Kek me dardha dhe vaj ulliri
- dua.com Team ·
- 16.07.2019 ·
- Receta ·
- 3 min read
A keni provuar kek me dardha dhe vaj ulliri? Nese ju tingellon e cuditshme si recete mund ta keni edhe gabim! Ne ju sygjerojme nje recete qe do t\’ju beje t\’i lepini gishtat!
Gatuajeni dhe provojeni kekun tuaj me dardha dhe ndajeni me njerzit tuaj te zemres sepse kjo eshte nje recete qe ja vlen!
Racione: 8 persona
Kohë: 40 minuta
Vështirësi: e thjeshtë
Kush do ta mendonte qe ky kek do te pelqehej kaq shume nga e gjithe familja dhe do te bente pjese ne recetat tona te preferuara? Realizohet kaq thjeshte dhe shpejt, sa nuk ka nevoje te gozhdoheni me ore te tera ne kuzhine. Per me teper eshte edhe i shendetshme sepse permban vaj ulliri ne vend te gjalpit dhe copa frutash. Provoni ta shoqeroni ne mengjes me nje filxhan kafe ose çaj apo pasdite per disa momente te embla.

Ne kete recete kam perdorur dardha te tipit Abate qe arrijne maksimumin e shijes se tyre nga Gushti deri ne Nentor, por ndihuni te lire te perdorni llojin qe ju pelqen me shume dhe qe gjeni me lehtesisht ne treg. Ndersa tava ne te cilen e kam gatuar kekun eshte nga linja Delimano Stone Legend CopperLUX e cila eshte perfekte edhe per embelsira perveçse per receta te kripura.
Perberesit per nje tave katrore 27cmX27cm
- 300gr miell 00
- 1 pako te vogel pluhur pjekes (me vanilje ose jo)
- 4 veze, ne temperature ambjenti, te ndara te verdhat nga te bardhat
- 200gr sheqer te bardhe
- 2 luge gjelle sheqer kaf
- 200ml kos me yndyre
- 6 luge gjelle vaj ulliri
- 1 limon, lekuren e grire dhe lengun
- 2 dardha, te qeruara dhe te prera ne kubik
- 2 luge gjelle buke te grire (galete)
- nje maje luge kripe
…per zbukurim
- disa feta dardha
- gjethe mente te fresketa
- pak sheqer te bardhe
Lagim copezat e dardhave me lengun e limonit ne menyre qe te mos nxihen dhe i leme menjane. Perziejme ne nje tas miellin e situr me pluhurin pjekes dhe e leme menjane. Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim te bardhat e vezeve me nje maje luge kripe derisa te formohet nje shkume e bardhe qe nuk bie nga ena.
Ne nje tjeter ene, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin e bardhe derisa te perftojme nje krem me ngjyre te verdhe te hapur. Shtojme kosin, vajin e ullirit dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa sekonda. Shtojme miellin me pluhurin pjekes, lekuren e limonit dhe me shpejtesi minimale vazhdojme perzierjen. Shtojme se fundi edhe te bardhat e vezeve te rrahura duke i bashkuar me delikatese nga poshte lart me ndihmen e nje spatule ne menyre qe brumi te mos ule vellimin.
Ne fund, shtojme edhe copezat e dardhave, e perziejme mire te gjithe masen dhe e hedhim ne nje forme katrore te lyer me pak vaj ulliri dhe buke te grire. E sperkasim me sheqerin kaf dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta. E leme te ftohet plotesisht perpara se ta heqim nga forma. E zbukurojme me feta te holla dardhash, me gjethe mente te fresketa dhe me pak sheqer te bardhe. Ruajtja: per 3-4 dite ne nje ene te mbyllur hermetikisht.
