Kenge festive qe duhet t’i degjoni ne fundvit

  • dua.com Team ·
  • 23.12.2021 ·
  • Festat ·
  • 3 min read

Kenge festive që na kujtojnë se krishtlindjet dhe ndërrimi i motmoteve janë afër! Nëse ende nuk i keni dëgjuar sivjet, këtu keni një listë.

Megjithatë, mes shumë këngësh janë disa këngë festive që  prej vitesh i kanë mbijetuar kohës. Edhe sot në Spotify ato listohen si këngët më të dëgjuara dhe më të kërkuara gjatë dhjetorit. Nëse ende nuk i keni dëgjuar sivjet, ne ua kujtojmë disa këngë festive që nuk duhet t’i harroni.

All I want for Christmas Is You

E bashkëshkruar nga Mariah Carey dhe Walter Afanasieff dhe e incizuar nga Mariah Carey në 1994, kënga All I Want For Christmas Is You thyen rekorde çdo fundvit. Ajo njihet si kënga që sjellë magjinë dhe shpirtin e festave. Kësaj kenge festive i është realizuar edhe një videoklip i ri vitin e kaluar, në 25 vjetorin e publikimit. Videoklipi, në të cilin marrin pjesë shumë të famshëm, u mirëprit shumë nga publiku.

Last Christmas

Kënga u shkrua nga George Michael dhe u interpretua nga Michael dhe Andrew Ridgeley në 1984. Grupi dhuroi të gjitha honoraret e saj për të ndihmuar në zbutjen e urisë në Afrikë. Dihet se kjo nuk është kënga më e gëzueshme, pasi që flet për thyerjen e zemrës, me gjithatë ajo është shumë e kërkuar. Last Christmas është kënduar në mijra versione të ndryshme nga shumë muzikantë të botës.

It’s Beginning to Look a Lot like Christmas

Duket sikur sezoni i festave të fundvitit nuk nis pa këngën It’s Beginning to Look a Lot like Christmas nga Michael Bublé. Ashtu si e thotë edhe kënga Ka filuar të duket si kohë Krishtlindjesh, ajo jehon pikërisht në ditët e para festive. Kënga u publikua në vitin 2011, në kuadër të albumit të tij Christmas. Përpos kësaj kënge reportari i  Michael Bublé ka edhe dhjetëra këngë të tjera që i këndojnë festave.

Christmas Lights

Edhe grupi i famshëm Coldplay i ka kënduar periudhes së fundvitit. Në dhjetorin e vitit 2010 kënga Christmas Lights, dedikuar dritave të krishtlindjeve ishte vetëm e shkruar, mirëpo grupi punoi shpejt dhe arriti ta sillte dhe të merrte zemrat e publikut.
Në 10 vjetorin e publikimit të saj, kënga ende ka vëmendjen dhe pëlqimin e publikut. Gjatë kësaj dekade ajo ka arritur të bëhet një këngë emblematik festash. Edhe sot ajo klikohet në platformat e ndryshme muzikore dhe kërkohet dhe dëgjohet nëpër radiostacione kudo në botë.

dua.com Team

Related

Dita e Gruas

Çdo vit  8 Marsi, Dita e Gruas festohet në mbarë botën për të nderuar...

04.03.2023

Dita e Mesuesit

Dita e mesuesit është afër, dhe ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë...

04.03.2023

Pashket ortodokse

Pashkët Ortodokse është një festë e madhe në komunitetet e krishtera ortodokse...

04.03.2023