Interviste pune – 5 pyetjet që duhet t’ia bëni punëdhënësit
- dua.com Team ·
- 08.06.2021 ·
- Kuriozitete ·
- 10 min read
Interviste pune, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se për tu përgatitur ate duhet përkushtim, mund dhe mbi të gjitha nuk duhet të kesh frikë nga asnjë pyetje që të drejtohet.
Tek shumë artikuj kemi folur se si ne duhet tu përgjigjemi pyetjeve të caktuara që na drejtohen. Po kur vjen momenti që duhet t’u drejtojmë ne pyetje atyre, cfarë duhet të themi? Për këtë arsye sot do t’ju sjell disa alternativa pyetjesh që mund të drejtoni ju kundrejt intervistuesëve në fund të një intervistë pune.
Kur të vijë momenti që do t’ju pyesin: A keni ndonjë pyetje për ne – Ja cilat janë 5 pyetjet që duhet t’ua bëni:
A mund të më tregosh pak a shumë një ditë të zakonshme për rolin e punës që po intervistohem?
Kjo pyetje, në varësi të përgjigjes së intervistuesëve do të ndihmojë të kuptosh më mirë se çfarë përgjegjësish të presin. Jo vetëm kjo, por do të tregojë edhe mënyrën se si ata presin prej teje organizimin e objektivave dhe realizimin e tyre. Ndaj është një pyetje e domosdoshme në një intervistë pune.
Cila është kultura e ndërmarrjes?
Pyetje të tilla i vënë shpësh në vështirësi intervistuesit, mirëpo tregojnë mendjemprehtësinë tuaj. Kultura e një ndërmarrjeje është një domosdoshmëri për tu ditur para kohe. Nga ana tjetër ti ke nevojë të dish edhe se si kontriubon një ekip dhe a i dihet vlera e punës që ky ekip kryen.
Çfarë quhet arritje e sukses në këtë pozicion pune që po intervistohem dhe si matet?
Kjo pyetje është e rëndësishme për karrierën tënde. Në momentin që ti futesh në një kompani, synimi yt sigurisht është që të rritesh me kompaninë.
Nëse kompania nuk ka një plan të saktë matjeje për vlerat e një punëtori, atëhere kini kujdes sepse nuk ia vlen të punosh aty. Kjo sepse nëse një kompani nuk e ka të qartë mënyrën e matjes së arritjeve të një punëtori do të thotë se ju nuk do të vlerësoheni kurrë mjaftueshëm për punën tuaj.
Pse iu bashkove kësaj kompanie dhe cila është arsyeja që punon ende këtu?
Me këtë pyetje do të kuptosh më mirë se si është marëdhënia punëdhënës e punëmarrës. Nëse nje punëtor flet me entuziazëm e kënaqësi për vendin e punës ku është kjo do të thotë se edhe ti do ndihesh në të njëjtën mënyrë.
Jo gjithmonë, por ka një shans të mirë që po. Në varësi të përgjigjes që do të marrësh do kuptosh më tepër rreth mardhënieve të brëndshme profesionale.
Ku e shihni kompaninë në 5 vitet e ardhshme?
Kësaj i them unë pyetja 1 milon dollarëshe. Zakonisht kur na drejtohet kjo pyetje neve, stepemi, pasi planet nuk na dalin përherë. Megjithatë, nëse një intervistues stepet tek kjo pyetje e nuk di si të të përgjigjet do të thotë që kjo kompani nuk është e qëndrueshme.
Një kompani e tillë jo vetëm që do të sjellë pasiguri në jetën tënde, por as nuk do të garantoj rritje profesionale. Ndoshta me shumë mundësi as siguri për vendin e punës për të cilin ti po intervistohesh.
Kini parasysh se ndonjëherë pyetjet që bëni janë po aq të rëndësishme sa përgjigjet që jepni. Mos lejoni që të testohet vetëm përgatitja juaj si punëtor i ardhshëm në atë kompani, por edhe përgatitja dhe pritshmëria që këni ju ndaj asaj komanie. Suksese!
Si të bëhemi gati për një intervistë pune?
Kur na caktohet një intervistë pune shumë gjera na sillen në kokë. E rëndësishme është të jemi të qetë dhe të shfrytëzojmë kohën qe kemi në dispozicion për tu përgatitur. Duhet të paraqitemi sa më mirë të jetë e mundur. Nëse jeni ftuar në atë intervistë punë do të thotë se keni aplikuar dhe e doni atë pozitë. Për këtë arsye shiheni intervistën si hap pozitiv dhe mos u frikësoni nga ajo. Me disa teknika të lehta ju do të ja dilni shumë mirë!
Mos shkoni asnjëherë pa u përgatitur
Sado e thjeshtë të jetë puna për të cilën keni aplikuar në një intervistë pune mos shkoni asnjëherë pa u përgatitur. Është koha të lexoni edhe njëherë specifikat e vendit të punës për të cilin keni apikuar.
Gjithashtu duhet të kërkoni në internet informata mbi kompaninë për të cilën aplikoni. Kështu do të jeni të përgatitur se çfarë ju pret. Do ta keni më të lehtë të përgjigjeni në pyetjet që janë parashtruar për ju.
Përpiloni në mendje një prezantim për vetën
Pa marrë parasysh cila është pozita për të cilën keni aplikuar apo cilës fushë i takoni, juve do të ju duhet të flisni për vetën. Përmës këtij prezantimi disa minutësh që bëhet në fillim shumica e punëmarrësve e marrin vendimin e tyre.
