Kafeja neper bote

  • dua.com Team ·
  • 01.04.2020 ·
  • Kuriozitete ·
  • 5 min read

Kafeja neper bote. Të gjithë në mbarë botën ndjekim të njëjtin ritual: Zgjohemi dhe pijmë një filxhan kafe.

Kafeja është emëruesi i përbashkët i njerëzimit. Shumë vite më parë, pata fatin të punoja si ndihmëse banakiere dhe mësova shumë nga ajo eksperiencë. Kolegu im i punës, i cili ishte banakier që prej moshësh 17 vjeç dhe kishte udhëtuar në shumë vende të Europës, më tha: “Kjo pije magjike, megjithatë, nuk shërbehet dhe nuk shijohet njësoj nëpër botë. Është pikërisht kjo, ajo që e bën të veçantë këtë pije”.
Më poshtë po ju listoj disa lloje kafesh, të cilat mund të na duken të çuditshme, por për kulturat e tjera nëpër botë përbëjnë normë:

Kaffeost Finland

Në Finlandë, kafeja neper bote derdhet mbi copa justoleipä (copëza djathi). Edhe pse mund të tingëllojë si diçka e pakëndshme, finlandezët e adhurojnë këtë kombinimin unik të kafesë me djathin.

Türk Kahvesi Turkey

Kokrrat e pjekura të kafesë bluhen dhe pastaj zjehen në një enë të veçantë bakri ose bronzi, të quajtur çezve. Kafeja turke është e veçantë sepse përgatitet e pafiltruar, ndaj dhe llumi i saj mblidhet në fund të filxhanit.

Yuanyang Malaysia

Kjo pije mjaft e fuqishme mund të shërbehet e nxehtë ose e ftohtë. Përgatitet me tre lugë kafeje të zezë dhe shtatë lugë çajqumështi të stilit Hong Kong, një përzierje e çajit të zi dhe qumështit.

Flat White Australia

E ngjashme me një latte edhe pse më e vogël në volum, kjo kafe Australiane përgatitet duke derdhur microfoam (qumësht i zjerë në avull, i cili merr formë kremoze) mbi një shtresë kafeje ekspresi.

Frappé Greece

E shpikur nga një përfaqësues i Nescafé në 1957, frappé është një pije popullore verore në Greqi. Përbëhet nga kafe e ngrirë që i shtohet shkumë qumështi, të dyja përzihen në një makineri të posatshme në një proces vërtet të mrekullueshëm. Kam patur fatin e mirë të dëshmoj artin e bërjes së frappésë.

Espresso Romano Italy

Një ekspres i vërtetë italian shoqërohet me një fetë limoni. Kjo bëhet për t’i zbutur efektin e kafeinës dhe për të nxjerr në pah shijen e ëmbël të kafesë.

Cà phê đá Vietnam

Njihet si kafe shumë e ëmbël dhe shumë e fortë. Kjo kafe e ftohte Vietnameze bëhet nga kafe e pjekur të errët dhe të grirë, e cila hidhet direkt në një filxhan qumështi të kondensuar. Më pas i shtohet akulli i thyer përmes një filtri.

Café de Olla Mexico

E zjerë me një shkop kanellë, kafeja tradicionale meksikane përdor piloncillo (sheqer kallamishte i parafinuar) dhe shërbehet në një enë balte, për të cilën vendasit besojnë se nxjerr në pah aromën dhe shijen e kafesë.

Café Touba Senegal

Kjo pije aromatizohet me spec guinea dhe herë pas here me karafil. Erëzat përzihen me kokrrat e kafesë dhe piqen. Më pas përzherja e pjekur filtrohet për tu kthyer kështu në kafen tipike të Senegalit.

Cafezinho Brazil

Megjithëse shumë konsiderojnë caipirinha si pijen kombëtare të Brazilit, cafezinho është pija më e njohur për vendasit. E ngjashme me një ekspres, cafezinhot shërbehen në filxhane të vegjël kafeje. Dallimi i vetëm është se cafezinhot bëhet duke bluar sheqerin bashkë me kafen.

Cafe Bombon Spain

Për ata që shijojnë kafenë e tyre të ëmbël, me siguri që do t’ju pëlqej cafe bombon e Spanjës. Intesisht e trashë dhe e sheqerosur, një sasi e barabartë e qumështit të kondensuar përzihet me kafe të zezë.

Irish Coffee Ireland

Ky hibrid kafekokteil përbëhet nga kafe e nxehtë, wiski irlandez dhe sheqer, dhe plotësohet me krem ​​të trashë sipër.

Wiener Mélange Austria

Ashtu si kapuçino, kjo pije bëhet duke përzjerë kafe ekspresin me shkumë qumështi, dhe shpesh herë i hidhet shllak me pluhur kakao sipër.

Café au lait France

FranceFrancezët duan të pijnë për mëngjes, të përzjerë në mënyrë të barabartë, qumështin me kafen e pjekur. Sekreti është ta servirësh pijen në një filxhan të madh që të zhysni lehtësisht kroesantin.

Spiced coffee Morocco

Kjo përzierje aromatike e kafes së errët me erëza të ngrohta si cardamom, piper i zi, kanellë, karafil dhe arrëmyshk nuk duhet ta lini pa e provuar.

Café Cubano Cuba

Mund të jetë e vogël, por është e fortë një kafe Kubane është ekspres i bluajtur dhe i pjekur me sheqer.

Pharisäer Germany

Pharisäer është një lloj kafeje që ju përshëndet nga Gjermania. Bëhet nga një përzjerje e kafes, rumit, sheqerit, dhe në krye shllak ​​me copëza çokollate.

Mazagran Portugal

Kjo pije freskuese përbëhet nga ekspresi dhe lëng limoni ose sode limon nëse nuk keni lëng limoni. Për t’i dhënë një kthesë unike kafes i hidhet akull i thyer. Mazagran e ka origjinën nga Algjeria, por ishte në Portugali aty ku filloi të shtohej si aromatizues lëngu i limonit në vend të ujit.

Qahëa Saudi Arabia

Kafeja në Arabinë Saudite dhe vendet e tjera arabe përbëhet nga një përzierje erëzash duke përfshirë kanellë, karafil, shafran dhe xhenxhefil. Për të kompensuar shijen e hidhur të kafesë së fortë, qahëa shpesh shërbehet me hurma të thata.

dua.com Team

Related