Incognito mode – A eshte aq i sigurt sa mendoni?
- dua.com Team ·
- 20.07.2020 ·
- Qysh Me ·
- 3 min read
Incognito mode (Private) është një term relativ. Kjo është diçka e qartë kur bëhet fjalë për “navigimin privat” – Hyrja në Icognito Mode gjoja ju lejon të fshehni historinë tuaj nga të tjerët që përdorin të njëjtin kompjuter.
Megjithatë, kjo nuk është gjithnjë e vërtetë.
Kufijtë e Incognito Mode
Shfletuesit që ofrojnë një mënyrë private shpesh shrehin se nuk jep mbrojtje aq sa do të dëshironin. Në rastin më të mirë, siguron një shtresë intimiteti për njerëzit që punojnë nga rrjetet e tyre private të shtëpisë.
Incognito Mode nuk i ndalon administratorët e rrjeteve të korporatave ose arsimore të mbajnë skedare të aktiviteteve tuaja. Po ashtu, nuk e pengon dikë që të spiunojë zakonet tuaja të navigimit nëse përdorni një internet publik në një kafene apo restorant.
Për më tepër, ka mënyra në të cilat navigmi privat mund të mposhtet në vend. Nëse kompjuteri juaj është i infektuar me malware që gjurmojnë trafikun e rrjetit dhe kërkesat DNS, Incognito Mode nuk ju ndihmon dot.
A është privatësia në internet diçka realiste?
Çfarë nënkupton “privatësia” elektronike dhe është një perspektivë realiste në internet, janë tema të rëndësishme për tu eksploruar.
Në termat më të thjeshtë, Intimiteti i navigimit në Internet tregon aftësinë për të komunikuar dhe lundruar pa një palë të tretë të jashtme që vëzhgon aktivitetet tuaja. Aktualisht, ne përballemi me një bollëk të barrierave të mundshme për këtë.
Po për ata që operojnë rrjetin tuaj dhe ISP-në tuaj? Dhe mos harroni qeverinë. Ekziston edhe industria e teknologjisë së reklamave, e cila jep reklama të drejtuara me saktësi përmes sistemeve të sofistikuara të përgjimit.
Dëshironi të ndaloni administratorin e rrjetit tuaj të shikojë se çfarë jeni duke kërkuar?
Epo, do t’ju duhet një VPN — dhe sigurohuni që është një që nuk mban regjistra. Po për gjurmuesit? Do t’ju duhet një shtojcë edhe për ato. Për të qenë me të vërtetë të sigurt, çaktivizoni plotësisht JavaScript. Sigurisht, do të ndalojë që shumë site të funksionojnë si duhet, por gjithashtu do t’i ndalojë disa nga përgjimet më të shpeshta.
Këto janë masa ekstreme, dhe jo diçka që jua rekomandojmë, për arsye të dukshme. Sidoqoftë, ato ilustrojnë faktin se privatësia e internetit nuk është bardh e zi.