Prandaj përgatituni se çfarë do të thoni. Mos flisni tëpër shkurtë por përpiquni të jepni informata të rëndësishme. Një intervistë pune nuk është vendi ku duhet të jeni modest. Prandaj flisni hapur për shkathtësit dhe përvojat tuaja. Pyesni intervistuesin nëse ka ndonjë paqartësi.
Mos harroni pyetjet më të shpeshta të intervistave
Pyetja e parë dhe më e rëndësishmja që një punëdhënës zakonisht e bën gjatë intervistës për punë është: “Më trego për vetën tënde”. Duhet ta dini që përgjigjja juaj në këtë pyetje përcakton pjesën tjetër të intervistës.
Pastaj patjetër se do të keni edhe pyetje të tjera si: “Pse keni aplikuar për këtë vend pune?”, “Çfarë mund të bëni ju për neve?” , Çfarë dini për këtë kompani?. Intervistuesi mund të pyes edhe “Çfarë ju dallon juve nga të gjithë kandidatët e tjerë që kanë aplikuar për këtë punë?” apo “Cilat janë pikat e juaja të forta dhe të dobëta?”.
Një pyetje tjetër që bëhet shpesh është edhe “Ku e shihni vetën pas pesë vitesh? Para se të shkoni në intervistë kujdesuni të gjëni përgjigje për këto pytje. Pastaj gjërat e tjera do të rrjedhin më lehtë dhe më spontanisht.
Mos u vononi dhe kujdesuni për pamjen tuaj
Në fund, por jo me më pak rëndësi janë edhe këto dy gjëra. Fakti se në një intervistë pune nuk duhet të vonoheni kursesi dhe dukja juaj. Së pari le të flasim për vonesën. Kjo nuk duhet të ndodh kursesi. Gjithmonë nisuni më herët për një intervistë pune.
Sidomos nëse nuk e dini lokacionin e saktë. është gjithmonë më mirë të mbërrini pak më herët e të rahatoheni se sa të vonoheni. Nëse vonoheni do të lini përshtypje të keqe. Mirëpo edhe nëse nuk visheni siç duhet do të lini përshtypje të gabuar.
Prandaj kujdesuni të dukeni të pastër dhe te visheni komform normave të vendit të punës.
Intervistë pune – Ja si duhet të silleni që të shkëlqeni
Vij nga një eksperiencë e gjatë në tregun e punës, gati 10 vjet për të qënë e saktë. Prandaj, mund t’ju tregoj shumë për një intervistë pune. Më kujtohet se intervista ime e parë. Ishte tepër spontane dhe si ta them, nuk ia kisha fare haberin.
Me kalimin e kohës, pas shumë intervistave të ndryshme, mësova se sa rëndësi thelbësore ka mënyra si prezantohesh në intervistën e parë. Disa kanë qënë intervista të drejtëpërdrejta dhe disa nëpërmjet telefonit ose skyp-it.
Ndaj, nëse doni të shkëlqeni në një intervistë pune më dëgjoni!
Ndiqni këto hapa
1- Vishuni në mënyrë profesionale si për një interviste të drejtpërdrejtë ashtu edhe në një intevistë në video, skype etc. Pse? Sepse përcillni autoritet. Autoriteti do t’ju japë ndihmesën e duhur që të mos jeni nervoz në intervistën e parë.
2 – Bëjini intervistat telefonike ose video telefonike në dhoma të qeta. Vendosni ‘mute’ të gjitha aplikacioneve dhe hiqini zilen celularit tuaj. Mbani një kopje të CV-së, stilolaps, letër dhe një gotë me ujë ose shishe me ujë me vete.
3- Për intervistat e bëra nëpërmjet telefonit: Qëndroni drejt që zëri të dëgjohet. Vendos kufjet dhe bëj prova para se të arrij orari i intervistës. Mbani mënd se buzëqeshja mund “të dëgjohet.” Për intervistat me videokamer folini kamerës jo ekranit të lap topit, kështu do krijoni përshtypjen se po e shihni në sy personin me të cilin do flisni.
4 – Kërkoni për websit-in e kompanisë, financat, prestigjin, 6 muajt e fundit të punës së tyre mediatike. Pra sa prezent është kjo kompani në rrjetet e saj sociale dhe ato të komunikimit.
Përgatitu për këto pyetje të cilat do të të bëhen me patjetër në çdo intervistë pune
Po ju tregoj disa pyetje që bëhen në secilën intervistë. “Më tregoni pak për veten tuaj?”. “Përse doni ta lini pozicionin e punës që keni?” Ose “Përse e latë punën e fundit që kishit?”,“Përse doni të punoni në këtë kompani?”, “Ç’pritmëri keni për rrogën?”, “Si e kuptoni rolin e punës që po të ofrojmë?”. Përgatitu edhe për pyetjet në lidhje me sjelljen tënde.
Për shembull: “Si jeni sjellë në një rast kritik në punë?”. Përshkruan sa më saktë këto katër elemente: Përmbajtjen e situatës, veprimin tuaj, rezultatet e zgjidhjes së problemit, si dhe mësimi që nxorët nga ajo situatë.
Përgatisni katër pyetje që dëshironi t’ia bëni intervistuesit në lidhje me dyshimet apo kërkesat tuaja.
Mbani gjithnjë kontakt të drejtpërdrejt, sy më sy, dhe mos harroni të buzëqeshni. Jepni përgjigje të sakta dhe të prera, mos u hallakatni.
Dërgoni një e-mail falenderimi 6-8 orë pas çdo lloj interviste që bëni.Si përfundim, ju uroj fat dhe Mbani mend se një intervistë është e një bisedë e dyanshme.