Gjendra tiroide – Rregullimi i funksionit te saj
- dua.com Team ·
- 29.11.2016 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Gjendra tiroide është një organ i rëndësishëm në trupin e njeriut që prodhon hormonet tiroide. Këto hormone ndikojnë në funksionimin e të gjitha qelizave të trupit dhe janë pjesë e sistemit endokrin.
Një gjendër tiroide e shëndetshme ndihmon në rregullimin e metabolizmit dhe në mbajtjen e niveleve të energjisë në trup. Megjithatë, nëse gjendra tiroide nuk funksionon siç duhet, mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore.
Gjendra tiroide
Kur tiroidet nuk prodhojnë mjaftueshëm hormone natyrale, shfaqet hipotiroidizmi, e kjo është pasojë e shpeshtë e mosfunksionimit të kësaj gjëndre.
Hormonet të cilat gjëndrat tiroide i prodhojnë e kontrollojnë metabolizmin e trupit, e mosfunksionimi i saj mundet të prekë secilin organ në trup.
Simptoma të tjera janë plogështia, depresioni, humbje e flokut, reflekse të dobëta, thonj që thyhen lehtë, lëkurë të vrazhdë. Hapat që mund ti ndërmarrin për rregullimin e funksionimit të gjëndrës janë:
- Nëse konsumoni mish, zgjidhni vetëm mishin organik.
- Vitamina B3 (niacinë),që shpeshherë përdoret për zvogëlimin e nivelit të kolesterolit është dëshmuar se ul nivelin e hormoneve të tiroideve.
- Vaji i kokosit stimulon gjëndrat tiroide dhe është zgjedhje e mirë te hipotireoza.
- Nëse problem përcjellës është depresioni, provoni që me kantarion t’i ndihmoni trupit në ngritjen e disponimit.
![](https://www.dua.com/wp-content/uploads/2024/10/unnamed-file-180x180-optimized.jpg)