Gezuar krishtlindjet – Mesazhe për të dashurit tuaj!
- ·
- 05.12.2022 ·
- Uncategorized @sq ·
- 8 min read
Në këtë artikull do të lexoni se si t’i uroni gëzuar krishtlindjet miqve dhe familjarëve tuaj. Sa më të ngrohta dhe domethënëse të jenë urimet për Krishtlindjet aq më shumë ndihet atmosfera festive e fundvitit!
Janë pikërisht këto festa që na rikthejnë kujtimet e ngrohta të fëmijërisë! Ndaj ne kemi grumbulluar disa nga urimet më të bukura për Krishtlindjet, të cilat mund t’ua dërgoni apo t’ua shkruani në kartolinat e fundvitit personave tuaj të zemrës!
Gëzuar Krishtlindjet për Familjen
Gëzuar Krishtlindjet, familja ime e dashur! Të qënit bashkë me ju këtë Krishtlindje, është dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë. Ndjej thellë në zemër ngrohtësinë dhe gëzimin e të qenit në shtëpi së bashku me të gjithë ju!
Gëzuar festën e Krishtlindjeve familja më e mirë në botë! Kirshtlindjet janë koha më e bekuar e vitit. Është koha kur familja bëhet sërish bashkë dhe ne jemi me fat që e kemi këtë mundësi. Gëzuar Krishtlindjet familja ime e dashur. Ju dua shumë!
Gëzuar Krishtlindjet, personat e mi më të çmuar! Shpresoj që kjo krishtlindje të sjellë në mesin tonë harmoni, dashuri, lumturi të pafund dhe shëndet. Ju jeni dhurata më e çmuar e jetës time!
Krishtlindja është koha më e mirë e vitit për të bërë dhurata ndaj të dashurve të mi. Përpjekjet e tyre dhe përkujdesi i pafund qe keni treguar ndaj meje nuk harrohet. Ndaj ju uroj Gëzuar festën e Krishtlindjeve familja ime më e shtrenjtë!
Pa marrë parasysh se ku ndodhem në botë, ngrohtësia e dritave festive më kujton atmofserën festive të shtëpisë tonë të ngrohtë. Me zemër unë jam gjithmonë me ju. Gëzuar Krishtlindjet familje!
Urime për Krishtlindje për prindërit
Të dashur prindër, ju uroj një Krishtlindje të gëzuar dhe të lumtur. Shpresoj që ta shijoni këtë ditë në maksimum dhe i lutem Zotit që t’ju mbajë gjithmonë të lumtur.
Gëzuar Krishtlindjet për nënën dhe babain tim të dashur. Le të sjellin këto Krishtlindje gjërat më të mira në jetën tuaj, sepse ju të dy meritoni më të mirën.
Gëzuar festën e Krishtlindjeve, mami dhe babi. I lutem Zotit që ju të dy të qëndroni mes nesh për një kohë të gjatë.
Të dashur prindër, ju uroj Krishtlindje sa më të lumtura dhe të gëzuara! Sa më shumë shëndet dhe mbarësi për këto Krishtlindje!
Të dashur prindër, ju uroj një sezon Krishtlindjesh të lumtura dhe të paqta. Shpresoj ta shijoni këtë ditë dhe çdo ditë të jetës suaj në maksimum. Ju dua.
Gëzuar Krishtlindjet për prindërit e mi të dashur. Dashuria dhe adhurimi im për ju nuk ka kufi. Ju jam mirënjohës për gjithçka që më keni dhënë.
Mesazhe për Krishtlindje për të dashurin
Gëzuar festën e Krishtlindjeve personit më të dashur të zemrës time. Magjia që sjell ti në jetën time është si ajo e krishtlindjeve! Qofsh përherë kaq i magjishëm.
Gëzuar Krishtlindjet dhurata më e mirë e jetës time! Dua të festojmë përherë së bashku, për të gjitha vitet e ardhshme. Të dua shumë!
Gëzuar festën e Krishtlindjeve, i dashuri im! Uroj që kjo Krishtlindje të sjellë bekime në jetën tënde dhe viti që po vjen të jetë viti ynë!
Gëzuar festën e Krishtlindjeve për të dashurin më të mirë të botës! Shpresoj këtë vit lumturia të mos mungojë në jetën tënde, dhe mbarësia qoftë gjithmonë me ty! Të dua shumë!
Gëzuar Krishtlindjet, i dashuri im i shtrenjtë! Festat me ty kanë më tepër hijeshi dhe më tepër dashuri! Festofshim gjithmonë së bashku!
Mesazhe për Krishtlindje për të dashurën
Ti je në jetën time që jeta ime të ketë kuptim. Me ty në jetën time gjithcka duket si një ëndërr e bukur. Të dua shumë dhe të uroj Gëzuar festën e Krishtlindjeve!
Për Krishtlindje po të dërgoj 100 përqafime dhe 1000 puthje sepse të dua më shumë se çdo gjë tjetër. Gëzuar Krishtlindjet e dashur!
