Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja na shkon tek recetat e nënave e gjysheve tona. E kush më mirë se ato përgatitë gatime tradicionale?

Më poshtë ne po ju sygjerojmë disa receta. Përgatisni dhe shijoni këto gatime tradicionale!

Si bëhet Gullashi në shtëpi?

Ky gatim tradicional përgatitet lehtë dhe është i preferuar nga të gjithë! Ja receta që ju duhet

Përbërësit

(Për 4-5 persona)

500 gr tul mish viçi  

4 lugë vaj ulliri

1 kokërr qepë

Një lugë gjelle salcë domate

Gjysmë gote vere të kuqe

4 kokrra mesatare patate

Një tas me bizele

4 karrota

Një tufë majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja e gullashit

Prisni tuli e mishit në copa dhe skuqeni. Pastaj shtoni qepwn e grirë në kubikë të vegjelë dhe kavërdisni derisa të skuqen mirë. Hidhni salcë të domates, një gjethe dafine dhe ujë deri sa mbulohet mishi.

Lihet në zjarr në zjarr sa të marrë një valë. Ndërkohë, përgatiten patatet, karrotat dhe bizelet. Karrotat dhe patatet priten në kubikë në madhësinë e një arre ndërsa bizelet lihen kokërr.

Karrotat dhe patetet para se t ëhidhen në gjellë mund të skuqen edhe në tigan më vete. Fillimisht shtojmë në tenxhere karrotat, pas disa minutash bizelet e më pas patatet. Gjella lihet në zjarr të ngadaltë derisa të zjejë. Në fund i hedhim sipër majdanoz të grirë , piperi I zi dhe kripa.

Pogaçe e mbushur me Spinaq dhe djathë 

Gatime tradicionale si pogaçja i adhurojmë të gjithë. Nëse doni ta shijoni një, ndiqeni recetën.

Përbërësit:

  • 450 gramë miell
  • 100 ml qumësht të vakët
  • 2 vezë
  • e bardha e një veze
  • 3 lugë gjelle vaj
  • 3 lugë gjelle kos
  • 20 gramë farë buke
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë çaji kripë
  • 50 gramë gjalpë
  • 200 gramë djathë të bardhë
  • Disa gjethe spinaqi të lara dhe të grira hollë

    Për lyerjen e pogaçeve përmbi

  • 1 të verdhë veze
  • 1 lugë gjelle qumësht
  • Fara susami
  • Pak gjalpë të shkrirë

Përgatitja e pogaçes

Në një enë vendosni farën e bukës, qumështin dhe sheqerin. Kur ato të jenë shkrirë me njëra tjetrën shtoni në mënyrë graduale përbërësit e mbetur, përveç miellit dhe përziejini mirë në një mikser elektrik.

Shtoni miellin gradualisht. Kur brumi të jetë formuar, punojeni me duar për rreth 5 minuta. Nëse është shumë i lëngshëm, shtoni ekstra një lugë gjelle miell.

Jepini formën rrumbullake brumit, mbulojeni dhe lëreni të fryhet për 1 orë. Por ndërkohë përgatisni mbushjen duke përzier spinaqin me thërrimet e djathit të bardhë.

Kur brumi të ketë ardhur ndajeni në katër toptha. Jepuni formën drejtkëndore dhe lyejeni me pak gjalpë. Më pas në secilën prej tyre hidhni pak nga mbushja e spinaqit dhe djathit dhe renditini sipër njëra tjetrës .

Petët e mbushura shpërndajini mirë. Shtypini lehtë dhe prijini në shirita të trashë të cilët do t’i shtroni në formë rrethore e të përdredhur në tepsi. Lyejeni sipërfaqen e brumit me të verdhën e vezës dhe qumështit. Më pas pak gjalpë të shkrirë dhe fara susami.

Tepsinë mbështilleni me letër plastike për rreth 30 minuta. Më pas futeni në furrë, piqeni për 40 minuta ose derisa pogaçja të marrë një ngjyrë të artë.

Më shumë artikuj: