Hobi te ndryshem
- dua.com Team ·
- 11.05.2021 ·
- Personale ·
- 4 min read
Hobi te ndryshem Nganjëherë fusha në të cilën jemi kualifikuar profesionalisht është krejt ndryshe nga hobi që kemi. Për arsye të ndryshme shumë prej nesh studiojmë dhe orientojmë karrierën kah e kundërta e hobit tonë.
Mirëpo lajmi i mirë është se pa marrë parasysh çfarë profesoni kemi në mund të punojmë dhe ta zhvillojmë edhe më tepër hobin tonë. Madje mund ta bëjmë edhe profesion të dytë. Para se ta lexoni këtë blog tutje mendoni për një hobi që e keni. Mendoni sa me pasion merreni më të. Ndërsa tutje lexoni disa këshilla se si mund të perfeksiononi hobin tuaj dhe të arrini qëllimet tuaja.
Praktikoni sa më shumë
Nëse e keni hobi muzikën, gatimin, punën e dorës, pikturën, apo çkado tjetër, praktikojeni sa më shumë. Mbusheni kohën tuaj të lirë duke e avancuar hobin tuaj. E dini shumë mirë se sa të relaksuar ndiheni kur merreni me këtë gjë që ju pëlqen aq shumë. Hobi ju çlodhë trurin dhe ju bën të ndiheni më efikas. Prandaj si hap i parë, mos hezitoni të merreni sa më shumë me të.
Ndani me të tjerët rezultatet tuaja
Cilado qoftë vepra juaj që ka ardhur si rezultat i hobit ndajeni me të tjerët. Nëse po mësoni të luani një këngë të re me ndonjë instrument, luajeni para dikujt. Nëse po gatuani diçka të re ftojeni dikë të afërtë ta provojë dhe merreni mendimin e tyre. Nëse keni realizuar ndonjë punim dore dhurojani dikujt dhe pyesni se si po i duket. Ky është kontakti i parë i punës tuaj me të tjerët. Vetëm kështu mund ta shhni se sa vlerësohet ajo nga të tjerët. Vërejtjet dhe sygjerimet e tyre do të ju ndihmojnë pa masë.
Certifikohuni për atë punë
Nëse ka mundësi ndiqni një kurs profesional që lidhet me hobin tuaj. Kjo do të ju ndihmojë juve ta përvetësoni edhe më shumë atë lëmi. Mirëpo në anën tjetër edhe do të ju jap një dëshmi se ju jeni të zotë ta kryeni atë punë. Nuk i dihet se ku më vonë në jetë një diplomë e tillë mund të ju hyjë në punë prandaj mos hezitoni ta bëni këtë.
Kërkoni grupe njerzish që kanë të njëjtin hobi si ju
Rrjetet sociale janë të mbushura më grupe njerëzish që kanë interesa dhe preferenca të njëjta. Pa marrë parasysh cili është hobi juaj, është e sigurtë se në internet do të gjeni një grup me njerëz që e duan të njëjtën gjë. Mos u frikësoni. Mos i shihni ata si konkuret por vetëm si persona prej të cilëve mund të mësoni e më të cilët mund t’i ndani përvojat tuaja. Në grupe të tilla do të argëtoheni shumë e madje edhe mund të bëni miqë të mirë!
Promovoni punën tuaj në internet dhe filloni angazhimin seriozisht
Për fund, juve ju duhet një profil në internet specifikisht për hobi te ndryshem apo punën tuaj të ardhshme. Aty mund të promovoni çdo gjë që dini ta bëni mirë. Mund të nisni të shisni çdo produkt që me talentin tuaj keni arritur ta realizoni. Vetëm një gjë duhet ta keni parasysh. Sikur asnjë fillim tjetër, as ky fillim nuk është i lehtë.
Ju duhet përkushtim. Promovim. Fotografi të bukura e përshkrime të mira. Mirëpo me aq dashuri sa keni ju për hobin tuaj jemi të bindur se do të ja dilni. Kësisoj i jepni vetës mundësi që krahas profesionit tuaj të parë të keni edhe një të dytë. Ju do të ndiheni më produktivë, më të lumtur dhe më të kompletuar. Rezultatet e punës tuaj të zemrës do të ju bëjnë të ndiheni të plotësuar shpirtërisht. Mos e privoni vetën nga kjo ndienjë e mrekullueshme.
