Gjuhet e botes me romantike
- ·
- 13.04.2021 ·
- ·
- 12 min read
Gjuhet e botes më romantike, cilat janë ato? Thuhet se femrat bëhen të bukura sepse meshkujt dashurohen pas pamjes, ndërsa meshkujt flasin bukur sepse femrat dashurohen pas fjalëve.
Nisur nga kjo duam t’ju tregojmë se cilat janë 5 Gjuhet e botes më romantike për të joshur çdo femër:
Spanjisht
Kuriozitet: Spanjishtja flitet nga më shumë se 420 milion njerëz në të gjithë globin. Është gjuhë zyrtare, kombëtare ose e folur gjerësisht në 44 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
“Të dua” në spanjisht: Te quiero [te kiero]
Frëngjisht
Shpesh konsiderohet të jetë gjuha më romantike në botë. Edhe ajo është një gjuhë Romance që buron nga Latinishtja.
Frengjishtja është një gjuhë shumë eufonike. Një rregull shqiptimi, p.sh është që folësit duhet të shmangin shqiptimin e bashkëtingëllores në fund të një fjale, përveçse kur ndiqet nga një zanore.
Në përgjithësi, zanoret dhe bashkëtingëlloret shpërndahen mirë në frëngjisht. Kjo gjë bën që fjalët të rrjedhin më mirë së bashku. Ashtu si spanjishtja, nevoja për të lidhur foljet në frëngjisht e bën frëngjishten një gjuhë të përsosur për poezi dhe muzikë. Francezët në fakt kanë reputacion për tekste të bukura.
Kuriozitet: Frengjishtja është gjuha zyrtare e mbi 29 vendeve në të gjithë botën dhe është gjuha e parë e parë më e folur në Bashkimin Europian.
“Të dua” në frëngjisht: Je t’aime [zhuh t’em]
Italisht
Amore, tesoro, dolcezza, bellissima, innamorato … Nuk është për t’u habitur që një gjuhë me fjalë të tilla ritmike konsiderohet si një nga gjuhët më romantike në botë. Në fakt, pikërisht këto fjalë u konsideruan se ishin disa nga fjalët më romantike. Thënë kjo nga 320 përkthyes dhe interpretues të anketuar në Today Translate.
Si gjuhë romance që gjithashtu evoluoi nga latinishtja, italishtja ka një histori të gjatë të poezisë, prozës dhe operës së shkruar bukur. Shpërndarja ritmike e bashkëtingëlloreve dhe zanoreve kontribuon në tingullin e saj të theksuar zhurmues. Kjo është arsyeja pse folësit e gjuhëve të tjera thonë se italishtja tingëllon natyrshëm sikur këndon.
Historia dhe kultura e gjuhës italiane, e kombinuar me ritmin e saj lehtësisht të njohur, bën që italishtja të konsiderohet gjerësisht si një nga gjuhët më romantike në botë.
“Të dua” në italisht: Ti amo [ti am-oh]
Portugalisht
Asnjë listë e gjuhëve romantike nuk do të ishte e plotë pa Portugalishten. Gjuhet e botes seksi me bazë latinishten që flitet kryesisht në Brazil dhe Portugali. Me intonacionet e saj melodike dhe ekspresive si dhe zanoret e tërhequra. Portugalishtja shkrihet në përfeksion me muzikën ritmike dhe vokale si marrabenta, samba, fado dhe bossa nova.
Kjo vjen sepse Portugezët përdorin një gamë shumë të gjerë tingujsh të zanoreve që lejojnë një rrjedhë të pakufizuar të ajrit. Kjo është ideale për të kënduar. Kombinoni tingullin e gjuhës Portugeze me gjeografinë tropikale të vendeve që flasin Portugalisht dhe traditat ekzotike, kulturore dhe muzikore, dhe keni një nga gjuhët më romantike dhe seksi në botë.
Portugalishtja flitet nga mbi 215 milion njerëz në të gjithë botën. Ndërsa shumica e folësve portugezë jetojnë në Brazil dhe Portugali, portugalishtja flitet gjithashtu në Mozambique, Cape Verde, Guinea-Bissau dhe São Tomé.