Ti më bën të lumtur në shumë mënyra, por vetëm sonte dua që të jesh me mua dhe të mirëpresim birin e Zotit në zemrat tona. Gëzuar Krishtlindjet.
Ti je e vetmja për mua në jetën dhe zemrën time. Pa ty, unë nuk do të mbijetoja. Ti je jeta ime, shpirti im! Gëzuar festën e Krishtlindjeve e dashuria ime!
Unë të dua dhe nuk kam fjalë për të treguar se sa shumë. Të dua dhe dua ta dish edhe në këtë rast të veçantë të festës së Krishtlindjeve. Gëzuar Krishtlindjet, zemra ime!
Urime për Krishtlindje për Facebook
Miqtë e mi, urime për festën e gëzueshme dhe të mrekullueshme – Gëzuar Krishtlindjet! Unë dua t’ju uroj që zemra juaj të jetë e mbushur me lumturi. Jeta juaj qoftë plot bereqet dhe qetësi. Mbarësi në cdo aspekt të jetës suaj!
Miq të Facebook-ut, në këtë ditë të shenjtë, dua të bëj një urim të veçantë. Le të realizohet shumë shpejt gjithçka që ëndërroni. Le të ketë gjithmonë gëzim dhe të qeshura në shtëpinë tuaj. Ju, miqt e mi, meritoni të gjitha të mirat. Gëzuar Krishtlindjet!
Për këto festa unë dua t’ju uroj një det buzëqeshjesh dhe mirësie, bereqeti dhe mirëqenie, dashuri dhe paqe. Mos kini frikë të ëndërroni, sepse ëndrrat bëhen vërtet realitet. Gëzuar festën e Krishtlindjeve, miqtë e mi!
Miq e dashamirës, në këtë ditë të veçantë, ju uroj paqe dhe dashuri! Le të vijnë magjitë dhe mrekullitë në shtëpinë tuaj, gëzimi dhe lumturia mbretërofshin në familjet tuaja! Paçi një ditë të mrekullueshme – Gëzuar festën e Krishtlindjeve!
Gëzuar krishtlindjet mesazh
Pak dashuri, një fjalë gëzimi dhe një buzëqeshje e vogël mund t’ju bëjnë të lumtur këtë sezon të bekuar të Krishtlindjeve! Gëzuar festën e Krishtlindjeve!
Në këtë sezon Krishtlindjesh, përpiquni të dekoroni jo vetëm çdo hapësirë boshe rreth shtëpisë tuaj por edhe rreth jetës tuaj. Ju uroj me te mirat! Gëzuar Krishtlindjet!
Përmes këtij mesazhi të shkurtër, uroj që Krishtlindjet tuaja të shkëlqejnë dhe të sjellin shumë gëzim! Gëzuar Krishtlindjet!
Porosia ime për ju miq, është ta shijoni dhe festoni këtë sezon Krishtlindjesh ashtu sikurse fëmijët! Jam i sigurt që do të kënaqeni!
Ju uroj juve dhe familjarëve tuaj bereqet, paqe, lumturi dhe shëndet në këtë stinë të bekuar të Krishtlindjeve. Gëzuar festën e Krishtlindjeve!
Porosi për të uruar Gezuar krishtlindjet!
Magjia e Krishtlindjes e mbushttë zemrën plot në këtë sezon festash dhe uroj të sjellë gëzim në jetën tënde. Gëzuar Krishtlindjet!
Uroj që kjo stinë e Krishtlindjeve t’ju sjellë gëzim dhe frymëzim të ri, që t’jua bëjë vitin e ardhshëm një vit të suksesshëm për ju. Gëzuar festën e Krishtlindjeve!
Uroj që fëmija juaj i brendshëm të dalë në pah në këtë sezon festash dhe të gjejë kohë për të vlerësuar të gjitha gjërat që keni anashkaluar në jetën tuaj.
Ju dërgojmë pak ngrohtësi dhe gëzim së bashku me këtë mesazh urimi për Krishtlindje! Shijoje në maksimum kohën tënde pranë familjes! Gëzuar festën e Krishtlindjeve!
E gjithë shtëpia juaj qoftë e mbushur me dashurinë e kësaj periudhe të bekuar Krishtlindjesh. Kalo kohën tënde me të dashurit dhe shijo festat! Gëzuar Krishtlindjet!
Uroj që këto Krishtlindje të jenë një kohë e mrekullueshme për ju dhe për njerëzit e dashur në jetën tuaj. Gëzuar Krishtlindjet!
Krishtlindja është koha ku mund ta shihni dashurinë në veprim. Shijojeni kohën tuaj këtë sezon të mrekullueshëm! Gëzuar festën e Krishtlindjeve!
Qofshin këto Krishtlindje të mbushura me momente dashurie, ngrohtësie dhe lumturie. Gëzuar Krishtlindjet!