Gatime per Vitin e Ri

gatime per vitin e ri

Gatime per Vitin e Ri bëjmë secili nga ne. Si krishtlindjet, si viti i ri, janë festa që lidhen ngushtë me ushqimet. Festa kur gatuhen ushqime tradicionale.

Pothuajse shumica gatuajnë një gjel deti, por edhe ëmbëlësirat nuk mungojnë. P.sh në Greqi gatuhet ëmbëlsirë e vitit të ri çdo herë. Kombe të ndryshme kanë ushqime të ndryshme tradiconale.

Ne për shembull kemi sallatën me patate, që e quajmë sallatë ruse, që në fakt bëhet shumë e mirë dhe e shijshme. Në disa rajone gatujnë edhe bakllava, në disa rajone të tjera ëmbëlësira si tiramisuja.

Në ketë artikull ne do t’ju rekomandojmë disa ushqime të cilat mund t’i përgatitni për ndërrimin e motmoteve. Në naten e vitit të ri, për ndërrimin e motmoteve, secili do ta shpreh talentin e tij të gatimit. Prandaj të gjitha këto ide që po ju japim do ta bëjnë festën e vitit të ri edhe më të mirë!

Receta e Gjelit të Detit për Vitin e ri

Me gjel të detit, ja si pritet viti i ri! Ky është një gatim që nuk duhet të mungojë në tryezë të vitit të ri ku mbildhemi për të festuar. Dikush e gatuan me oriz, e dikush me patate. Për të gatuar gjel deti të shijshëm kjo është nga ato receta që duhet ta ndiqni.

Përbërësit për recetën e Gjelit të Detit:

6/7 kg gjel deti

Mbushja e gjelit të detit

Një kupë oriz

Njw qepw e grirë

3/4 kupë selino të prerë

Dy kupa këpurtha të freskta në feta të holla

Një mollë jeshile

Katër hudhura të grira

1/2 kupë arra

6 kajsi të thara te prera në katërsh

1/2 kupë stafidhe

1/2 kupë majdanoz i freskët

Kripë

Pipër

Lëngu i mishit:

6 kupa lëng pule

2 karota të mëdha në copëza

2 qepë prerë trashë

2 kërcej selino

Qafa, krahët e gjelit

1/3 kupë miell i përzier me ujë

1 lugë të madhe rozmarinë të freskët të prerë

2 lugë të vogla nenexhik

Kripë

Piper

Përgatitja e mbushjes së gjelit të detit

Zieni 3½ kupa ujë me kripë. Pastaj Hidhni orizin, ziejeni pak dhe kullojeni. Vendoseni në një tas të madh. Zieni një lugë të madhe lëng me qepën dhe shtoni më pas kërpudhat dhe selinonë. Gatuani për 2 ose 3 minuta.

Përzieni të gjithë përbërësit e tjerë dhe hidhini kripë dhe piperin. Gjithmonë mbusheni menjëherë përpara pjekjes.

Përgatitja e Gjelit të detit

Shpëlani, thani gjelin. Ndizni furrën në 180 gradë C. Mbushni gjelin. Lyeni gjelin me pak kripë, piper. Vendoseni në furrë me gjoksin poshtë. Vendosni në tepsi një kupë lëng. Kontrollojeni derisa te bindeni që është pjekur.

Lëngu i Gjel detit

Zieni të gjithë përbërësit pa miellin, nenexhikun, rozmarinën, kripën dhe piperin përreth një orë në zjarr mesatar. Kulloni ujin duke larguar copat e ngurta. Zieni ¼ kupë brodo në tigan dhe hidhjani nga pak miellin. Vazhdoni të hidhni pjesën tjetër të brodos pak nga pak duke e mbajtur mbi zjarr të ulët, për të mos e djegur.  Shtoni rozmarinën dhe gatuajeni për 20 minuta. Spërkateni me nenexhik, kripë dhe piper.