“Të dua.” në Portugalisht: Eu te amo [eo che a-moh]
Japonisht
Megjithatë, gjuhët latine nuk janë gjuhët e vetme romantike. Gjuhet e botes te fundit në listën tonë na çon në lindje. Ndërsa hedhim një vështrim në atë që shumë e konsiderojnë si një nga gjuhët romantike dhe ekzotike në botë: Japonishtja.
Me potencialin e saj mbresëlënës dhe ekspresiv, nivelet komplekse të mirësjelljes dhe tingujve tërheqës të thjeshtë por poetik, japonezët kënaqin veshët dhe mendjen. Japonishtja gjithashtu konsiderohet të jetë një nga gjuhët më të dobishme për të kënduar. Të gjitha rrokjet japoneze janë të hapura. Kjo i jep gjuhës një tingull të lehtë lirik, që është mbi të gjitha magjik. Shumë aspekte të kulturës japoneze kanë udhëtuar edhe në botën perëndimore. Kuzhina e ndërlikuar japoneze, historia dhe kultura e saj interesante kontribuojnë në joshjen e kësaj gjuhe.
Me afro 130 milion folës, japonishtja fliten kryesisht në Japoni, por folësit japonezë mund të gjenden në të gjithë botën.
“Të dua” në japonisht: Aishiteru [愛 し て,]
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se, për shkak të ndryshimit kulturor, shumë japonezë nuk thonë “Të dua”. Ata nuk e shprehin dashurinë e tyre po aq shpesh sa ne në perëndim. Shprehjet Suki da (好 き だ), suki dayo (好 き だ よ, e folura mashkullore) ose suki yo (好 き よ, e folura femërore) përdoren më shpesh.
Këto janë vetëm disa nga gjuhët më romantike në botë bazuar në tiparet e tyre gjuhësore dhe reputacionin e përbashkët. Në realitet, çdo gjuhë mund të jetë romantike nëse flisni me fjalët e duhura!
Shtatë nga gjuhët më të studiuara në botë
Nëse ju intereson njëra prej këtyre gjuhëve, vetëm duke e rrethuar veten me gjuhën e shkruar dhe të folur mund ta mësoni, duke iu bashkuar komunitetit të saj prej miliona studentësh. Ama, nëse nuk gjendeni në një zonë ku ato fliten, gjuhët e huaja nuk mësohen kaq lehtë.
Gjatë gjithë këtij postimi, do të përdor statistika në lidhje me studimin e gjuhës dhe popullsinë e folësve nga një artikull në Washington Post, pjesa tjetër është shkruar prej meje:
Anglisht
Numri i nxënësve: 1.5 miliardë
Anglishtja është gjuha më e studiuar dhe është e vetmja gjuhë që mbledh më shumë se një miliardë studentë.
Në të gjithë globin, më shumë se 520 milion flasin anglisht si gjuhën e tyre amtare ose të dytë.
Është gjuha zyrtare e më shumë se 50 vendeve. Nuk është për t’u habitur që anglishtja është kaq popullore ose e studiuar kaq shumë.
Në shumë kombe, përmbajtja globale – mendoni lajmet, politika dhe argëtimi – fillimisht raportohen në anglisht. Pasi është një nga gjuhët më të folura në botë, lehtëson komunikimin global – madje edhe në vendet ku nuk është domosdoshmërisht gjuha zyrtare.
Shumë organizata ndërkombëtare dhe kompani përdorin gjuhën angleze si gjuhën e tyre kur bëjnë biznes. Ndaj, folësit anglezë kanë një avantazh në shumë raste punësimi.
Anglishtja është një nga gjuhët e punës së Kombeve të Bashkuara dhe është gjuha zyrtare e Bankës Botërore.
Fakt Interesant: Në gjuhën angleze ekziston një fjali që përdor çdo shkronjë të alfabetit të saj. “The quick brown fox jumps over the lazy dog.” Fantastike apo jo?!
