Ide dhuratash per Vitin e Ri!
- dua.com Team ·
- 22.12.2015 ·
- Lifestyle ·
- 2 min read
Ide dhuratash per vitin e ri, mund të keni kaluar një vit me shumë punë, e mbase edhe me shumë probleme financiare.
Mirëpo tani është periudha të nxitoni për të mbyllur bilancet tuaja dhe për të blerë një mori dhuratash. Sa më shumë detyrime, duke lënë mënjanë disa para që duhet të përdorini për atë që ngroh zemrën e vatrën tuaj festive, dhuratat. Janë pikërisht këto që e përsërisin magjinë çdo vit.
Dekore për shtëpinë
Mes dhuratave të Vitit të Ri nuk mund të mungojnë zbukurimet e personalizuara. Një ide dhuratash fantastike mund të jetë diçka për shtëpinë, dekorime zbukuruese për dritaret ose edhe qëndisje me punim kryq me temë festive. Destinacioni i thjeshtë për arritur te to janë qendrat tregtare. Çmimet janë modeste dhe një mënyrë e mirë për t’u zgjedhur nga ato që e kanë në plan të bëjnë shumë dhurata.
Dhurata teknologjike
Produktet e teknologjisë duket se nuk do të dalin kurrë nga moda e dhuratave. Të preferuara janë mbi të gjitha pajisjet e sapodala nga fabrikat e teknologjisë. Edhe ata që nuk bëjnë dot pa tabletë e aksesorë hitech, janë gjithnjë e më të shumtë. Por, sugjerimi për këtë fundvit nuk është për produktet më të shtrenjta. Celulari Huawei Smartphone Ascend Y330 ju kushton më pak se 9 mijë lekë dhe mund ta gjeni kudo. Po këtu mund të zgjidhni edhe Tabletin Huawei Mediapad Youth 2 për 14,990 lekë.
Për miqtë e vështirë
Nëse kthehet në një problem dhurata për mikun apo shoqen tuaj, zgjidhja më e drejtë janë trajtimet relaksuese, banja termale apo një pazar “i vogël” në dyqane të paracaktuara më parë nga ju.
Për meshkuj
Nëse kërkoni dhurata për meshkuj, zgjedhjet nuk janë edhe aq të kufizuara. Gjithsesi, kujdesuni që të dhuroni diçka që ka lidhje me personalitetin e njerëzve tuaj të dashur. Një këmishë e cilësisë se lartë, apo një triko kashmir do t’i dhuronte buzëqeshjen e mikut tuaj. Kjo është një prej atyre dhuratash që pëlqehen nga të gjithë.