë për t’u realizuar jo për të qëndruar në sirtar.”
Ndaj, nëse planifikon të zgjohesh në 5:30 për të realizuar ëndrrat e tua, bëje. Kërko thellë vetes se çfarë do të bësh, gjej synimin tënd dhe puno fort për ta realizuar. Asgjë nuk vjen pa sakrifica!
Përgatitja 30%
Vendosmëria megjithatë do të sjellë vetëm në gjysmë të rrugës. Pjesa tjetër përbëhet nga përgatitja, ekzekutimi dhe fati.
- Përgatitu të zgjohesh më herët por edhe të flesh më herët. Nuk funksionon dot pa bërë të paktën 67 orë gjumë.
- Hapi i dytë është të ngrihesh menjëherë nga krevati sapo të zgjohesh. Kjo është pjesa më e vështirë, sepse ndonjëherë rehatia të shtyn të qëndrosh edhe dy orë më tepër në gjumë.
- Një orë para se të flesh largoji pajisjet elektronike. Nuk mund ta imagjinosh sa shumë të dëmtojnë. Medito për rreth 10 minuta dhe futu në shtrat.
- Planifiko mëngjesin dhe përmbushe këtë detyrë. Mos bëj të njëjtin gabim si të gjithë. Pra, të zgjohesh, të marrësh telefonin dhe të kontrollosh rrjetet e tua sociale. Të ikën dita kot së koti, dhe pastaj ndjehesh keq pjesën tjetër që të ngelet.
- Mos pi kafe pas orës 14:00. Eliminimi i kafeinës do të të ndryshoj jetën. Momenti më i mirë për kafe është midis orës 0910 të mëngjesit.
- Ushtrohu gjatë ditës. Mund të duket si urdhër i prerë, por aktiviteti fizik është thelbësor. Është provuar shkencërisht se ata që kanë aktivitet fizik gjatë ditës ndjehen më mirë dhe si rrjedhojë kanë më tepër fuqi për të realizuar ëndrrat e tyre.
- Nuk është e thënë që të ndjekësh çdo hap që kemi përshkruar. Madje, do t’ju ftoja të krijonit një orar që të përshtatet më së miri. Një rutinë e personalizuar bën akoma më shumë punë.
Ekzekutimi 10%
Edhe pse ekzekutimi i këtyre këshillave përbën vetëm 10% të situatës, në të vërtetë kjo është pjesa që ka më shumë rëndësi. Nëse nuk ekzekuton vendosmërinë dhe përgatitjen tënde atëhere asgjë nuk ka vlerë. Pra, mund të themi vetëm kaq. Kurajo!!!
Fati 10%
Edhe pse mund të duket sikur po bën gjithçka si duhet, e rëndësishme është që të kuptosh se edhe fati luan një rol të rëndësishëm. Kur kupton se po i ndiqni të gjitha udhëzimet por gjërat nuk po të ecin, atëhere dijeni se do keni nevojë për fat më tepër se çdo gjë tjetër. Me këtë rast do filloni t’i nxirni justifikime vetes për të hequr dorë, megjithatë nuk duhet të dorëzoheni. Ndoshta shtimi i përbërësit “përgjegjësi” do të ishte një ide e mirë.
Të kesh një partner që të nxit të jesh më i përgjegjshëm do të të ndryshojë jetën. Më besoni! Ky partner mund të jetë edhe një kafshë shtëpiake që mësohet me rutinën tënde, mjaft që ta kesh suport emocional. Mund të jetë edhe një mik i mirë, bashkëshortja apo bashkëshorti yt, motra ose vëllai. Kjo është formula e suksesit që funksionon vërtetë!