Foto te Vjetra

  • dua.com Team ·
  • 18.03.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 3 min read

Foto te Vjetra – Grupi që ruan fotografi shqiptarëve. Thonë se një fotografi flet sa 1000 fjalë. E nëse jeni adhurues i fotografive kemi një adresë të veçantë për ju.

Një grup që mbledh e ruan fotografi të vjetra shqiptare. Grupi quhet Albanian Vintage Photography, People, Cities, Culture and History. Në rrjetin social Facebook ky grup numëron shumë anëtarë.

Aty mund të shihni fotografi të vjetra. Kryesisht të personaliteteve e ngjarjeve të ndryshme. Nisur nga njerëz të zakonshëm, artistë, politikanë, sportistë, e të tjerë.

Pa lënë anash pamje të qyteteve, vendeve e arkitekturës shqiptare.

Dëshmi e jetës së përditshme të shqiptarëve

Administratori i këtij grupi, Micky Haxhiislami jeton prej vitesh në Tokio të Japonisë. Ai tregon se ky grup është hapur në prill të vitit 2011.  Sot ka dhjetëra mijra foto të vjetra. Grupi ka dhe qindra mijë vizitorë anë e mbanë botës. Sipas tij nga këto fotografi mësojmë shumë.

Ato tregojnë jetësën e vështirë në kohën kur është realizuar fotoja e parë në trojet tona. Gjithashtu tregojnë një jetesë normale të asaj kohe. Detaje të cilat pak i kemi mësuar apo ditur.

Mirëpo, ky grup nuk kufizohet vetëm në fotografitë të një kohe shumë të largët. Grupi arkivon fotografi nga ngjarje të rëndësishme e të zakonshme. Fotografi të personaliteteve të njohura e të panjohura. ipas administratorit të këtij grupi interesimi i njerëzve për tu bërë pjesë e tij është shumë i madh.

“Sot pas më shumë se 9 viteve grupi ka gati 30 mijë anëtarë. Dhjetëra mijë foto te vjetra, si dhe qindra mijë vizitorë anë e mbanë botës”, tregon Haxhiislami. Në këtë grup mund të postohen vetëm fotografi të vjetra, me motive shqiptare.

Në të ndalohen gjitha propagandat komerciale. Ndalohen edhe thirrjet politike apo fetare.

Si dhe reklamat e grupeve të tjera të interesit. Rregullat e tjera të grupit Albanian Vintage Photography, People, Cities, Culture and History mund t’i lexoni nëse bëheni pjesë e tij.

Shumë burime për një qëllim, që është dokumentimi

I pyetur se si i sigurojnë fotografitë e vjetra, të periudhave e personaliteteve të ndryshme, Haxhiislami tregon se burimet i kanë të ndryshme. Përmes motorëve të kërkimit siç janë Google dhe Yahoo.

Si burime përdoren edhe gazetat britanike, austrohungareze, gjermane, italiane, turke, etj.  Pastaj edhe librat e ndryshëm. Ato sigurohen dhe përmes miqve të shumtë te cilët shpesh i ofrojnë foto nga arkivat e tyre.

“Në saje të teknologjisë informative dhe vullnetit të mirë gjetja e fotografive dhe informatave që ndërlidhen me trojet shqiptare nuk është aq vështirë.

Siç thotë edhe fraza e vjetër angleze ‘Where there’s a will, there’s a way’. Që do thotë se aty ku ka vullnet, ka edhe një mënyrë”, thotë Haxhiislami. Për administratorët e grupit Albanian Vintage Photography, People, Cities, Culture and History është shumë e rëndësishme mirësjellja.

Ata presin që njerëzit që postojnë aty foto dhe komente, të aplikojnë rregullat e pashkruara të mirësjelljes universale dhe në veçanti shqiptare. Nëse doni të shihni fotografi të rralla bëhuni pjesë e Albanian Vintage Photography, People, Cities, Culture and History në Facebook!

dua.com Team

Related