Qysh me i heq qafe dhembjet e eshtrave?
- dua.com Team ·
- 26.06.2018 ·
- Qysh Me ·
- 3 min read
Nëse përballeni me dhembjet e eshtrave ne ju kuptojmë shumë mire. Dhembjet e eshtrave konsiderohen si një nga dhembjet më të pa durueshme. Megjithatë ka disa ushqime qe ju ndihmojnë t\’i lehtësoni ato, nëse i konsumoni rregullisht.
Më poshtë mund të mësoni se cilat janë disa nga to.
Kosi
Shumica e njerëzve e marrin vitaminën D përmes ekspozimit në rrezet e diellit. Por disa ushqime, si kosi, janë të fortifikuara me vitaminë D. Një filxhan kos mund të jetë një mënyrë e mirë për të marrë sasinë e kalciumit të nevojshëm. Fermat prodhojnë kos pa yndyrë që përmban 30% kalcium dhe 20% vitaminë D.
Qumështi
Ekziston një arsye pse qumështi është burimi numër një i kalciumit për fëmijët. Qumështi pa yndyrë do t’ju kushtojë 90 kalori, por do t’ju japë 30% të dozës suaj ditore të kalciumit. Zgjidhni një markë të fortifikuar me vitaminë D për të marrë të mirat dyfish.
Djathi
Vetëm sepse djathi është i mbushur me kalcium nuk do të thotë që ju duhet të hani atë në mënyrë të tepruar. Vetëm disa kubikë të vegjël djathi përmbajnë më shumë se 30% të vlerës së tuaj të përditshme e kalciumit, kështu që duhet ta përdorim në mënyrë të moderuar. Shumica e djathrave përmbajnë një sasi të vogël të vitaminës D.
Sardelet
Këto peshq të vegjël, që shpesh gjenden në kanaçe, kanë nivele çuditërisht të larta të të dy këtyre lëndëve ushqyese, vitaminës D dhe kalciumit. Edhe pse ata mund të duken paksa të çuditshëm, ata kanë një shije të shijshme dhe për më tepër vlera përsa i përket shëndetit të kockave.
Vezët
Edhe pse vezët përmbajnë vetëm 6% vitaminë D të dietës suaj të përditshme, ata janë një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të marrë këtë lëndë. Vitamina D ndodhet me shumicë kryesisht tek vezët me lëvozhgë ngjyrë të verdhë.
Salmoni
Salmoni është i njohur përmbajtjen e acidit yndyror omega-3 që është i shëndetshëm për zemrën, por një pjesë e këtij acidi yndyror që ndodhet tek salmoni përmban më shumë se 100% të vitaminës suaj D. Pra konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat tuaja.
Spinaqi
Spinaqi do të jetë mënyra juaj e re e preferuar për të marrë sasitë e duhura të kalciumit. Një filxhan spinaq i gatuar përmban pothuajse 25% të kalciumit të dietës suaj të përditshme. Plus fibra, hekur dhe vitaminë A.
