Gazmend Freitag

gazmend freitag

Gazmend Freitag, piktori nga Kosova që ka bërë emër edhe ndërkombëtarisht? Historia e piktorit shqiptar i cili ka bërë emër me penelin e tij.

Arti i pikturës është gjithnjë një art përmbushës, por që kërkon durim dhe shumë përkushtim. Piktorë ka shumë, por janë të paktë ata që ndërtojnë një karrierë të tërë mbi penelin e tyre. Një prej këtyre artistëve është edhe Gazmendi.

Fëmijëria

Prizreni nga Gazmend Freitag

Gazmend Freitag lindi me 25 maj 1968 në Pataçani i Poshtëm, në Kosovë. Atë vit babai i tij Asllani punonte në Lyon të Francës si mërgimtar. Nëna e Gazmendit, Qamilja e cila nuk zotëronte shkrim dhe lexim, si shumë nëna shqiptare të asaj kohe, iu përkushtua rritjes së fëmijëve të saj. Ajo lindi pesë djem, Gazmendi ishte i treti. Përderisa babai i Gazmendit punonte në Francë për të mbajtur familjen, nëna e tij kishte dëshirë të madhe shkollimin e fëmijëve të saj.

Qysh si fëmijë Gazmendi dallohej për prirjen e tij, vizatimin. Si nxënës, krahas vizatimit, i përkushtohej edhe letërsisë. Vizatimet e tij që në shkollën fillore zbukuronin muret shkollore edhe pse ato në atë kohë nuk zgjuan ndonjë vëmendje të veçantë. Per fat të keq këto vizatime, te cilat ruheshin në arkivin e shkollës fillore u shkatërruan në kohen e diktaturës të regjimit serb në Kosove ne vitin 1999 kur edhe u  dogj ndërtesa shkollore. Vëmendja për artin e Gazmendit nisi pasi ai fitoi mirënjohjen për poezinë e tij në “Rilindja për Fëmijë” e cila botohej çdo të martë si shtojcë e gazetës ditore kosovare “Rilindja”. Gazmendi zuri vendin e tretë në Kosovë me poezinë e tij.

Studimet dhe rinia

Shkollimin e mëtejmë, klasën e pestë deri në të tetën Gazmendi e vazhdoi në Fortesë. Dy vitet e para të gjimnazit i mbaroi në Rahovec. Klasën e tretë dhe të katërten në gjimnazin e Prizrenit, ku njëkohësisht edhe banonte. Gjimnazin e përfudnoi në vitin 1987. Më pas, Gazmendi fillon studimet në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Nëntori i Dytë nga Gazmend Freitag

Kjo ishte një nga periudhat më të vështira për Gazmendin pasi, sapo kishte mbaruar dy semestra, Universiteti i Prishtinës mbyllet me dhunë nga pushtuesit sërb. Në këtë peiudhë fillon njëkohësisht regjimi sërb në Kosovë. Studentët organizuan protesta që nga viti 1989 për mbrojtjen e të drejtave të tyre, Gazmendi ishte gjithashtu pjesëmarrës.

Shumë nga studentët e asaj kohe e paguan me jetën e tyre pjesmarrjen ne këto demonstrata. të tjerët u arrestuan dhe u përndoqën, ndër ta edhe Gazmendi. Pasi regjimi i Millosheviqit mbylli fakultetet për studentët shqiptar, edhe Gazmendi si shumë studentë tjerë ndodhej në udhëkryq. Kjo e dëtyroj atë të largohej përfundimisht në nga Kosova vitin 1990, për në Gjermani kur edhe merr hapin vendimtar t’i kushtohet pikturës. Gazmendi dashurohet me vajzën gjermane Kristin dhe martohet me të më 1990. Nga kjo martesë e cila zgjati vetëm 10 vjet, Gazmendi ka tri vajza, të cilat i quan “engjëjt e kësaj bote”.

Piktura dhe arti

The Artist’s Life

Në vitin 2013 Gazmendi vijoi studimet në drejtimin e artit nudo, kryesuar nga Prof. Mag. Annelies Oberdanner në Universitetin e Arteve në Linz. Punimet e tij kanë motive të shumta: autobiografike, nga mjedisi dhe rrethi i jetës, peizazhe nga vendlindja, portrete njerëzish nga më të ndryshmit, kujtime nga fëmijëria në vendlindje, punime nudo, natyrë e qetë etj. Teknika e tij është një teknikë realiste drejt abstraksionit e përpunuar nga grafika me laps, shkumës, tush apo vaj në kanavace.

Gazmendi u bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali, në vitin 2014. Që nga viti 2004 ai jeton dhe vepron në Linz të Austrisë. Gazmend Freitag, që nga viti 2013  është antarë i shoqatës kunstprojekte në Vjenë. Nga viti 2018 antarë në galerinë Art-Innovation në Innsbruck.

Pritet që më 1 Mars të këtij viti ai të hapë ekspozitën e tij në Austri me titullin “Linzi im”.

Flogerta

Flogerta

Më shumë artikuj: