Gjeni – 10 tipare që tregojnë se keni të bëni me një të tillë
- dua.com Team ·
- 17.05.2020 ·
- Personale ·
- 4 min read
Gjeni 10 tipare që tregojnë se keni të bëni me një të tillë. Përveç faktit se ata duken sikur mendojnë komplet ndryshe nga ne të vdekshmit, ata lënë edhe një përshtypje unike në shikimin e tyre. Këtu po ju tregojmë 10 karakteristika të tjera për të kuptuar nëse dikush eshte gjeni apo jo.
Thuhet se gjenitë keqkuptohen
Le të mundohemi të kuptojmë se si ta njohim një kur e kemi përballë. Gjeniu është një person që ka aftësi më të mira se të tjerët dhe një inteligjencë të jashtëzakonshme. Kjo veçori, gjithmonë, bën që ai të jetë një hap përpara të tjerëve. Por, shpesh jeta e këtyre njerëzve has momente të vështira, ankthe dhe mbingarkesë psikologjike.
Gjenitë janë të çuditshëm nga ana sociale
Një nga karakteristikat e një gjeniu është se ata janë njerëz të çuditshëm nga ana sociale. Shumë shpesh gjeniu nuk ndihet i qetë mes njerëzve. Kjo është arsyeja pse i quajnë të çuditshëm. Nuk dinë si të reagojnë, kjo sepse reagimet e tyre sociale i lidhin me shpjegim llogjik më tepër se emocional.
Kritikon dhe analizon gjithçka
Një person që ka një inteligjencë të jashtëzakonshme ka tendencë që gjithmonë të kritikojë dhe të analizojë gjithçka. Jo vetëm ata që janë vërdallë tij, por edhe veten gjithashtu. Kanë pritshmëri të larta. Zakonisht janë shumë të ndjeshëm nëse bëjnë gabim, pasi edhe ata janë kritikë ndaj vetvetes.
Janë të vetmuar
E kanë shumë të vështirë të gjejnë një shpirt binjak, kjo sepse janë shumë kërkues. Kjo nuk vjen vetëm prej faktit që janë kërkues, por edhe sepse ndoshta nuk mund të gjejnë dot një të dytë si ata.
Mendja nuk i rresht kurrë së punuari
Truri i tyre është gjithmonë në punë dhe shpesh i analizojnë gjërat kaq shumë saqë i bëjnë më të vështira se sa janë. Edhe kur flenë ëndërrojnë dhe madje i mbajnë mend ato. Ka raste kur zgjidhje të problemeve të tyre i gjejnë pikërisht gjatë kohës kur ëndërrojnë.
Ndonjëherë duken shumë të pasjellshëm
Duken të pasjellshëm me njerëzit me inteligjencë të zakonshme. Madje, nuk e durojnë dot injorancën. Problemi qëndron tek fakti sepse kjo shpesh duket si arrogancë.
Dembeloset dhe i lë gjërat pas dore
Ndonjëherë janë edhe pak dembelë, sepse i japin më tepër përparësi mendimit sesa veprimit. Intelektin e kanë përparësor por i lënë gjërat pas dore sepse interesi i tyre lëviz nga një degë në tjetrën.
Gjeniu është një person që mërzitet lehtë
E ka të vështirë të gjejë diçka që i intereson vërtet. Lëndët për të cilat interesohen më shumë nuk janë të denja për studime të mëtejshme për ta. Janë vazhdimisht në kërkim të përsosmërisë. Punojnë fortë për të arritur rezultate perfekte dhe vuajnë shumë nëse nuk i arrijnë ato rezultate.
Është shumë i informuar dhe i edukuar
Kërkon tema dhe lajme të reja përherë. Zakonisht nuk bëjnë biseda për një kohë të gjatë. Kjo ndodh sepse njerëzve super inteligjent nuk u pëlqen të flasin për tema joserioze.
Nuk janë të interesuar për kushtet e motit apo thashethemet
U pëlqejnë më shumë gjërat interesante dhe të thella. Edhe si fëmijë mund ta kuptoni nëse keni të bëni me një gjeni të ardhshëm. Përkushtimi ndaj studimeve është një nga simptomat, por për ta kuptuar më mirë mund t’i nënshtrohet edhe testeve të inteligjencës për të vlerësuar këtë prirje.