Ikbal Cika – Gazetarja e parë shqiptare
- dua.com Team ·
- 23.08.2020 ·
- Kuriozitete ·
- 3 min read
Ikbal Cika – Gazetarja e parë shqiptare “Kjo grua ishte një ikonë, por në nuk dimë as kur lindi”. Sot ne flasim me kontribuesen tonë të historisë, Kristianën, për gazetaren e parë femër shqiptare, Ikbal Çika. “Për herë të parë, shohim diçka të bërë për gratë në Shqipëri”.
“Nuk është e sigurt, megjithatë supozohet se ajo ka lindur në fillim të viteve 1900. Sidomos në vende si Shqipëria, në këtë periudhë fillojmë të shohim gra që duan të marrin pjesë në shoqëri, sepse kanë marrë pjesë në luftë gjithashtu. Ikbal Çika ishte një luftëtare e vërtetë. Sidomos për të përfaqësuar aftësinë e femrave që donin të zgjidhnin vet se si të jetonin jetën e tyre. Ajo mishëroi thënien: Nëse doni të keni një komb harmonik, duhet të përfshini gratë “.
Dhe më pas ajo nisi diçka që është kaq normale sot, por që në atë kohë ishte inovative, apo jo?
“Po, ajo themeloi një revistë të quajtur Shqiptarja. Ikbali ndihmoi në integrimin e grave në shoqëri. Revista ishte diçka e bërë tërësisht për gratë nga gratë. Ajo shkroi për shembull pjesë artikujsh për gratë në shkencë, dhe për të gjitha aspektet e tjera të jetës shqiptare. Për herë të parë, shohim diçka të bërë veçanërisht për gratë.
‘Ikbal po nxiste për njohjen e të drejtave të grave në shoqëri’
Një nga gjërat për të cilat ajo luftoi, dhe shkruajti në revistën e saj Java dhe Shqiptarja, ishte heqja e shamisë. Ajo nuk ishte kundër shamisë si simbol fetar, por ishte pro mundësisë së zgjedhjes. Ajo nuk donte që gratë të detyroheshin të mbanin shaminë, sepse nuk vinte nga kultura shqiptare. Ajo mishëroi plotësisht idenë: ‘Shqipnia e parë, dhe feja e dyta’. Si rezultat, u bë një ligj që femrat të kishin zgjedhje të lirë të vishnin ose jo shaminë.
Ikbal po nxiste për njohjen e të drejtave të grave në shoqëri, politikë, punët qeveritare dhe që femrat të përfshiheshin në shoqëri.”
Ikbal Çika me vëllain e saj, Nebilin.
Ajo ishte e martuar me Nabil Çika. A nuk shqetësohej i shoqi nga gjithë këto gjërat që ajo po bënte?
“Bashkëshorti i saj ishte i përfshirë në bashkësinë intelektuale shqiptare. Ai e mbështeste shumë gruan e tij. Fatkeqësisht, ashtu si shumë intelektualë të tjerë, ai u vra gjatë regjimit Hoxha. Edhe vëllai i Ikbals u masakrua. Ne nuk kemi informacione se cfarë ndodhi me Ikbalin pas vitit 1944. Ky është suksesi i regjimit Hoxha: “Është e vështirë për ne të gjejmë njerëz si ajo. Nëse askush nuk shkruan për njerëz si Ikbal: Ato harrohen.” Mund të ketë pasur më shumë gra si ajo, por ne nuk dimë asgjë rreth tyre.
Çfarë mund të mësojmë prej saj?
Ne mësojmë prej saj se pavarësisht të gjitha mosmarrëveshjeve dhe vështirësive, duhet të shkoni deri në fund realizimit të qëllimeve tuaja. Ajo dëshironte të përhapte këtë vetëdije, ajo i donte gratë si pjestare aktive të shoqërisë.
A doni të lexoni më shumë për figura historike?