Ëmbëlsirë për vitin e ri – Donuts

Donuts janë disa nga ëmbëlsirat më të dashura që mund t’i përgatisni për festa . Sidomos për fëmijë, ato janë numër një. Gatuhen mirë dhe shpejt dhe e zbukurojnë tavolinë e vitit të ri!

Përbërësit

50 gr ujë të vakët

250 gr qumësht i vakët

2/3 filxhan lëng portokalli

8 vezë

13 filxhane miell

1 majë luge sheqer

4 lugë maja

1 majë gishti kripi

Si gatuhen donuts?

Së pari përzini të gjithë përbërësit në mikser. Pra ujin, qumështin, lëngun e portokallit, lëkurën e grirë, vezët, miellin, majanë, kripën dhe sheqerin. I përzieni vazhdimisht e më shumë, derisa të krijohet një brumë elastik dhe lehtësisht i ngjeshur.

Pastaj lëreni brumin menjëanë rreth 10 minuta, jo më shumë. Në vazhdim, hapni një petë me trashësi gjysmë centimetri. Duke përdorur një gotë të madhe priteni brumin në forma të rrumbullakëta. Pasi t’i keni prerë ato, bëni prerjen e dytë. Duke përdorur një gotë të vogël, bëni një vrimë në qendër të secilit rrumbullak, pra vetëm një, jo më shumë, në mënyrë që të formohen unaza.

Pastaj hidhni pak miell në pecetë. Atë vendosni mbi të rrathët e brumit dhe lërini në vend të ngrohtë që të fryhen.

Mbi zjarr në një tigan hidhni vajin apo gjalpin, që të nxehet. Pasi të nxehet hidhni së bashku 3-4 rrath brumi. Jo më shumë sepse do të fryhen menjëherë dhe do të marrin formen e një kulaci të zakonshëm.

Ktheni petullat donats me 2 pirun, pa i shpuar. Bëni kujdes që të mos digjen. Vendosini në pijat dhe lyni përsipër me shumë sheqer dhe kanellë ose zhytni në çokollate. Shërbeni të ngrohta.

Receta për sallatë ruse

A ka shtëpi shqiptare që feston pa një sallatë ruse? Sallata ruse është një mrekulli. Zakonisht një anëtarë i shtëpisë e mëson dhe perfeksionon recetën, kurse ju të tjerët e shijoni. Mirëpo ka ardh koha që sallatën ruse ta gatuash ti! Ja receta më e mirë për sallatë ruse!

Përbërësit për sallatë ruse:

1 filxhan çaji me bizele

125 gr karrota

Një kokërr e madhe patate

3 gota me majonezë (Nëse dëshironi ta përgatisni në shtëpinë klikoni këtu)

Një lugë e vogël me kripë (sipas preferencës)

Një lugë e vogël piper

Gjysmë kavanoz kastraveca turshi

Tre speca të kuq turshi (gogozhare)

Një lugë vaj ulliri

Si gatuhet sallata ruse e vitit të ri?

Së pari ziejmë karrotat, patatet dhe bizelet i hedhim në enë dhe i zjejmë. Në momentin që shohim që janë të zjera i heqim dhe i lëmë të ftohen.

Pastaj, e presim pataten dhe karrotat në kubikë të vegjël.  Presim në kubikë të vegjël edhe kastravecat dhe specat. I bëjmë bashkë dhe të gjithë përbëresit, të e zier dhe të prerë, i përziejmë.

Hedhim kripën dhe piperin dhe i përzjejmë. Në fund, shtojmë majonezën i përzjejmë të gjitha bashkë derisa sallata të jetë e njëtrajtshme. Hedhim një lugë vaj ulliri sipër dhe e sallata është e gatshme për tryezën tuaj të vitit të ri.

Kekë për krishtlindje dhe vitin e ri

Këta kekë të vegjel e tëpër të shijshëm mund t’i përgadisni shpejt dhe lehtë për festat e fundvitit.

