Hapja e llogarisë online për regjistrimin e bizneseve

  • dua.com Team ·
  • 31.07.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Përdoruesit të cilët paraprakisht nuk kanë llogari të hapur, duhet të krijojnë atë duke klikuar në link-un për regjistrim “Regjistrohu”, në formën për kyçje (Figura 1). Për t’u regjistruar duhet të plotësohen fushat të cilat shfaqen si në vijim, ku edhe është e cekur që duhet të keni një e-mail adresë valide.

1. Emri – Shëno emrin tuaj personal
2. Mbiemri – Shëno mbiemrin tuaj personal
3. Email – Shëno email adresën tuaj valide
4. Telefoni – Shëno numrin tuaj të telefonit përmes të cilit mund të ju kontaktojnë
5. Fjalëkalimi – Shëno fjalëkalimin më të cilin do të i kyçeni më vonë llogarisë tuaj
6. Konfirmo fjalëkalimin – Shëno fjalëkalimin e njëjte si më lartë
7. I’m not a robot – Bëni tik të katrori përkatës

Pas plotësimit të të gjitha fushave, klikohet në butonin “Regjistrohu”, më ç ‘rast përdoruesit do ti dërgohet një email, ku i kërkohet që të konfirmojë që ka kërkuar që të hapë një llogari në Sistemin Online për Regjistrimin e Bizneseve. Pas konfirmimit të email-es, përdoruesi mund të kyçet më kredencialet e tij në këtë sistem. Nëse regjistrimi ka qenë isuksesshëm (d.m.th. kur të gjitha të dhënat nëpër fusha janë dhënë saktë nga përdoruesi), shfaqet mesazhi sikurse në figurën vijuese:

Në vazhdim është paraqitur skenari, ku përdoruesit mund të dështoj të regjistrohet:

Nëse të dhënat, përkatësisht email adresa nuk është e saktë apo është përdorur më herët, përdoruesit i bëhet me dije se duhet të përdorë një email adresë tjetër.

dua.com Team

Related