Frëngjisht
Numri i nxënësve: 82 milion
Frengjishtja është e vetmja gjuhë përveç anglishtes që flitet në pesë kontinente! Gjithsej, më shumë se 220 milion njerëz flasin frëngjisht, duke e bërë atë gjuhën e gjashtë më të folur në botë.
Shumë nxënës të gjuhëve janë të interesuar të mësojnë frëngjisht sepse është një investim i zgjuar. Frengjishtja është një nga gjuhët me rritje më të shpejtë në botë, me 750 milion njerëz që pritet ta flasin deri në vitin 2050.
Sipas Financial Times, frengjishtja është gjithashtu një nga gjuhët që kërkohet më tepër mes bizneseve në Sh.B.A. Është një mundësi fantastike nëse gjendeni atje dhe dëshironi të zgjeroni mundësitë tuaja profesionale.
Fakt Interesant: Kur ndodhi Revolucioni Francez, jo të gjithë qytetarët francezë flisnin gjuhën amtare të kombit. Në fakt, 75% flisnin diçka tjetër përveç frengjishtes. Dhe deri në vitet 1800 njerëzit në Holland dhe Gjermani flisnin më shumë frëngjisht sesa njerëzit që jetonin në disa pjesë të Francës.
Mahnitëse, apo jo? Kjo ndryshoi sidomos kur numri i folësve francezë u trefishohen që nga viti 1945.
Kinezisht
Numri i nxënësve: 30 milion
16 përqind e popullsisë globale – ose 1.39 miliardë njerëz – flasin kinezisht si gjuhën e tyre amtare ose si gjuhë shtesë. Nuk është çudi që numri është kaq i lartë, duke konsideruar që Kina është kombi më i populluar në ekzistencë, me më shumë se 1.3 miliardë qytetarë.
Kinezishtja ka reputacionin si e vështirë për t’u mësuar nga folësit anglezë, por kjo mund të jetë një keqkuptim. Sepse kinezishtja nuk ka kohë foljesh dhe nuk ka rregulla gjinore për të mësuar përmendësh. Në të vërtetë është një mundësi fantastike nëse doni të mësoni një gjuhë të re pa shkulur flokët prej gramatikës.
Ndoshta nuk do t’ju habisë fakti që kinezët kanë gjithashtu potencial të konsiderueshëm në botën e biznesit. (Mark Zuckerberg, Drejtori i Përgjithshëm i Facebook, është gjithashtu mësues i gjuhës Kineze!) Kina është shtëpia e një prej kulturave më të vjetra në botë dhe është një central elektrik-ekonomik global.
Fakt Interesant: Ka mbi 50,000 karaktere të shkruara kineze! Kur të skoni në Kinë admironi dhe fotografojini këto karatktere. Mund të mos kuptoni asnjë fjalë por janë shumë intriguese.
Spanjisht
Numri i nxënësve: 14.5 milion
Ekzistojnë 389 milion folës të gjuhës spanjiste gjithsej. Spanjishtja është gjuha zyrtare e 21 kombeve.
Por nuk keni nevojë të jeni në Spanjë ose në Amerikën Latine që gjuha të jetë e dobishme për ju. A e dini se SH.B.A-të në të vërtetë ka më shumë folës spanjollë sesa vet Spanja? Parashikohet të jetë vendi me më shumë folësit të spanjishtes kudo, në vitin 2050.
Këto fakte e bëjnë spanjishten një gjuhë veçanërisht të popullarizuar për banorët e Sh.B.A-së që kërkojnë mundësi punësimi. Ndoshta edhe thjesht sa të jenë në gjendje të komunikojnë më shumë me fqinjët e tyre.
Nëse doni të zgjeroni aftësitë tuaja të komunikimit përtej kufijve fizikë, spanjishtja është gjuha e tretë më e përdorur në internet pas anglishtes dhe kinezishtes!
