Hite verore te dashurise qe ndezin bregdetin shqiptar

  • dua.com Team ·
  • 29.07.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Hite verore të dashurisë që ndezin bregdetin shqiptar. Ndërkohë që vera po arrin kulmin e saj me temperatura, janë hitet verore të dashurisë ato që e ndezin më shumë atmosferën.

Pavarësisht kushteve që ndodhemi prej koronavirusit, kjo nuk i ka ndalur njerëzit të shijojnë pushimet e endrrave të tyre.

Rinia Kosovare dhe ajo Shqiptare ka zbarkuar në rivierën shqiptare duke shijuar jo vetëm detin dhe rërën e ngrohtë, por edhe muzikën më trendi të sezonit. Muzika dhe dashuria në sezonin e verës kombinohen si kripa me piperin.

Ndaj, do t’ju sjellim 5 këngët me hit që ia vlen të dëgjoni në makinën tuaj gjatë rrugëve të gjata. Ose të kërceni nën ritmin e tyre duke shijuar një pije freskuese në një ‘beach bar’. Zgjedhja ëshët e juaja, mjafton që ju të kaloni pushime fantastike. Ja cilat janë ato:

  • Ardian Bujupi & Xhensila PANORAMA (prod. MB & Unleaded)
  • Capital T C’EST LA VIE (Prod by. Jumpa)
  • Dafina Zeqiri ft Ledri Vula x Lumi B Aman
  • Lyrical Son & Mc Kresha Ajo po don (Official Video)
  • Ghetto Geasy feat Majk Zhytem (Je t’aime)

Këto janë vetëm disa nga hitet verore të dashurisë, e megjithatë mjaftojnë për të ndezur çdo atmosferë. Edhe këtë vit, këngëtarët trend të muzikës shqiptare e kosovare pushtojnë zemrat tona me ritmet dhe tingujt e tyre të papërseritshëm. Shijojini!

dua.com Team

Related