Inteligjenca artificiale ne jeten tone
- ·
- 02.02.2021 ·
- ·
- 6 min read
Inteligjenca artificiale për mirë apo për keq do të ndryshojnë aftësinë e njerëzve lidhur me altruizmin, dashurinë dhe miqësinë.
Shpikjet kanë transformuar edhe më parë mënyrën se si njerëzit jetojnë së bashku. Krijimi i qyteteve diku midis 5,000 dhe 10,000 vjet më parë bëri që njerëzit të ekzistojnë në grupe me dëndësi më të lartë. Ne u përshtatëm si individualisht ashtu edhe kolektivisht ndaj këtij ndryshimi. Kohët e fundit, shpikjet teknologjike përfshirë shtypshkronjën, telefonin dhe internetin revolucionarizuan mënyrën se si ruajmë dhe komunikojmë informacione.
Shpikjet njerëzore
Sidoqoftë, shpikjet nuk ndryshuan aspektet themelore të sjelljes njerëzore që përmban atë që e quajmë “suita sociale”. Kjo e fundit përbëhen nga një grup i rëndësishëm i kapaciteteve që kemi evoluar gjatë qindra mijëra viteve, përfshirë dashurinë, miqësinë, bashkëpunimit, dhe mësimdhënien.
Konturet themelore të këtyre tipareve mbeten jashtëzakonisht të qëndrueshme në të gjithë botën, pavarësisht nëse një popullatë është urbane apo rurale, dhe nëse përdor apo jo përdor teknologji moderne. Por shtimi i inteligjencës artificiale në mesin tonë mund të jetë më shkatërrues nga sa mendojmë.
A do të jemi më social?
Në disa eksperimente të kryera nga në Universitetin Yale, u vu re diçka e veçantë. U ndanë dy grupe ku në njërin prej tyre roboti udhëzues kërkonte falje për gabimet që kryente në proceset e punës, ndërsa grupi tjetër pati një robot të pagabueshëm.
Çuditërisht simpatia që u krijua mes grupit me robotin që shfajësohej e nxiti këtë grup individësh të performonte më mirë. Është për t’u çuditur pasi tregoi se si njeriu mund të përformojë më mirë me një robot me të cilin mund të bashkëpunojë sesa e kundërta. Këtu del në pah aftësia jonë sociale ose empatia e komunikimit.
Këto studime quhen ndryshe “sisteme hibride”. Këtu njerëzit dhe robotët bashkëveprojnë në mënyrë shoqërore. Nëse përdoret lloji i duhur i AI mund të përmirësohet mënyra se si njerëzit lidhen me njëritjetrin. Mirëpo, shtimi i AIsë në mjedisin tonë shoqëror mund të na bëjë më pak produktiv dhe më pak etik.
Ndikimet sociale nga prania e AIsë
Në një eksperiment tjetër u vërejt se njerëzit në praninë e një Inteligjence artificiale filluan të ishin më pak bashkëpunues me njëritjetrin. U vunë re tipare egoiste të shpalosura nga mungesa e emocioneve dhe ajo e empatisë njerëzore. Bashkëpunimi është tipari kryesor i specieve tona dhe thelbësor për jetën shoqërore. Besimi dhe bujaria janë thelbësore në diferencimin e grupeve të suksesshme nga ato të pasuksesshme.
Nëse të gjithë futen për të sakrifikuar më ndihmë të grupit, të gjithë përfitojnë. Kur kjo sjellje prishet, megjithatë, nocioni i një të mire publike zhduket, dhe të gjithë vuajnë. Fakti që Inteligjenca Artificiale mund të ulë aftësinë tonë për të punuar së bashku është jashtëzakonisht shqetësuese.
Marrëdhëniet njerëzore dhe ndikimi tek fëmijët
Tashmë, po hasim shembuj të botës reale se si AI mund të korruptojë marrëdhëniet njerëzore jashtë laboratorëve ku janë studiuar. Ndikimet sociale të llojeve të thjeshta të AIsë tashmë luajnë rol në përditshëmrinë tonë.
Prindërit, kanë parë se si fëmijët e tyre u kanë dhënë urdhra të vrazhdë asistentëve dixhitalë, si Alexa ose Siri. Kjo vrazhdësi ka filluar t’i shqetësojë sepse më vonë do ndikojë në mënyrën sesi fëmijët trajtojnë njerëzit. Ajo që i frikëson më tepër është se marrëdhëniet e fëmijëve me makineritë inteligjente artificiale do të ndërhyjë, ose madje do të korruptojë marrëdhëniet njerëzore.
Fëmijët që rriten në kontakt me AI në vend të njerëzve mund të mos “pajisen me aftësinë e empatisë”. Sherry Turkle, eksperti MIT për teknologji dhe shoqëri, tha për Alexis C. Madrigal të The Atlantic se jo shumë kohë pasi i bleu të birit një robot lodër vuri re ndryshime në sjelljen e tij.
Ndërsa asistentët dixhitalë bëhen të kudondodhur, ne jemi mësuar të flasim me ta sikur të ketë ndjenja. Vetë Shulevitz thotë se i rrëfen Asistentit të Google gjëra që nuk do t’ia tregonte burrit të saj. Nëse rritemi duke u ndjerë më rehat për të shprehur mendimet tona intime me pajisjet elektronike, çfarë do ndodhë me martesat dhe miqësitë njerëzore?
A do ndikojë tek to Inteligjenca Artificiale? Për shëmbull futja e aplikacioneve online nuk e ka ulur mundësinë për të krijuar lidhje, përkundrazi ka ndikuar pozitivisht ndaj sot është një industri kaq e suksesshme.
Ndërgjegjësimi
Ajo që na dëmton më tepër është se projektuesit dhe programuesit krijojnë pajisjet për të na dhënë përgjigje që të ndihemi më mirë. Mirëpo, Inteligjenca Artificiale, në këtë mënyrë dëmton aftësitë vetëreflektuese. Pra, nuk do jemi më të aftë të përballemi me të vërtetat e dhimbshme.
Ndërkohë që AI përfshihet në jetën tonë, duhet të kundërshtojmë mundësinë që të trullosë emocionet tona. Mbi të gjitha nuk duhet të lejojmë pengimin e krijimit të lidhjeve njerëzore. Kjo do bëjë që marrëdhëniet tona të jenë më pak reciproke dhe më të cekëta me njëritjetrin.
E gjithë kjo mund të transformojë shoqërinë njerëzore në mënyra të paparashikuara. Fatkeqësisht, njerëzit nuk kanë kohë për të evoluuar në lidhje me sjelljet që do lindin nga jetesa jonë me robotë. Prandaj, duhet të ndërmarrim hapa të reja për t’u siguruar që ata të jetojnë pa shkatërruar aspektin tonë social. Duhet t’i futemi krijimit të një kontratë të re shoqërore, ndërtuar specifikisht për Inteligjencën Artificiale, jo më për njerëzit.