Qysh me përgatit mish viçi me makarona dhe perime?
- dua.com Team ·
- 12.05.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Mish viçi me makarona mund të jenë një miks i çuditshëm, por shumë i shijshëm për t’u ngrënë. Ja cila është receta e këtij kombinimi unik.
Përbërësit për mish viçi me makarona
- 4 racione mish viçi,
- 500 gr makarona elb,
- 4 lgj vaj ulliri,
- 1 kokërr qepë,
- 2 thelpinj hudhër,
- 1 karotë,
- 3-4 domate,
- 1 lugë sheqer
- 1 koncentrat pule
- 1 gotë verë të bardhë
- Kripë, piper
- 100 gr djathë të verdhë
Përgatitja:
Në një tenxhere me 3 lugë vaj ulliri kaurdisim mishin e qingjit të spërkatur me kripë. E kaurdisim nga të gjitha anët dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë, transmeton BallkanWeb. Sapo alkooli i verës të avullojë shtojmë një qepë të grirë imët, karrotën të prerë në kubikë të vegjël dhe domaten të grirë në rende, nëse dëshrioni shtojini edhe pak hudhër e rozmarinë, këto të fundit janë opsionale.
I trazojmë mirë përbërësit e i rregullojmë me pak sheqer, kripë dhe piper dhe më pas shtojmë buljon me koncentrat pule. Koncentratin e pulës mund edhe të mos e shtoni, pasiqë boll ka shije vet lëngu nga mishi i viçit. Megjithatë, varet gjithmonë nga shija dhe preferneca juaj. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë gatimin të ziejë për rreth 40 minuta në temperaturë të ulët. Pasi të jetë bërë gati gjithcka, shtoni makaronat që të ziejnë me lëngun e shijshëm. Më pas shërbejeni të ngrohtë dhe shoqërojeni nëse dëshironi me një gotë vere të kuqe. Nëse shtoni edhe një sallatë në tavolinën tuaj kombinimi do jëtë perfekt. Ju bëftë mirë!
