Jete te lumtur – 12 rregullat per nje te tille

  • dua.com Team ·
  • 13.05.2020 ·
  • ·
  • 5 min read

Jete te lumtur Ndërsa vazhdoj të rritem si individ, kam zhvilluar një seri rregullash të cilat i ndjek për të patur një jete te lumtur.

Në të vërtetë si person që i kushton shumë rëndësi rritjes dhe zhvillimit të karakterit vetjak, doja të ndaja me ju rregullat që ndjek:

Duajeni veten tuaj

Nuk mund të pres që dikush tjetër të më dojë dhe të më sjellë lumturi nëse së pari nuk di të dua veten time. Të duash veten do të thotë të bësh aktivitete që të pëlqejnë, të kujdesesh për shëndetin tënd dhe të punosh drejt realizimit të synimeve tuaja.

Duaji të tjerët pa rezerva

Në marrëdhëniet që krijoj, qoftë shoqërore apo ajo që kam me partnerin tim, e jap zemrën plotësisht. Jeta është shumë e shkurtër për të mos dashur me kapacitet maksimal. Dhe nëse nuk funksionon, të paktën mund të them që e provova.”

Vetbesimi ju bën jetën më të lumtur

Ki gjithnjë vetbesim. Pavarësisht se çfarë më sjell jeta unë kam besim dhe siguri tek aftësitë e mia për të kaluar vështirësitë. Vullneti dhe vetbesimi që kam më lehtëson shumë punë në përballimin e situatave të këqija. Kjo më bën realisht të lumtur. Vazhdoj të përmirësoj besimin tim duke zhvilluar aftësi të reja dhe duek guxuar në eksperienca.

Asnjëherë mos kini frikë të shpenzoni për shëndetin dhe për njohuri

Unë jam pasuria më me vlerë që zotëroj, dhe kjo është arsyeja pse nuk më dridhet qerpiku kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për shëndetin tim. E njëjta gjë vlen edhe për të përmirësuar aftësitë apo njohuritë e mia. Kjo përfshin gjëra të tilla si anëtarësimi në palestër, veshje për stërvitje, ushqim i mirë, libra, kurse dhe seminare.

Mos jetoni me pendesa për jetë më të lumtur

Nuk pendohem kurrë për gjërat që kam bërë ose për njerëzit me të cilët kam njohur e miqësitë që kam krijuar dhe humbur. Janë pikërisht “gabimet” qto që më kanë dhënë mësimet më të vlefshme dhe më kanë bërë një njeri më të mirë.

Nuk të pëlqen një situatë? Ndryshoje!

Po e di e lehtë të thuhet dhe e vështirë të bëhet, por unë jam kapur fort pas këtij rregulli. E ndjek me fanatizëm dhe nëse nuk më pëlqejnë rrethanat e mia luftoj t’i ndryshoj. Kapitenia e jetës sime jam unë dhe ashtu duhet të jeni edhe ju.

Nuk ka asgjë të keqe të jesh pak egoist

Egoizmi është dicka normale, dhe nuk lejoj njeri të më thotë ndryshe. Kur arrij të kujdesem për veten time duke i dhënë përparësi, rrjedhimisht di edhe si të kujdesem për të tjerët. Kjo do të thotë që nëse mban veten fort do mund të kesh forcë mjaftueshëm të mbrosh edhe shumë të tjerë.

Zgjidhni miqtë me mençuri, për jetë më të lumtur!

Kjo është një nga zgjedhjet më të vështira të jetës. Më besoni se kam mësuar shumë nga këto zgjedhje, qofshin të gabuara ose jo. Tani unë zgjedh ta rrethoj veten me më të mirën, në mënyrë që të mos kem asgjë tjetër afër përveç se më të mirët. Kjo ka qënë veçanërisht e rëndësishme për mua kur luftoja me ankthin. është shumë e vështirë të mposhtësh një sëmundje që lulëzon në negativitet ndërsa je e rrethuar nga njerëz negativë.

Blini gjëra bazuar në vlerën e tyre afatgjatë

Kur bëj një blerje, para se gjithash i shikoj punën dhe jo gunën. Për blerje më të vogla, gjithmonë pyes veten A kam vërtet nevojë për këtë? dhe shumica e përgjigjeve është ‘jo’. Kjo praktikë më ka kursyer më shumë para nga sa mund ta imagjinoni. Provojeni!

Gjeni kuptim në atë që bëni dhe do të gjeni lumturinë

Jeta është goxha kaotike, por kuptimi mund të gjendet kudo, pothuajse në çdo gjë. Kjo më ka vlejtur sidomos në marrëdhënie me punën. Edhe nëse kam bërë punë që i urreja, mundoja të bëja maksimumin dhe t’i gjeja vlerën që ajo punë kishte. Vetëm ashtu mund të gëzohesha pak. Tani fatmirësisht ndihem më e lumtur se kurrë, pasi bëj një punë të plotkuptimtë dhe që e pëlqej shumë

Ji vetvetja, për jetë më të lumtur

Bëj çmos që të mos frikësohem nga ajo që jam. Jam e çuditshme, flas shumë, emotive dhe energjike. Dua konkurrencën, shkrimin, videolojërat, animet apo edhe këngët më të çuditshme që mund të gjeni në Internet. Jetoj jetën sipas kushteve të mia dhe nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët. Diçka për të cilën ndihem krenare sepse nuk ka qenë gjithmonë kështu ndërsa rritesha.

Dhe më e rëndësishmja, argëtohuni

E adhuroj jetën sido që të vijë, sepse mendoj se është shumë e shkurtër për të mos e dashur. Të argëtohesh me jetën tënde duke mos e marr aq seriozisht, do t’ju ndihmoj të hiqni një barrë të madhe nga shpatullat tuaja. Dhe padyshim që kjo zgjedhje do t’ju bëjë të jetoni jete te lumtur.

dua.com Team