Përbërësit:

1 gotë miell

1 lugë caji pecivë

2 vezë

1 gotë sheqer

200 gram margarinë

½ gotë qumësht.

Kremë për rrahje

Luleshtrydhe.

Si gatuhet keku i krishtlindjeve?

Merrni një enë dhe përzieni me mikser vezët me sheqerin derisa të bëhet shkumë. Duke përzier, shtoni gradualisht margarinën e shkrirë. Ngadalësoni shpejtësinë dhe shtoni miellin dhe pecivën.

Vendosni masën në tepsi për kekë të vegjël të mbuluar me letra. Pjeken në furrë të nxehtë për 20 minuta.

Lejoni të ftohen, dhe ndërkohë prisni pjesën e sipërme të luleshtrydheve. Vendosni kremën për rrahje në skajet e kekëve, duke mbushur pastaj pjesën e mbetur. Vendosni luleshtrydhet në mes të kekëve.  Krijoni me kremë pë rrahje majen e kapelës së babagjyshit të vitit të ri.

Biskota për vitin e ri dhe për krishtlindje

Biskotat me forma të veçanta janë numër një në festat e fundvitit. Ja një recetë për t’i përgatitur.

Përbërësit:

3 gota miell

1 lugë pecivë

1 lugë sodë bikarbone

¼ e lugës së cajit kripë

1 lugë xhenxhefil të bluar

1 lugë kanellë

6 lugë gjalpë në temperaturë dhome

1 gotë sheqer

1 vezë.

Përgatitja e biskotave për vitin e ri

Merrni një enë vendosni të gjithë përbërësit e thatë. Pastaj shtoni gjalpin e zbutur, sheqerin, vezën. Kombinoni me mikser derisa të formohet brumi. Mbështillni brumin me folie plastike dhe lejoni të qëndrojë në temperaturë dhome për 1 orë.

Me anë të tëholluesit hapeni brumin deri në trashësi 1 cm. Nxirni format e dëshiruara nga brumi dhe vendosini në tepsi të shtruar me letër. Pasi të jenë pjekur, largoni nga furra dhe lejoni të ftohen, dhe dekoroni me kremë të rrahur sipas dëshirës.

Ja si pritet viti i ri në vende të ndryshme

Ndër të tjera elemente, fishekzjarret janë një nga simbolet më të famshme të vitit të ri. Nuk mund të thuash se ke festuar vitin e ri. Një tjetër traditë e vitit të ri në të gjithë botën është një dëshirë e menduar në mesnatë. Thuhet se dëshira e vitit të ri duhet të mbahet për vete, e jo t’ju tregohet të tjerëve.

Darka e vitit të ri në shtëpitë tona, ku secili shpreh talentin e tij të gatimit është më shumë se vetëm një traditë. Mund të themi se më shumë është pjesa më e dashur. Sa më shumë gatime, aq më shumë mund të shijohet. Sa më shumë persona të grumbulluar rreth tavolinës, sa më shumë argëtim, sa më shumë këngë e valle, sa më shumë kujtime te krijuara nga kjo natë.

Nata e vitit të ri shquhet gjithashtu për shkëmbim dhuratash mes personave të dashur. Për të uruar njëri-tjetrin shkruhen edhe kartolina të ndryshme, me urime e mesazhe që shkruhen për të shprehur gëzimin e vitit të ri.

Për të festuar vitin që vjen, cakrrohen gotat në ora 00:00, urohet moti që po vjen dhe zakonisht festohet deri në orët e para të mëngjesit. Çdo vend ka traditat e veta, siç thamë, në Greqi gatuhet ëmbëlsirë, në Amerikë festohet në sheshe, në Ballkan gatuajmë bakllava. E rëndësishme është të fesojmë me zemrën plotë!

Më shumë artikuj:

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja na shkon tek recetat e nënave e gjysheve tona.

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja na shkon tek recetat e nënave e gjysheve tona.