Cfare eshte hemoglobina?

  • dua.com Team ·
  • 02.03.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Hemoglobina – pse është e rëndësishme para së gjithash hekuri, dhe nënkuptohet që fëmija të jetë i shëndetshëm dhe palca kockore të jetë me vlerë të mirë dhe të funksionojë si duhet. Pa hekur thjeshtë nuk ka hemoglobinë të mjaftueshme, ndërsa hekuri e nxit ushqimin. 

Gjashtë muajt e parë në jetën e një fëmije, hekuri vjen përmes mëlçisë së foshnjes, që është ruajtur qysh nga shtatzënia. Prandaj, është e rëndësishme që nënat e ardhshme të kujdesen për ushqimin në mënyrë që hemoglobina e saj të jetë në rregull.

Pra, në gjashtë muajt e parë nuk ka nevojë që fëmijëve të shëndetshëm tu jepni sasinë e hekurit.

Hemoglobina – Çfarë mund të pengojë krijimin e saj?

Në mungesë të hekurit, nuk ka mjaftueshëm edhe hemoglobinë, që nënkupton se foshnja gjashtë muajshe duhet të konsumojë hekur në mënyrë natyrale, ndërsa më vonë konsumi i mishit me cilësi të lartë dhe e verdha e vezës janë të pasura me shumë hekur.

Në vitin e parë të foshnjes nuk rekomandohet qumështi i lopës sepse ndërhyn në absorbimin normal të hekurit nga zorrët pasi përmban kripëra.

Çfarë duhet të bëni kur niveli i hemoglobinës bie?

Anemia është rezultat i sasisë së pamjaftueshme të hekurit. Trajtimi është mëse i nevojshëm kur vlerat e hemoglobinës janë në kufirin e psohtëm të moshës ose kur kemi çrregullim në parametrat e pasqyrës së gjakut.

Pa kontroll adekuat të mjekut dhe pa diagnozë për terapi, nuk mund të përcaktohet vetëm në bazë të pasqyrës së gjakut. Në fund, një dietë e balancuar dhe e shëndetshme siguron vlerat e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Prandaj vlen principi se ushqyerja e mirë parandalon mungesën e hekurit në trupin e fëmijës, por gjithashtu mund të parandalojë edhe paraqitjen e anemisë.

dua.com Team

Related