Shumë folës anglezë zgjedhin gjithashtu spanjishten, sepse konsiderohet si një nga më pak të vështirat për tu mësuar. FSI (Instituti i Shërbimeve të Jashtme) e rendit atë si një gjuhë e Kategorisë 1-e lehtë për tu mësuar. Mjaftojnë vetëm 600 orë kohë studimi për të mësuar. Krahasoje pak këtë me Japonishten, e cila do të paktën 6 vjet.
Fakt Interesant: është e dobishme të dini se spanjishtja quhet edhe Español (Spanjisht) dhe Castellano (Castilian). Një gjuhë që i duhen dy emra? Padyshim që bie në sy!
Gjermanisht
Numri i nxënësve: 14.5 milion
Ka 132 milion folës të gjuhës gjermane dhe 95 përqind e popullsisë së Gjermanisë e flet gjermanishten si gjuhën e tyre të parë.
Shumë sektorë të biznesit përfshijnë ndërmarrje gjermane. BMW, Adidas, Volkswagen dhe Mercedes-Benz, ndër të tjera, janë me pronësi gjermane.
Nëse mendoni të punoni për një nga këto gjigandë ekonomike, dijeni se e konsiderojnë gjuhën gjermane një plus.
Gjermanishtja është gjithashtu ëndrra e çdo adhuresi fjaloresh (nëse ka të tillë)! 😀 Ekzistojnë disa fjalë çmendurisht të gjata në gjuhën gjermane.
Ndoshta nuk shqiptohen me lehtësi, por janë shumë argëtuese për t’u mësuar.
Fakt Interesant: Rechtsschutzversicherungsgesellschaften (një kompani sigurimesh që siguron mbrojtje ligjore) konsiderohet fjala më e gjatë gjermane, edhe pse në të vërtetë nuk është në fjalor. Le të shpresojmë që të mos na bjerë kurrë në një test drejtshkrimi!
Italisht
Numri i nxënësve: 8 milion
Italishtja ka 67 milion folës gjithsej. Ekonomia që lulëzon e Italisë dhe forca e saj si një treg i madh eksportesh i Sh.B.A-vë, e bëjnë këtë gjuhë të bukur një nga gjuhet më të mësuara.
Të gjithë e dimë se Italia është e famshme për artin dhe kulturën e saj. Kjo vazhdon të jetë e vertetë që prej Perandorisë Romake. Por, Italia e sotme shkrihet me thesaret e botës së vjetër (Michelangelo, Da Vinçi? I njihni?). Kushdo që është zotërues i kësaj gjuhe i hap rrugë të mëdha vetes.
Fakt Interesant: Nëse po pyesni veten se si u përhap kjo gjuhë në Itali dhe Evropë, mos pyesni më. “Komedia hyjnore” e njohur e Dantes është arsyeja kryesore e përhapjes së gjuhës italiane. Sot, 15% e fjalëve italiane që përdorim vijnë prej Dantes, që disa e konsiderojnë si “babai i gjuhës italiane”.
Japonisht
Numri i nxënësve: 3 milion
Në të gjithë botën, 123 milion njerëz flasin Japonisht si gjuhë amtare ose gjuhë të dytë.
Ka shumë faktorë që i motivojnë nxënësit të mësojnë Japonishten. Disa arsye janë mëse të dukshme, dhe variojnë që nga mundësitë e punësimit deri te programet arsimore të shkëmbimit.
Organizatat popullore si Programi JET bën të mundur që folësit anglezë të jetojnë dhe punojnë brenda komuniteteve japoneze, ndërsa përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore.
Një arsye tjetër që nxit shumë nxënës të gjuhës është dëshira për të kuptuar animet japoneze në gjuhën e saj origjinale.
Fakt Interesant: Ekzistojnë dy dialekte kryesore të kësaj gjuhe melodike, Japonishtja Lindore dhe Japonishtja Perëndimore. Pa përmendur që ka tre alfabeta. Po, po ashtu është!
Nuk do të gaboni nëse zgjidhni një nga gjuhët e mësipërme për t’i studiuar. Keni gjithçka për të fituar dhe asgjë për të humbur – prandaj pse jo? Paçi fat!