Kalaja e Novoberdes
- dua.com Team ·
- 11.12.2020 ·
- Udhetime ·
- 3 min read
Kalaja e Novoberdes daton në shekullin e 14të. Gojëdhënat për këto treva e tregojnë lashtësinë e qytetërimit dhe jetës në këto anë.
Novobërda ndodhet rreth 40 km në lindje të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. Thënë shkurtë, Novobërda është vendi i duhur për tu arratisur për një vikend të qetë afër Prishtinës por fare larg zhurmës së qytetit. Përkundrazi shumë afër qetësisë e antikitetit. Nëse qëndroni në Novobërdë do të mësoni shumë për historinë e popullit tonë.
Kalaja nga e cila shihen katër komuna
Perandoria Bizantine kishte vendosur që të ngrinte një kala nga ku mund të shiheshin si në pëllëmbë të dorës 130 hektarët. Këta hektarë që tani janë shpallur zonë e mbrojtur. Nga Kalaja e Novoberdes mund të sodisësh hyrjet e katër komunave të mëdha: Prishtinës, Lipjanit, Kamenicës si dhe Gjilanit.
Pozita strategjike e ka bërë këtë kala të jetë e rëndësishme si pikë, në kohën e perandorive e pushtimeve për territore.
Gjurmët e Perandorisë Romake e Bizantine, i gjen pak metra nga kalaja. Aty ku gjenden muret e një ndërtese katedrale, të cilës vetëm muret i kanë shpëtuar. Rruga gjarpërore rreth kodrës së Kalasë është e asfaltuar. Këtë investim e ka bërë Bashkimi Europian. Kalaja e Novobërdës renditet si njëra nga lokalitet më të rëndësishme historike të Kosovës.
Mikëpritja shqiptare ndihet në Novobërdë
Për shkak të asaj bukurie natyore që e karakterizon dhe vlerës historike që ka, Novobërda po tërheqë viteve të fundit shumë vizitorë. Jo shumë larg malit ku ngrihet Kalaja e Novoberdes janë ndërtuar dhjetra vila të vogla dhe shtëpi malore që po zhvillojnë turizmin në këto anë. Aty në afërsi janë hapur edhe disa restorante kryefjala e të cilave është ushqimi tradicional shqiptar. Ajo çka i bie në sy çdo turisti të këtyre anëve janë çmimet ë arsyeshme të kësaj zone.
Për të pasur kohë ta njihni mirë Novobërdën dhe historinë e saj bashkë me Kalanë mjafton të kaloni një vikend atje. Ju do të relaksoheni në ajrin e pastër dhe do të mësoni shumë gjëra të reja. Mos ta harrojmë këtu shijen e ushqimit të pjekur në furrën e druve. Mirëpo edhe qetësinë që e karakterizon këtë rajon që është i përshtatshëm për vizitë në çdo stinë të vitit.