Infeksionet urinare – Qysh me i sheru me sode bikarbonati?
- dua.com Team ·
- 29.03.2023 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Infeksionet urinare shpesh janë të pranishme tek femrat. Me siguri, së paku një herë në jetë keni ndier djegie me rastin e urinimit apo rëndesën dhe shtypjen në fshikëzën urinare.
Kur shfaqen simptomat të tilla, fjala është kryesisht për infeksionet urinare, transmeton Telegrafi.
Kjo është vështirësi e shpeshtë, e cila shfaqet kur mikroorganizmat, të cilët jetojnë në traktin urogjenital dhe në zorrë, arrijnë në fshikëzën e urinës.Më shumë se 90% e të gjitha infeksioneve urinare i shkakton bakteri Escherichia coli, i cili natyrshëm gjendet në zorrët tuaja.
Infeksionet urinare sulmojnë femrat
Bakteret e padëshiruara hyjnë lehtësisht në fshikëzën e femrës për shkak të mbushjes së gypit urinar, i cili është shumë i shkurtër. Infeksioni më së shpeshti shfaqet te vajzat të cilat sapo kanë hyrë në marrëdhënie seksuale dhe te femrat në menopauzë.
Simptomat e infeksionit
Simptomat e infeksionit urinar janë ndjenja e presionit në fshikëzën urinare, djegie me rastin e urinimit, urinë e turbullt dhe gjak në urinë, temperatura e ngritur dhe dhembjet në pjesën e poshtme të stomakut.
Nëse i keni këto simptoma, filloni sa më parë shërimin, sepse zvarritja e madhe mund të çojë deri në atë fazë që bakteret të arrijnë në veshka dhe të shkaktojnë komplikime më të mëdha.
Soda e bikarbonatit është superartikull, i cili ka cilësi alkalike, që do të thotë e neutralizon thartirën e urinës, andaj mund të ndihmojë te infeksionet bakteriale të traktit urinar.
- Në 1 gotë me ujë shtoni 1 lugë të vogël sodë bikarbonati dhe përzieni mirë.
- Pijeni të gjithën. Më së miri është që ta pini menjëherë në mëngjes.
- Sodën e bikarbonatit mos e përdorni në vazhdimësi më shumë se një javë.
Aplikimi i saj nuk u rekomandohet atyre të cilët duhet patjetër të kujdesen për sasinë e marrjes së kripës, sepse soda përmban mjaft natrium.