Ilaçet shtëpiake kundër erës së keqe nga goja
- dua.com Team ·
- 09.05.2019 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Ilaçet shtëpiake, kundër erës së keqe nga goja. Sot ne kete artikull do t\’ju sjellim disa sugjerime ne lidhje me shendetin e gojes. Le te fillojme me bimet apo ‘Ilaçet’ shtëpiake qe na ndodhen verdall.
Majdanozi
Majdanozi është bima më e njohur e gjelbër që e largon erën e keqe nga goja. Por, si \”ndihmë e parë\” mund të shërbejnë edhe disa bimë të tjera. Menta, bima e dragoit, rozmarina, po ashtu mund të përdoren për t\’u përtypur apo të zhyten në ujë të nxehtë dhe të pihen si çaj.
Jogurti
Niveli i lartë i sulfitit të hidrogjenit në gojë është njëri ndër shkaktarët e erës së keqe. Jogurti vepron ashtu që zvogëlon nivelin e kësaj substance dhe eliminon bakteret jo të shëndetshme. Ekspertët thonë se jogurti është preventivë e mirë kundër sëmundjeve të mishit të dhëmbëve, për shkak të vitaminës D që e përmban.
Pemët dhe perimet \”kërcëlluese\”
Mollët, selinoja dhe karotat rrisin sekretimin e pështymës në gojë, e cila ka rëndësi për eliminimin e baktereve të këqija.
Xhenxhefili
Përpos që preferohet si ilaç për problemet me lukth, xhenxhefili është efikas edhe në luftë kundër erës së keqe të gojës. Mund të përgatitni preparat për shpëlarjen e gojës, ashtu që copat e xhenxhefilit të freskët i përzieni me limon dhe me ujë të nxehtë.